Liria e medias në Kosovë hap prapa, në Shqipëri përparim

Publikuar: 02.05.2013 - 09:05

Washington, 2 prill - Organizata Freedom House nxori sot indeksin pėr lirinė e shtypit nė botė, ku Shqipėria dhe Kosova pėrsėri radhiten nė kategorinė e vendeve me media pjesėrisht tė lirė.

Sipas raportit, Shqipėria ka shėnuar pėrparim, ndėrsa Kosova ka shėnuar njė hap prapa. Rezultati i Shqipėrisė ėshtė 49, dy pikė mė lart nga 51 vitin e kaluar, nė njė shkallė ku 0 ėshtė rezultati mė pozitiv dhe 100 mė negativi.

Pėrsa i takon renditjes sė vendeve, Shqipėria ėshtė e 96-ta mes 197 vendesh, nė krahasim me vendin e 107-tė tė vitit tė kaluar. Rezultati pėr Kosovėn ėshtė po 49, por nė renditjen e vendeve ėshtė e 102-ta nė krahasim me 98 vitin e kaluar. Drejtorja e Projektit pėr Lirinė e Shtypit nė Freedom House, Karin Karlekar foli pėr gjetjet kryesore pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn nė njė intervistė pėr ‘Zėrin e Amerikės’:

Zėri i Amerikės: Cilat janė pėrfundimet kryesore pėr Shqipėrinė nė raportin e kėtij viti?

 Karin Karlekar: Nė renditjen e kėtij viti pamė njė pėrmirėsim pėr Shqipėrinė. Rezultati pėr Shqipėrinė u rrit me dy pikė, pra ėshtė njė prirje pozitive krahasuar me atė qė kemi parė vitet e fundit. Njė nga zhvillimet pozitive qė kemi vėnė re ėshtė eliminimi i dėnimeve me burgim pėr rastet e shpifjes nė sferėn legale. Mendoj se kjo solli si rezultat pėrmirėsim mė tė gjerė nė mjedisin e medias.

Zėri i Amerikės: Shqipėria ka qenė pėr njė kohė tė gjatė nė kategorinė  e vendeve me media pjesėrisht tė lirė dhe disa nga problemet nė kėtė drejtim janė bėrė pjesė e sistemit. Cilat mendoni se janė sfidat kryesore pėr median nė Shqipėri?

Karin Karlakar: Ka klauzola ligjore dhe rregullatore qė ende nuk pėrputhen me standardet ndėrkombėtare, megjithėse siē e thashė eliminimi i dėnimit me burg pėr shpifje ishte njė hap pozitiv, njė lėvizje nė drejtimin e duhur. Po ashtu ka raste sulmesh dhe shqetėsimesh ndaj gazetarėve qė mbulojnė ngjarje dhe ky ėshtė njė shqetėsim i vazhdueshėm.

Po ashtu ka shqetėsime pėr anėn ekonomike, pėrsa i takon pronėsisė dhe pėrqendrimit tė organeve tė medias, si edhe njėanshmėrisė sė tyre.  Por nė pėrgjithėsi rezultati numerik pėr Shqipėrinė ka qenė i qėndrueshėm vitet e fundit dhe ky vit ishte pozitiv falė pėrmirėsimit ligjor.

Zėri i Amerikės:
Njė nga sfidat e pėrmendura pėr Shqipėrinė janė siē sugjeruat ju, varėsia ekonomike por edhe lidhjet mes medias, biznesit dhe politikės. Cilat mendoni se duhet tė jenė hapat pėr pėrmirėsim nė kėtė drejtim?

Karin Karlakar:
Ėshtė vėrtet njė shqetėsim qė ka ekzistuar pėr njė kohė tė gjatė dhe ėshtė problem jo vetėm pėr Shqipėrinė por edhe pėr shumė vende tė tjera nė rajon. Kjo ėshtė diēka relativisht mė e vėshtirė pėr t’u ndrequr. Shpesh ligje si ai pėr lirinė e informimit, apo ai pėr shpifje janė mė tė lehta pėr t’u ndryshuar, ndėrsa aspekti ekonomik ėshtė mė i vėshtirė pėr t’u zgjidhur. Njė aspekt i rėndėsishėm ėshtė qė tė ketė njė nivel transparence pėr pronėsinė e medias qė njerėzit tė jenė nė dijeni tė kėtyre lidhjeve.

Zėri i Amerikės: Ju ndiqni ecurinė e medias nė vendet e ndryshme pėr vite me radhė dhe kėtė vit Shqipėria ka shėnuar pėrmirėsim. Por pėr vite me radhė media nė Shqipėri ka qenė nė kategorinė e vendeve me liri tė pjesshme pėrsa i takon medias. Kur duhet tė pritet qė njė vend tė kalojė nė kategorinė e vendeve me media tė lirė?

Karin Karlekar:
Rezultati i Shqipėrisė e vendos vendin pa mėdyshje mes vendeve me liri tė pjesshme prandaj mendoj se do tė duhej tė bėheshin ndryshime madhore pėr tė kaluar nė kategorinė e vendeve me media tė lirė. Do tė duheshim mė shumė reforma ligjore, mė shumė liri informimi njė ambjent mė i hapur rregullator, si edhe mė pak ndėrhyrje politike nė pėrmbajtjen e medias dhe nė ambjentin ekonomik. Pra ka probleme nė tė gjitha aspektet, qė po e frenojnė Shqipėrinė. Ne shpresojmė qė Shqipėria tė vazhdojė nė trajektoren pozitive qė vihet re kėtė vit.

 Zėri i Amerikės:
Edhe media e Kosovės ėshtė nė kategorinė e vendeve me media pjesėrisht tė lirė. Cilat janė sfidat qė vini re atje kėtė vit?

Karin Karlekar: Kėtė vit rezultatet pėr dy vendet do tė jenė tė njėjta: 49, qė ėshtė pak a shumė nė mes tė sistemit tonė tė vlerėsimit qė shkon nga 0-100. Disa nga sfidat janė tė ngjashme, si pėr shembull aspekti ekonomik dhe lidhja mes politikės dhe medias.

Nė Kosovė vitin qė kaloi pati njė prirje shqetėsuese, pasi parlamenti miratoi amendamente nė kodin penal, pėr ta rikthyer ndjekjen penale pėr shpifje dhe kjo ishte njė lėvizje nė drejtimin e gabuar. Njė anė pozitive ishte se Presidentja u pėrpoq tė vendoste veton pėr kėto propozime, por parlamenti ia ktheu mbrapsht.

Nė Kosovė pra mund tė thuhet se pati njė betejė ligjore qė pėrundoi me njė lėvizje nė drejtim tė gabuar. Ligji hyn nė fuqi nė vitin 2013 dhe kjo e fut Kosovėn nė njė rrugė me drejtim tė gabuar. Fatkeqėsisht ndėrsa nė Shqipėri pamė njė prirje poztive, nė Kosovė ėshtė e kundėrta, pėr tė njėjtėn ēėshtje: kriminalizimin e shpifjes.