Ambasada e Zvicrës nuk po i pranon certifikatat e reja

Publikuar: 17.04.2013 - 22:15

Prishtinė, 17 prill - Ka disa ditė prej se Ambasada Zvicerane ėshtė duke iu nxjerrė telashe kosovarėve qė aplikojnė pėr viza, pasi kjo e fundit nuk po pajtohet me ndryshimet qė i ka bėrė Ministria e Punėve tė Brendshme nė certifikatat e lindjes. Ndonėse qytetarėt nuk preferojnė tė flasin para kamerės, ata tregojnė se Ambasada zvicerane po ua kėrkon certifikatat e vjetra, duke ua refuzuar dokumentin e quajtur ekstrakti i lindjes, i cili pėrmban tė gjitha tė dhėnat, qė deri tash janė lėshuar nė katėr certifikata tė zakonshme tė gjendjes civile. Kohavisioni ka kėrkuar pėrgjigje nga Ambasada zvicerane, por kjo e fundit nuk iu ėshtė pėrgjigjur pyetjeve tė KTV-sė.  

Sipas ushtruesit tė detyrės tė drejtorit tė Departamentit pėr prodhimin e dokumenteve, Bekim Hoxha, refuzimi i ekstraktit tė lindjes po ndodh vetėm nė Ambasadėn Zvicerane.  Sipas tij, ky sistem i ri vjen si rekomandim i Bashkimit Evropian.  Megjithatė, deputeti Burim Ramadan vlerėson se sistemi i ri i certifikatės se lindjes nuk ėshtė nė pėrputhje me standardet dhe kriteret pėr Liberalizimin e Vizave. Por, MPB-ja thekson se ky problem pritet tė evitohet brenda javės, pas njė takimi tė nivelit tė lartė mes zyrtarėve tė MPB-sė dhe Ambasadės Zvicerane.

Lola18.04.2013/09:20

ju kerkoj falje por nuk ka faj ambasada e zvicres "Ekstrakti i Lindjes" eshte i manget...Eshte e vertete se ne Ekstrakt te lindjes "perfshihen" te gjitha shenimet tre ne nje shumekush e perdore kete...Por me tregoni se pse nuk shenohen shenimet, kur personi eshte i martuar? me ke eshte i martuar? kur ka vu kunore? me cfare date ka vu kunore? ose e kunderta tek divorci, dhe vdekja e burritgruas... dhe pse tek femrat shenohet kur nderrohet mbiemri pas martese tek shenimet e vajzes nusesgruaseshte mbiemri i burrit...ajo nuk ka lind me mbiemer te burrit ajo ka lind me mbiemer te babait nenes...tre ne nje!? pse kerkohet prap se prap kunora?...per kete eshte i manget Ekstrati i lindjes zotrinjë... shpresoj t'me dal komenti im dhe te lexohet...