Wikileaks: Presionet e Thaçit për ta futur PDK-në në qeveri

Publikuar: 10.04.2013 - 08:15

Prishtinė, 9 prill - Kabllogramet mė tė reja tė publikuara nga Wikileaks tregojnė kokėēarjen qė amerikanėt nė Kosovė, bashkė me zyrat e tjera perėndimore, kishin nga Hashim Thaēi si opozitar. Nė to pėrshkruhet disa herė tentimi i Thaēit pėr tė pėrdorur ēdo lloj metode e kėrcėnimi pėr ta futur PDK-nė nė pushtet. Ai nuk u mor parasysh asnjėherė, derisa i fitoi vetė votat nė vitin 2007 pėr ta udhėhequr Qeverinė e Kosovės, transmeton KTV. Historia e Hashim Thaēit me amerikanėt pas luftės nis nė vitin 2001, kur ai kėrkon me ngulm afrimin dhe aprovimin e SHBA-sė.

Nė kabllogramin e dėrguar nė Washington mė 11 shtator 2001, shefi i Zyrės Amerikane nė atė kohė, John Menzis, i tregon qėllimet e vizitės sė liderit opozitar atje.

Thaēi mendonte se ishte njeri i padėshirueshėm nga amerikanėt dhe donte afrimin me ta pėr ambiciet politike. Menzis shpjegonte se Thaēi ishte larg Rugovės nė aprovimin popullor.

“Edhe Rugova, edhe Haradinaj janė shumė tė interesuar pėr tė bashkėpunuar dhe pėr tė pasur marrėdhėnie tė mira me SHBA-nė, natyrisht, por asnjėrit nuk i duhemi aq shumė sa Thaēit, i cili ende vazhdon tė besojė se ai personalisht e ka ēliruar Kosovėn. Teksa pritet tė nisė fushata parazgjedhore, ai me padurim po pret ta portretizojė veten si dikush qė ka lidhje me qeverinė amerikane nė Washington dhe me OKB-nė nė New York. Ai do tė kėrkojė mbėshtetje publike politike nga zyrtarėt amerikanė”, shkruante Menzis.

Shefi i Zyrės amerikane e vlerėsonte Thaēin pėr afrimin me serbėt dhe kujtonte se i kishin thėnė qė lideri i PDK-sė bėn shaka me Rada Trajkoviqin nė gjuhėn serbe nė KPA.

Por, nė njė takim me Menzis Thaēi kishte shprehur shqetėsimin pėr dhunėn qė kryesisht ishte e drejtuar ndaj zyrtarėve tė LDK-sė, duke e ditur se dyshimi kryesor shkonte nė PDK-nė e tij.

Zyra Amerikane e kishte inkurajuar qė ai tė inkurajonte ndaljen e dhunės.

Pas kėtij kabllogrami, Thaēi nis tė pėrmendet mė shpesh vetėm nė vitin 2006, me pėrpjekjet e vazhdueshme pėr tė arritur pushtetin, nė atė qė nė njė kabllogram pėrshkruhet si “dėshirė e zjarrtė pėr t’u bėrė kryeministėr”.

Tentimin e parė pėr ta futur PDK-nė nė qeveri Thaēi e kishte bėrė nė qershor 2006, kur kishte kėrkuar njė takim me pėrfaqėsuesit e Quintit nė Prishtinė.

Aty ai u kishte thėnė ambasadorėve tė SHBA-sė, Britanisė sė Madhe, Francės, Gjermanisė dhe Italisė se qeveria LDK-AAK nuk i kishte pėrmbushur detyrat e veta, se vendi ishte nė vakuum institucional dhe se duhej krijuar njė qeveri e re teknike gjithėpėrfshirėse me PDK-nė nė tė.

“Pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit unanimisht nuk ishin aspak tė impresionuar me propozimet e tij”, shkruan nė kabllogramin e 15 qershorit.

Kėrkesa e Thaēit kishte ardhur pas vendimit tė Shefit tė UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, pėr shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

“Plani i Thaēit i shėrben vetėm atij. Nė njė sondazh tė opinionit publik, qė Thaēi u kujdes ta mbante tė papublikuar, tregohet rėnia e popullaritetit tė tij dhe e PDK-sė. Tė kėrkohet njė zgjidhje e imponuar ndėrkombėtare tregon dėshpėrimin e Thaēit pėr tė pasur mė shumė ndikim nė qeverisjen e Kosovės, sesa lejon karrigia e tij nė ekipin negociator. Duke marrė parasysh reagimin me dyshime tė Grupit tė Kontaktit, pak simpati apo interes tregohet pėr propozimin e Thaēit”, thuhet nė kėtė kabllogram.

Njė ditė mė vonė, mė 16 qershor 2006, Zyra Amerikane e tregon sondazhin qė e nxirrte shumė keq PDK-nė dhe Thaēin.

Nė sondazhin e Gani Bobit, 49.8 % e votuesve pėrkrahin LDK-nė dhe vetėm 21.2 PDK-nė.

Kryeministri Agim Ēeku ishte lideri mė i preferuar sipas sondazhit, kurse Hashim Thaēi dilte dėshpėrimisht nė vendin e 15-tė.

Lirim Grejqevci, kėshilltar i kryetarit tė PDK-sė, tash ambasador nė Londėr, kishte thėnė se sondazhi ishte manipulim i Lutfi Hazirit dhe Ramush Haradinajt qė e kishin blerė Shkėlzen Maliqin pėr t’i ndėrruar numrat.

Pak ditė mė vonė Thaēi kėrkoi takim me shefin e Zyrės Amerikane, Filip Goldberg. Aty ai iu shprehur shqetėsimin pėr emėrimin e pritshėm tė Joachim Ruecker nė postin e shefit tė UNMIK-ut.

Thaēi u tha amerikanėve se Ruecker kishte udhėhequr si Shef i Shtyllės sė Katėrt njė proces tė korruptuar tė privatizimit, dhe se kryeadministrator duhej tė bėhej dikush me tė cilin PDK-ja ndihej rehat.

Zyra Amerikane nuk ia mori parasysh shqetėsimin, duke thėnė se Rucker kishte bėrė punė tė mirė dhe se SHBA-ja nuk mund tė pėrzihej nė punėt e OKB-sė.

Goldberg thotė se Thaēi kishte marrėdhėnie jo tė mira me Soren Jessen Petersenin, pėr shkak tė shtyrjes sė zgjedhjeve lokale dhe pėr shkak se Peteresen nuk pranonte krijimin e qeverisė teknike me PDK-nė nė tė, pėr tė cilėn insistonte vazhdimisht Thaēi.

Nė tė tjera kabllograme tė vitit 2006 e 2007, Zyra Amerikane nė Kosovė tregon pėr kėrcėnimet e vazhdueshme qė Thaēi bėnte me largim nga Ekipi i Unitetit nėse PDK-ja nuk hyn nė qeveri.

SHBA-ja ia kishte bėrė tė qartė nė disa raste, se ai nuk guxonte ta bėnte njė gjė tė tillė, nė tė kundėrtėn do tė mbahej publikisht pėrgjegjės pėr prishjen e konsensusit pėr negociatat pėr status me Serbinė.

Nė fillim tė 2007-s pėrshkruhet tendenca e Thaēit pėr tė shfrytėzuar ndarjen e LDK-sė nė dy pjesė, pėr ta larguar AAK-nė nga qeveria, dhe pėr ta futur aty PDK-nė me LDK-nė.

Paraprakisht, Thaēi kundėrshtonte kandidimin e Sejdiut pėr kryetar tė LDK-sė pėr shkak se ishte edhe president, por ai mori garanci nga UNMIK-u se nuk kishte probleme ligjore.

Thaēi e dinte se nuk mund tė bashkėpunonte me Dacin e LDD-sė pėr ta rrėzuar qeverinė, sepse ai ishte i padėshirueshėm pėr amerikanėt dhe bashkėsinė ndėrkombėtare.

Sipas Zyrės Amerikane, Thaēi do tė pėrdorte edhe protestėn vdekje-prurėse tė Vetėvendosjes, pėr tė kritikuar qeverinė dhe pėr tė shkaktuar ēarje nė Ekipin e Unitetit.

Nė gusht 2007 Thaēi kundėrshtonte fort para amerikanėve idenė qė zgjedhjet nacionale tė shtyheshin.

“Tė gjithė e dinė se Thaēi dėshiron tė bėhet kryeministėr, sidomos nė kohėn kur Kosova do ta shpallė pavarėsinė. Insistimi i tij pėr zgjedhje brenda afatit kushtetues e reflekton kėtė ambicie. Thaēi gjithashtu ka frikė se mund tė humbasė vota nė bazėn e Haradinajt nė perėndim tė Kosovės, nėse Haradinaj lirohet para zgjedhjeve nga Haga. Thaēi gjithashtu ka shqetėsime pėr pozicionin e tij nė PDK nė raport me Fatmir Limajn. Pavarėsisht makinacioneve tė brendshme politike, ne do ta mbajmė Thaēin pėrgjegjės qė tė mos e pėrdorė planin e Ahtisaarit apo statusin final pėr efekt elektoral”, shkruante pėrfaqėsuesi i Ambasadės, Laskaris.

Nė janar 2008, Zyra Amerikane me Kaidanow nė krye mė nė fund mund tė raportonte pėr Hashim Thaēin – kryeministėr tė Kosovės.

“Edhe pse ndonjėherė mund tė jetė bashkėpunėtor i paparashikueshėm dhe tė cilit nuk mund t’i besohet, Zyra Amerikane ka kultivuar marrėdhėnie tė forta me tė dhe stafin e tij dhe ai ka premtuar se do ta konsultojė qeverinė amerikane dhe BE-nė pėr tė gjitha ngjarjet e rėndėsishme”, shkruante Kaidanow.

Nė kėtė kabllogram ajo jepte edhe biografinė e Thaēit qė e pėrshkruante kokėfortė dhe qė nuk merrte parasysh kėshilla kur ndjente se i cenohej interesi partiak.

Kaidanow gjithsesi lavdėron insistimin e pandalshėm tė Thaēit pėr ta ēuar PDK-nė drejt fitores nė zgjedhje dhe ēmon faktin qė pėr tė mirėn e Kosovės ai pranoi koalicionin me kundėrshtarėt e mėdhenj tė LDK-sė.







 

Malsori10.04.2013/11:32

Për hir të vërtetës duhet dhënë edhe këto kabllograme Thaçi është makiavelist. Thaçi ka ardhur në pushtet nëpërmes derës së Serbisë e assesi nga ShBAtë. Thaçi me ADNë është rom ane. As gjë të mirë nuk ka në personalitetin e tij. Bota ortodokse kaherë ka investuar në ngritjen e tij. Besoi se shumë shpejt do të publikohen marrëzitë e këtij njeriu të paditur dhe i prishtë në njerëzore.

agron10.04.2013/10:59

Presione, kercnime, etj.
A nuk eshte treguesi me i mire qe
Prej se 'hyp' PDK ne pushtet, u ndalen te gjitha ... sjet enigmatike te gazetareve, politikaneve dhe aktivisteve te partive dhe organizatave tjera tjera?!?!
Edhe mbetja ne pushtet permes vjedhjes dhe kercnimit gjate zgjedhjeve ka vazhduar njesoj.

sadri shala10.04.2013/10:24

po ky THAQI as qe ka luftuar dhe as qe ka marur pjes ne ndonje aksion, e ka hanger pse se gateshmi krejte , sepse trimat bonin aksione e ky delte me kumtime kinse ky i bente, edhe se se shpejti ka per te dalur ne opinion se si erdhi zedhenes i UQK dhe kush i ndihmoi si hyn me arme ne tv shqipetare dhe e kercnuan spikeren ja dhan letren ta lexoje ku u vet shpall zedhenes i UQK...ai ska pasur asgje em UQK ka qen lpk dhe se UQK ka qen ADEM JASHARI,HAMZA, AHMET KRANSIQI,EKREM REXHA ,ZAHIR PAJAZITI ,ILIR KONUSHEVCI E SHUME SHUME TE TE TJERE QE DHAN JETEN PER LIRI...

Premtim S.10.04.2013/01:57

Thanx WIKILEAKS!

agim10.04.2013/01:49

kto e kan kishe per reklamimin e tyre kish eper riqeverisje apet,hhhhhhhhhh

dani 09.04.2013/22:56

thaqi me protestat e marsit2004 e ka vonue pavarsine sepse Pavarsia ka pas te shpallet po ate vit pra me 2004 por ky .karrieristi i etur per pushtet me SHIKun e ti e shtyn per me vone dhe pakoja e Ahtisarit sherri i ketyre ngjarjeve te marsit 2004 erdhi shum e lige dhe e dobte pra me pavarsine e Kosoves ne 2008 me shum fituan Serbet sesa vet SHqiptaret tu ju flm Thaqit

MENTOR SHKRELI09.04.2013/22:36

eh more hashim e verteta vonon po nje dite del ne shesh.Ti shkatrrove uckn,TMKn e tash po e shktrron cdo gje shqipetare ne KOSOVE per nje kolltuk.nuk je i paster si gjate luftes e pas luftes je per gjegjes per vrasjet e intelektualeve e ti e ke shti kryet ngusht e je para ngulfatjes.

Bali09.04.2013/22:30

Personalitet i shekullit. Ne qoftese deshirojme paqe ne BALLKAN, z.Hashim Thaqi duhet te jete KRYEMINISTER i rajonit pra KRYEMINISTER I BALLKANIT. Te fala te gjitheve.

toni09.04.2013/22:15

qfar komntusve jen veq me kritiku per te keq dini qka ka te keq mir ja ka ba interven te amerikante edhe pse i fitoje zgjedhejet me ndihme e amerikes qka ka te keq per tre muj ta shpalli pavarsin se perkta tjert hale sishum as shtet

Arbi09.04.2013/22:01

Me ket deshimi ky duhet te arrestohet dh te denohet menjher.
Ne ket deshmi qe thaqi te arrin ate qe ka deshiruar ka ECEUR neper kufoma dhe tash eshte ne gjendje ta shes edhe KOSOVEN.

Avni09.04.2013/21:56

Per ket gje duhet nxerrja e trupit te presidentit rugova nga varri me ju nenshtru ni ekspertize se ai esht helmu me diqka kancerogjen per shkak se ai esht dasht te vdes per ti humb zgjedhjet LDK qe me mujt me manipulu tjert me i mar votat PDK kshtu qe un Personalisht Dyshoj se Presidenti i Ndjer Rugova nuk vdiq nga natyra po nga helmimi kancerogjen jam mese i sigurt qe kjo ka ndodh mir po keto gjera duhet ndermarr e duhet nxjerr kufomen e presidentit e te behen ekpsertiza per me zbulu shkakun e vdekjes po nese nuk dot vdiste presiedenti rugova PDK edhe Thaqi nuk dota arrinin qellimin e marrjes pushtetit.

Afrimi09.04.2013/21:38

Tradhtar Kajdanowamerika tradhtar pdk

katunari qe kurr karrik me sy nuk ka pa 09.04.2013/21:31

E more HASHIM peqa ... po ti prej zvicrees si te ka than gjavit haliti hajde me ne ti ke mendu per karrik po ti je nje injorant nuk e di aje ka shef se krejt njerzit te perbuzin.Po e imagjinoj se sa naiv ke qen ne RAMBUJE edhe qka ke kerku prej amerikanve se per faj tanin jon shty borbandimet ne at koh per 3 jav edhe sa njerz paten humb jeten edhe sa masakra ka ndodh ti me te vertet e meriton nje plumb kurgjo ma shumm se nuk je ti per vatan po per lek. ju kisha lut redaksi koha le te publikon ket shkrim se kom qef me pa ndojkush qe ja ka qit voten kti preversi

Petiriti09.04.2013/21:07

Po na e dina qe ky Hashim Buroja eshte puthadore poltron karrierist njeri I korruptuar qe nuk zgedh metoda e mjete per tu pasuruar a?Po shihen rezultatet e tija ai ka dal si mit I kengeve me qitelija nga odat e Drenices perndrushe rezulatti nje katastrof epike e Kosoves

ermal09.04.2013/20:57

Ne paragrafin e fundit u pa mir se se kaidanow ishte faktor qe Thaci te arrij ambiciet. Krejt keto raport po me pelqejn por askund nuk u permend manipulimi i zgjehjeve te fundit. Posht Hashimovski lol

Blerim Gashi09.04.2013/20:49

Personalitet shume i liget dhe absolut i Papastert shpirtrisht.