Gjermania vendos tri kushte të forta për Serbinë

Publikuar: 19.04.2013 - 08:41

Berlin, 19 prill - Komesari pėr zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle ndodhet sot pėr vizitė nė Berlin. Nė bisedimet e tij me politikanėt gjermanė nė Bundestag lidhur me procesin e dialogut midis Kosovės dhe Serbisė zėvendėsi i kryetarit tė Grupit Parlamentar CDU/CSU- nė Bundestag Andreas Schockenhoff ka deklaruar me sa vijon:

 ”Fraksioni CDU/CSU-nė Bundestagun gjerman mbėshtet pėrafrimin e Serbisė dhe Kosovės me BE-nė. Gjithashtu mbėshtet gatishmėrinė dhe angazhimin e tė ngarkuarės sė larėt pėr politikė tė jashtme zonjės Ashton pėr vazhdimin e dialogut midis Prishtinės dhe Beogradit. Gjatė dialogut tė deri tashėm, tė dy vendet kanė shėnuar pėrparimet ė konsiderueshme, por kanė mbetur edhe disa dallime tė cilat duhet tė tejkalohen. Fraksioni CDU/CSU- nė Bundestagun gjerman me 13 shtator 2012 nė Beograd ka paraqitur ”shtatė kriteret pėr Serbinė, si kusht pėr procesin e pėrparimit drejt BE-sė”, transmetoi mbrėmė rtk.

Bundestagu gjerman vendimin e vet pėr kėtė do ta marrė nė varėsi tė pėrmbushjes sė kėtyre kushteve, pra mbi bazėn se sa nė tė vėrtet Serbia ka plotėsuar kėto kushte tė parashtruara . Sa i pėrket dialogut midis Kosovės dhe Serbisė, edhe njėherė pėrsėrisim se janė tė nevojshme plotėsimi i kėtyre kushteve si mė poshtė:

1. Marrėveshje e qartė dhe konkrete pėr tė drejtat e serbėve si dhe shpėrbėrje e plotė tė strukturave paralele nė veri tė Kosovės si dhe transparencė tė plotė pėr financimin nga Beogradi pėr serbėt e Kosovės. Kjo marrėveshje duhet tė pranohet patjetėr edhe nga popullata serbe nė veri tė Kosovės e cila duhet tė bėhet pjesė e zbatimit tė marrėveshjes.

2. Duhet tė paraqitet plan konkret kohor me afate pėr zbatimin nė praktikė tė marrėveshjes e cila pėrfshin dhe mbikėqyrjen e Bashkimit Evropian.

3. Pėr njė pėlqim pozitiv tė fraksioni CDU/CSU tė Bundestagut gjerman, duhet patjetėr qė kėto marrėveshje tė zbatohen nė praktikė. Kjo vlen pėr sektorin e rėndėsishėm nė fushėn e sigurisė si dhe atė tė administrimit si dhe transparencė nė ēėshtjet e financimeve nga Serbia.

Nėse Serbia dėshiron qė tė marrė miratimin e Bundestagut gjerman nė samitin e vendeve anėtare tė BE-sė qė mbahet me 27./28. qershor atėherė kriteret dhe kushte e pėrmendura mė lartė duhet tė pranohen plotėsisht mė sė largu deri tė hėnėn. Marrėveshja duhet tė jetė e qartė me shkrim dhe e nėnshkruar nga qeveritė e tė dyja vendeve.

Sipas fraksionit CDU/CSU nė Bundestagun gjerman ėshtė e pa shmangshme qė pėr njė vendim pozitiv pėr fillimin e bisedimeve pėr anėtarėsimin e Serbisė nė BE ,tė dy palėt duhet tė bėjnė njė deklaratė nė formė tė shkruar ose njė deklarim gojor para kamerave televizive ku tė tregojė vullnetin e tyre tė qartė pėr normalizimin e marrėdhėnieve me qėllimin pėrfundimtar qė: Kosova dhe Serbia tė njohin njėra tjetrėn dhe tė anėtarėsohen nė BE si dy shtet tė pavarura, thuhet nė deklaratėn pėr opinion tė fraksionit CDU/CSU.

 

Timi19.04.2013/14:27

Amin .

milot19.04.2013/09:56

Oj Gjermani, ta hongsha zemren !