Ministria e Diasporës e hidhëruar në RTK

Publikuar: 20.04.2013 - 09:29

Prishtinė, 20 prill – Ministria e Diasporės pėrmes njė letre publik dėrguar medieve ka  shfaqur pakėnaqėsi pėr atė qė ajo e ka quajtur bojkot tė Radio Televizionit tė Kosovės  ndaj Konferencės me mjekė nga Diaspora, filluar mė 19 prill 2013 nė Prishtinė, nėn organizimin e Ministrisė sė Diasporės nė bashkėpunim me Ministrinė e Shėndetėsisė, Fakultetin e Mjekėsisė tė UP, Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės dhe me Institutin e Shėndetit Publik tė Kosovės, nė tė cilėn morėn pjesė 126 mjekė shqiptarė nga vende tė ndryshme tė botės dhe rreth 80 mjekė e zyrtarė shėndetėsorė nga Republika e Kosovės.

“Radiotelevizioni i Kosovės si transmetues publik nuk e ka parė tė udhės qė kėtij aktiviteti, tė parin e kėtij lloji nė Kosovė, nė tė cilin ishin bėrė bashkė mbi 200 ekspertė e profesionistė tė lėmenjve  tė ndryshme nga Kosova e Diaspora, pėr tė debatuar pėr mundėsitė e angazhimit tė kėtij potenciali nė tė mirė tė popullit dhe tė shėndetėsisė sė Kosovės, t’ia kushtoj as edhe njė sekondė kohė nė emisionet e saja informative.

Nga kjo jemi tė prirur tė besojmė qė ka individė apo grupe individėsh nė RTK ose po e pengojnė aktivitetet dhe suksesi i Ministrisė sė Diasporės ose kaq ėshtė vlerėsimi i tyre pėr mėrgatėn. Nė asnjė mėnyrė nuk duam tė besojmė se kjo mund tė jetė politikė e RTK-sė”, thuhet nė letėr  dhe shtohet se “

RTK edhe kėsaj here dėshmoi se ėshtė nė funskion tė politikės ditore partiake, ngase nė tė njėjtėn ditė, mė shumė e ka vlerėsuar pėr ta paraqitur nė Ditarin Qendror lajmin pėr aktivitetin lokal tė njė partie politike se sa konferencėn, nė tė cilėn kanė marrė pjesė mjekė shqiptarė tė ardhur nga tė gjitha anėt e botės, aktivitet nė tė cilin ka prezantuar edhe zėvendėskryeministri i parė i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės”.