Vetëvendosje publikon arsyet pse të protestohet nesër në Mitrovicë

Publikuar: 29.03.2013 - 15:59

Prishtinė, 29 mars – Liderė tė Vetėvendosjes bėnė publike sot arsyet pse duhet tė protestohet nesėr nė Mitrovicė. Kėto ditė ne e kemi paralajmėruar dhe kemi punuar intensivisht nė organizimin e tubimit tė nesėrm protestues nė sheshin “Mehė Uka” nė Mitrovicė, duke filluar prej orės 13:00.

Nė tubimin protestues ne i kemi bėrė ftesė qytetarėve tė Mitrovicės dhe qyteteve tjera tė Kosovės tė bashkohemi dhe sė bashku ta ngremė zėrin kundėr padrejtėsive qė po ndodhin nė procesin negociator apo nė dialogun mes Kosovės dhe Serbisė. Kjo nevojitet pėr shkak se mendojmė se gjuha e vetme qė e kupton Qeveria e Kosovės dhe bashkėsia ndėrkombėtarė ėshtė gjuha e popullit dhe qytetarėve, kur bėhen bashkė pėr tė protestuar pėr gjėra pėr gjėra qė nuk janė tė drejta dhe nuk janė nė interes tė tyre.

Edita Tahiri tha se fusnota do tė shkrihej shpejt, ndodhi qė ajo fusnotė u ngri e po bėhet si njė kockė akulli qė tashmė po e pėrdorin edhe institucionet qė e njihnin mė parė Kosovėn, njėjtė edhe ajo barrikadė nė Mitrovicė s'do tė hiqet madje me kėtė marrėveshje duket se do tė betonohet. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr mure fizike, por pėr atė qė po krijohet mes njė entiteti autonom tė komunave me shumicė serbe, dhe pjesės tjetėr tė Kosovės. Kjo do ta bėjė shtetin e Kosovės jofunksional dhe do tė krijojmė njė Bosnje tė dytė.

Kur kryeministri Thaēi para njė vit e gjysmė thoshte se nuk do tė hyjė nė dialog politik pėr ēėshtje tė brendshme tė Kosovės, ndodhi pikėrisht e kundėrta. Kur tha se nuk do diskutojė pėr veriun, po ashtu edhe Presidentja, zonja Ashton doli 3 ditė pas dhe tha se nė kėto negociata do tė diskutohet pėr veriun. Kemi ardhur nė njė fazė kur me 2 prill paralajmėrohet se do vendoset pėr veriun e Kosovės.

Veriu i Kosovės pėr 13 vite ka pėrjetuar mungesėn e institucioneve tė Kosovės, sundimit tė ligjit dhe rendit. Qeveritė nė Kosovė janė ndėrruar vazhdimisht, por qasja e secilės ndaj veriut ka qenė e njėjtė: neglizhim i vazhdueshėm dhe ikje nga pėrgjegjėsia. Si pasojė e njė politike tė tillė veriu me paramendim i ėshtė lėnė Serbisė. Kjo ia ka mundėsuar Serbisė atje ta ngrejė njė rrjet tė gjerė strukturash shtetėrore qė kontrollohen politikisht dhe financohen nga Beogradi. Strukturat e Serbisė atje kontrollojnė fusha tė ndryshme tė jetės prej sigurisė e deri te administrata.

Tash Qeveria e Kosovės ndodhet tri ditė larg datės kur pritet njė marrėveshje pėr veriun. Kjo Qeveri ėshtė pėrgjegjėse nė papėrgjegjėsinė e vet pse Serbinė e ka bėrė pjesė tė vendimit pėr njė pjesė tė territorit tė shtetit tonė. Sikur qeveritarėt tanė tė merreshin me sovranitetin e Kosovės, nė vend qė tė vrapojnė pas korrupsionit, sot nuk do tė kishim negociata. Korrupsionin e qeveritarėve tanė ne po e paguajmė edhe me para edhe me territore, edhe me shtetėsi.

Asociacioni i Komunave Serbe i cili ėshtė paralajmėruar tė krijohet brenda Kosovės, ėshtė fillimi i autonomisė sė veriut. Me Ahtisaarin u krijuan komunat e reja serbe.

Kurse tash nėpėrmjet Asociacionit tė Komunave, kėto komuna serbe po bashkohen nė njė trup tė vetėm. Kryeqendra e kėtij trupi etnik do tė jetė veriu i Kosovės qė nė masėn mė tė madhe kontrollohet nga Serbia. Kjo do tė thotė qė komunat e Ahtisaarit po i bashkohen veriut. Deri tash, pėr shkak tė mostransparencės sė skajshme tė Qeverisė nė kėtė proces, krejt ēka dimė ėshtė njė plan i BE-sė pėr tė cilin po bisedojnė palėt. Ky plan i pėrmban 8 pika. Shumica e kėtyre pikave paraqesin njė mundėsi pėr Serbinė qė ta projektojė autonominė e veriut tė Kosovės.

Pika e parė e themelon Asociacionin dhe ia jep karakterin etnik; Pika e dytė ia jep Asociacionit autonominė, sepse atė nuk mund ta shpėrbėjė askush. Ky Asociacion ėshtė mbi Kuvendin dhe mbi Qeverinė, mbi shtetin, mbi Republikėn e Kosovės. Ai mund ta shpėrbėjė vetveten dhe askush tjetėr; Pika e katėrt ia jep Asociacionit mundėsinė qė t’i ndajė kompetencat me komunat; Pika e pestė ia jep Asociacionit ‘kontrollin e pėrgjithshėm strategjik’. Ēėshtjet strategjike i pėrkasin shtetit dhe jo Asociacionit. Aq mė tepėr njė Asociacioni etnik dhe tė mbizotėruar nga Serbia; Pika e gjashtė ia jep Asociacionit mundėsinė e kompetencave shtesė. Kjo e bėn edhe mė problematik kėtė Asociacion kur dihet mirė qė disa komuna tė Ahtisaarit nė Kosovė kanė mė shumė kompetenca sesa komunat tjera; Pika e shtatė thotė se Asociacioni e pėrfaqėson bashkėsinė serbe.

Qe 13 vite vazhdimisht na kanė folė pėr multietnicitetin. Tash po e krijojnė njė institucion qė do t’i pėrfaqėsojė serbėt. Kjo i bėn serbėt njė bashkėsi tė lidhur nė njė trup politik, i lidhur me Beogradin dhe qė i paraqet kėrkesa tė vazhdueshme Prishtinės. Kjo ia jep Serbisė mundėsinė e pėrkryer qė pėr arritjen e aspiratave tė saj hegjemoniste, ta armiqėsojė popullatėn serbe tė Asociacionit me Republikėn e Kosovės dhe popullin shumicė shqiptar; Pika e tetė e pėrjashton shtetin e Kosovės nga organizimi i zgjedhjeve nė veri. Institucionet e Asociacionit do tė dalin, pra, nga njė proces qė ėshtė i huaj pėr shtetin e Kosovės. Nė kėtė mėnyrė po krijohet njė rajon i veēantė nė veri, i cili nuk e njeh shtetin e Kosovės, dhe se Qeveria e Kosovės pajtohet me kėtė mosnjohje.

Autonomia, i ka tre elemente territorin, financat, pushtetin ekzekutiv. Territori tashmė ėshtė definuar, sepse asociacioni ėshtė krijuar dhe janė marrė vesh. Ky territor ėshtė i definuar me 10 komunat serbe dhe territoret e tyre. Financat i kanė definuar me Fondin Zhvillimor pėr Veriun. Edhe pėr kėtė janė marrė vesh. Tashmė, e vetmja gjė qė ka mbetur pėr 2 prill, ėshtė pushteti ekzekutiv. Kėtu qėndron ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja se pse ne duhet tė protestojmė.

Pikėrisht pėr shkak se njė pjese tė shtetit tonė po i kėrcėnohet legalizimi i njė autonomie serbe, ne i thėrrasim tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe shqiptarėt kudo qė ndodhen ata, qė tė bashkohen nė Mitrovicė.

Me kėtė tubim protestues, ne dėshirojmė t’i tregojmė Catherine Ashton, palės serbe, Qeverisė sė Kosovės, se marrėveshja qė do tė arrihet me 2 prill, do tė jetė marrėveshje e Hashim Thaēit, dhe assesi marrėveshje e pranueshme pėr Republikėn e Kosovės, pėr qytetarėt e Kosovės, e sidomos jo pėr Lėvizjen VETĖVENDOSJE!. Pra, ju bėjmė thirrje edhe njėherė, qė nesėr nė sheshin “Mehė Uka”, tė na bashkėngjiten nė tubimin protestues paqėsor, ku ne do ta shprehim zėrin tonė protestues kundėr asaj ēka po ndodh dhe ēka pritet tė ndodh me 2 prill nė Bruksel.

Tė mos mendojnė qytetarėt e Kosovės se me Mitrovicė tė ndarė mund tė ketė Kosovė. Pa Mitrovicė tė bashkuar, nuk mund tė ketė Kosovė tė bashkuar.

Emil.30.03.2013/07:08

Jemi larg nga Mitrovica,ne perendim dhe nuk mujm te marrim pjes ne protesta,por e lus populin tim te dashur qe te zgjohet nga gjumi dimeror e te gjith te dalin ne Mitrovic e ti thon ndal gjith asaj qka po ndodh dhe qka dote ndodh ne keto negociata.Esht koha e fundit qe te gjithe se bashku te ju kundervihemi ketyre te pa drejtave qe po ndodhin per Kosoven.Lexoni me vemendje arsyet e protestes qe po ua sqaron Vetvendosja,te gjitha jan te vertetaPerpara VETVENDOSJE e shum suksesMergimtari...

doni sfarca29.03.2013/23:58

abre burra ishalla e bon zoti mire edhe per mitrvicen edhe per kosoven se valla bre burra boll keq i kem sent pun jo buk jo me hanger spo kem qka me hanger pa pun e kta te qeveris u knqen po lujn mepopull hamedet per ta une per veti nuk jam ka i marr lakmi ktyne qe kan pare as hashimit as kerkuj une pom dhimet ky popull deri kur keshtu me hjk na kosovart me kto prteta e me kto sene kur don mu ba mire kisha kjo pytje shkon per albinin kur do bahet mir o albin kurti se maroj ky popull i ngrt

Rrin Ne Shtepi29.03.2013/23:40

as nji nuk esht siq duhet ...

Realisti29.03.2013/23:09

Dilni n'ate ane te ures protestoni kunder qeverise se Kosoves e ju bashkangjiten edhe donqiqat...

Kreshniku Kosova29.03.2013/22:29

E kush do te jep pergjegjesi nese ndodhe ndonje vrasje si me 10 shkurt 2007? Kush perkujdeset tani per familjet e te .vrareve ne protesten e organizuar nga Levizja VV,Arben Xheladinit dhe Mon Balajt? Ndoshta i keni marre parasyshe keto mundesi? Ka kaluar koha e protestave,nuk mund te organizoni grushtshtet apo te vini ne pushtet me keto forma...

Dreni29.03.2013/22:02

Dilni ne Veri, sa paer ne Jug, mos u nisni fare

dani 29.03.2013/19:49

po leni ma kto budallaki se u bat prrall oj yy se nuk ban keshtu

LECI29.03.2013/19:25

TE GJITHE POPULLI I NDERSHEM I KOSOVES ME PERKRAHE VETVENDOSJEN NE DEMOSTRATA SEPSE ESHTE PER TE MIREN E KOSOVES.VETEM VETVENDOSJA ESHTE PARTI E NDERSHME DHE LUFTON PER TE MIREN E POPULLIT TE KOSOVES DHE PER QLIRIMIN E KOSOVES NGA QEVERIJA E KORUPTUAR.ESHTE KOHA E FUNDIT.

Loni29.03.2013/19:21

shihemi ne Mitrovicë

Mili Therande29.03.2013/18:56

Te gjithe ne Mitrovice.

shala e bajgores29.03.2013/18:34

i madh e i vogel ne mitrovice do te kendojme kengen jo nuk ndahet mitrovica qohu adem dhe ne fund kengen pronto me grupin e tij mafioz ne DUBRAVE

germani29.03.2013/18:33

Aaaa per protesta e demostrata na jena EXPERTA

suhareka29.03.2013/18:32

te gjith jem me ju por diktatura vertet eshte problem te permbyset

tinka29.03.2013/17:34

shihemi n'Mitrovice

blerim mali29.03.2013/16:14

Pra qytetar të nderuar , neser të gjith në Mitrovicë për të shpreh fuqishem mospajtimin tonë me ketë të keqe që po i pergaditet atdheut tonë.