OJQ-të kërkojnë nga IPKO respektimin e vendimit të KPM- së për KTV –në

Publikuar: 19.04.2013 - 08:10

Prishtinė, 18 prill - Organizatat e Shoqėrisė Civile, pėrmes njė letre dėrguar medieve, kanė reaguar kundėr veprimit tė fundit e tė pa precedent tė IPKO-s  ndaj KTV-sė duke e hequr kėtė TV kombėtare nga kanali 3 tė platformės kabllore dhe duke e vendosur atė nė “ranglistė’” me TV-tė lokale. Nė kėtė letėr:

“Ne, organizatat e poshtėshėnuara, me anė tė kėtij reagimi shprehim shqetėsimin tonė tė thellė ndaj veprimeve tė fundit tė Operatorit Kabllor IPKO (pjesė e Telekom Slovenije), me ē’rast ky i fundit, me datė 11 Prill 2013, zhvendosi transmetuesin me frekuencė nacionale Kohavision (KTV) nga kanali 3 nė platformėn e tij kabllore nė kanalin 83, si formė hakmarrje dhe censurimi ndaj raportimit tė lirė dhe tė pavarur tė medies. Rrjedhimisht, me datė 12 Prill 2013, Komisioni i Pavarur pėr Media vendosi, ndėr tė tjera, se ‘...me kėtė veprim IPKO ka bėrė shkelje, ngase nuk ka respektuar Kushtet dhe Termet e Pėrgjithshme tė Licencės sė KPM-sė, pėrkatėsisht Nenin 2- Dispozitat pėr veprimtarinė – paragrafin 2.1.5...’, tė lirive dhe tė drejtave tė garantuar me Kushtetutė dhe ligje, si dhe kėrkoj nga IPKO qė ‘...televizionin nacional KTV ta kthejė nė pozicionin rendor me numrin tre (3) tė platformės sė tij kabllore.’[1]

Deri mė sot, vendimi i Komisionit tė Pavarur pėr Media nuk ėshtė zbatuar nga Operatori Kabllor IPKO dhe, pėr mė tepėr, si i tillė ėshtė shpėrfillur nga institucionet pėrgjegjėse. Nė tė njėjtėn kohė, transmetuesi me frekuencė nacionale KTV po vazhdon tė pėrballet me shkeljen e vazhdueshme tė lirisė sė medias tė garantuar me Kushtetutė dhe ligje.

Ne jemi tė bindur qė kėto veprime janė formė e censurimit tė medias nė Kosovė, dhe pėr mė tepėr, janė shprehje e hakmarrjes ndaj raportimit tė lirė dhe tė pavarur tė Kohavisionit dhe Kohės Ditore ndaj korrupsionit dhe keqpėrdorimeve publike.

Njėlloj, veprimet e operatorit kabllor IPKO dhe mungesa e pėrkushtimit tė Komisionit tė Pavarur pėr  Media qė tė rivendos gjendjen sipas vendimit tė dhėnė, pėrbėjnė pengesė tė vazhdueshme qė mediat dhe qytetarėt e Kosovės tė gėzojnė lirinė e shprehjes, e cila garanton, ndėr tė tjera, qė kėta tė fundit tė pranojnė dhe shpėrndajnė informata tė drejta dhe tė bazuara nė hulumtime tė pavarura. Nė veēanti, kėto veprime janė nė kundėrshtim me natyrėn dhe qėllimin e lirisė sė medieve, e cila garanton qė mediat tė bartin misionin e tyre nėpėrmjet shpėrndarjes dhe raportimit tė ngjarjeve qė ka si subjekt cilindo subjekt privat apo institucion publik, pa asnjė pengesė ose apo kufizim.

Duhet thėnė qė veprimet e Operatorit Kabllor IPKO dhe mungesa e vullnetit tė Komisionit tė Pavarur pėr Media pėr tė shfrytėzuar tė gjitha mjetet ligjore pėr tė vėnė nė zbatim, kohė e mė parė, vendimin e dhėnė, ndėr tė tjera, pengon qytetarėt e Kosovės tė servohen me informacione dhe raportime tė pavarura. Pėr mė tepėr, veprimet e tilla, vėnė nė rrezik tė vazhdueshėm rrjedhėn e lirė tė informacionit nė njė shoqėri tė hapur dhe demokratike dhe mund tė shėrbejnė si precedent tė rrezikshėm cenzure pėr tė gjitha mediat tjera nė Kosovė. Duhet thėnė qė nė rastin kur rrjedha e lirė e informacionit pengohet, diēka shumė mė e madhe sesa  njė veprim teknik i zhvendosjes sė kanalit nacional ėshtė nė shprehje.

Liria e shprehjes dhe medieve qėndrojnė si parime udhėheqėse tė sistemit kushtetues tė Kosovės, dhe si tė tilla, jo vetėm veprimet e institucioneve publike por edhe subjekteve private tė veshura me autoritet publik nuk mund tė lėkundin apo rrezikojnė qenėsinė e lirive tė garantuara. Kėto veprime tė panevojshme nė vazhdimėsi po pengojnė tė ardhmen Evropiane tė Kosovės.

Kompanitė e fuqishme dhe operatorėt kabllor (siē ėshtė edhe IPKO) kanė shumė mėnyra pėr tė abuzuar me lirinė e shprehjes, dhe pėr ta drejtuar informacionin atje ku ato duan. Sidomos nė rastet kur kėto kompani lidhen ngushtė me njė interes apo opsion politik atėherė fuqia e tyre financiare, e instrumentalizuar nėpėrmjet kontratave tė marketingut me gazetat dhe televizionet, mund tė krijoj njė pejsazh medial aspak tė kėndshėm dhe sigurisht jo demokratik.

Andaj, si anėtarė tė organizatave tė shoqėrisė civile dhe qytetarė tė Kosovės i bėjmė thirrje Komisionit tė Pavarur pėr Media, Kuvendit tė Kosovės dhe tė gjitha institucioneve gjegjėse tė marrin tė gjitha veprimet e nevojshme qė sė pari tė ndalin shkeljen e tilla, dhe sė dyti, tė rregullojnė sferėn e operatoreve kabllore duke pėrcaktuar rregullat dhe parimet tė cilat duhet tė udhėheqin punėn e kėtyre tė fundit. Pėr aq kohė sa institucionet e Kosovės besojnė nė vlerėn qė liria e medieve ka nė Kosovė, kėrkojmė qė tė ndėrmerren tė gjitha veprimet e nevojshme pėr tė garantuar lirinė e shprehjes dhe medieve nė Kosovė duke e zbatuar transmetuesin nacional Kohavizion nė pozitėn e mėparshme tė Operatorit Kabllor IPKO. Dhe tė njėjtėn kohė, kėrkojmė nga tėrė operatorėt kabllor nė Kosovė tė mos abuzojnė me licencėn e tyre sidomos duke ndryshuar rregullat e operimit tė tyre nė dėm tė medieve dhe konsumatorėve.”

Ja lista e organizatave tė shoqėrisė civile nėnshkruese tė reagimit (sipas renditjes alfabetike):

1.    Asociacioni i Gazetarėve Profesionistė tė Kosovės, AGKP;
2.    Asociacioni i Mediave tė Pavarura Elektronike tė Kosovės, AMPEK;
3.    Advocacy Training and Resource Center, ATRC;
4.    Community Building Mitrovica, CBM;
5.    DokuFest;

6.    Fondacioni i Kosoves per Shoqeri te Hapur, KFOS;
7.    Fondacioni Kosovar pėr Shoqėri Civile, KCSF;
8.    Forumi pėr Iniciativa Qytetare, FIQ;
9.    Grupi pėr Studime Juridike dhe Politike, GLPS;
10.  Iniciativa pėr Progres, INPO;

11.  Instituti Demokraci pėr Zhvillim, D4D;
12.  Instituti Demokratik i Kosovės, KDI;
13.  Instituti i Prishtinės pėr Studime Politike, PIPS;
14.  Instituti Kosovar i Paqes, KIP;
15.  Instituti pėr Politika Zhvillimore, INDEP;

16.  Instituti pėr Studime tė Avancuara GAP;
17.  Instituti Kosovar pėr Kėrkime dhe Zhvillime tė Politikave, KIPRED;
18.  Kėshilli i Kosovės pėr Marrėdhėnie me Jashtė;
19.  Klubi pėr Politikė tė Jashtme, KPJ;
20.  Kosovo 2.0;

21.  Lėvizja FOL;
22.  National Analysis Center for European Law, NACEL;
23.  Network of Peace Movement, NOPM;
24.  Nisma e tė Rinjve pėr tė Drejtat e Njeriut, YIHR;
25.  Organizata ĒOHU;

26.  Qendra Kosovare pėr Studime Gjinore, QKSGJ;
27.  Qendra Kosovare pėr Studime tė Sigurisė, QKSS;
28.  Qendra pėr Politika dhe Avokim, QPA;
29.  Rrjeti Ballkani pėr Gazetari Hulumtuese, BIRN;
30.  Rrjeti i Grupeve te Grave te Kosovės;

31.  Saferworld;
32.  Syri i Vizionit;
33.  Qendra Nacionale e Vėzhguesve tė Kosovės, QNVK, Mitrovicė;
34.  Organizata ZANA, Klinė;
35.  Organizata Me dorė nė Zemėr, Mitrovicė;

36.  Organizata Prehja, Skenderaj;
37.  Organizata Mundėsia – Mitrovicė;
38.  Organizata Alma- Pejė;
39.  Qendra e Shoqėrisė Civile, QSHC, Gjakovė;
40.  Organizata NORTH FUTURE, Mitrovice. 

Kėto organizata, sot, e premte, mė  19 Prill 2013, nė orėn 10:30 do tė mbajnė njė Konference pėr Media dhe tė shprehin shqetėsimet e dhėna.  Konferenca do tė mbahet nė Qendrėn Informative dhe Kulturore tė Bashkimit Evropian, rr. “Nėna Terezė”, nr. 16, Prishtinė (Perballė Kino ABC).