Kuçi: Kemi kërkuar që Dokumentit të Ashtonit t’i hiqet dykuptimësia

Publikuar: 27.03.2013 - 18:36

Prishtinė, 27 mars - Zėvendėskryeministri Kuēi ka dalė nė njė konferencė pėr media, duke thėnė se Kosova e ka bėrė kompromisin nė vitin 2007 me pakon e Ahtisaarit dhe atėherė ka qenė qė kompromisi i fundit i asaj qė mund ta ruajė karakterin unik dhe sistemin e drejtėsisė dhe policisė.

Ai ka shtuar se propozimit qė ka ardhur nga Ashton me ato pika qė janė publikuar, i janė dhėnė vėrejtjet dhe sugjerimet e palės kosovare, duke ofruar se si do tė duket asociacioni i komunave me ato kompetenca qė janė nė pėrputhje me Kushtetutėn, por jo kompetenca ekzekutive dhe jo legjislative.

“Ne kemi pasur njė dokument. Tė jem i hapur tash pėr pozicionin qė ka prezantuar Ashton dhe kemi dhėnė vėrejtjet tona me shkrim po atė ditė. Janė disa vėrejtje qė mendojmė se do ta bėjnė dokumentin mė tė mirė. Gjuhėn ta heqim nga dykuptimėsia dhe do tė jetė mė efikas shumė mė efikas pėr implementim”, ka theksuar Kuēi.

Ai ka thėnė se Beogradi nuk ėshtė nė pozitė qė t’i vė kushte Kosovės. Kuēi ka theksuar se strukturat ilegale tė sigurisė dhe drejtėsisė duhet tė shpėrbėhen dhe nė afatin e parė tė mundur.

“Ne kemi dhėnė edhe njė plan pėr implementim nė BE, ku parashihet qartė se cilat janė afatet kohore, cilat strukturat qė duhet tė shpėrbėhen me emėr e mbiemėr, me objektet fizike dhe po ashtu rolin qė duhet ta kenė institucionet e Kosovės, KFOR-i dhe EULEX-i”, ka deklaruar ai, transmeton RTK.

I pyetur se a mund qė Kosova tė mos pranoj marrėveshje, Kuēi ka thėnė se nuk ėshtė ajo qė angazhohet kundėr marrėveshjes.

“Ne nuk i paraprijmė njė gjėje tė tillė qė mos te kėtė marrėveshje, por Kosova do ta luaj rolin konstruktiv gjithmonė nė dobi tė paqes stabilitetit dhe raporteve tė mira ndėrshtetėrore. Gjithmonė do tė bėjmė pėrpjekje pėr ushtrimin e kontrollit efektiv apo sovranitetit nė cilėndo pjesė tė territorit tė Kosovės. Nė kėtė drejtim presim njė mirėkuptim apo njė angazhim mė tė madh tė faktorėve relevantė ndėrkombėtar”, ka deklaruar ai.

Nė rast tė mosarritjes sė marrėveshjes, Kuēi ka theksuar se do tė punohet me kėta faktorė pėr tė intensifikuar aktivitetet dhe bashkėpunimi me faktorin ndėrkombėtar, nė mėnyrė qė gjendja nė veri tė ndryshojė.

Adnani Pejë28.03.2013/09:53

Hajredin Kuçi në të gjitha prononcimet e tija flet për të mos thënë kurgja. Stili i komunikimit të tij me qytetarët asnjëherë nuk ka qenë i qartë dhe vazhdon të sillet sikur qytetarët nuk kanë nevojë të dinë saktë se çka po ndodh se kjo i takon vetem qeverisë. Pra nuk e ka sensin e as nuk e dinë se është obligim kushtetutar që qytetarët duhet të informohen drejtë dhe me kohë. Pra sillet sikur Kosova është pronë private dhe qytetarët duhet të dinë vetëm ate që ai mendon se duhet të dijnë. Kjo mënyrë e komunikimit me qytetarët është moti e tejkaluar dhe kjo tregon se ky lidership nuk e ka guximin qytetaresk për të informuar drejtë opinionin e aq më pakë për ta përkatitë opinionin për vendime të rënda dhe të rëndësishme për Kosovën.

gaga27.03.2013/20:52

nje fytyr me pamje femije