Nuk do të ndalen protestat, kërkesat mbesin të njëjta

Publikuar: 27.03.2013 - 18:30

Prishtinė, 27 mars - Grupi i Qytetarėve tė Organizuar nė njė konferencė shtypi, tė mbajtur nė hapėsirėn para ndėrtesės sė KEK-ut nė Prishtinė, kanė deklaruar se  nuk e kanė ndėrmend tė ndalen sė protestuari derisa tė gjitha kėrkesat e qytetarėve tė jenė plotėsuar. Ata kanė thėnė se njė tjetėr protestė do tė mbahet  javėn e ardhshme.

Qėllimi i protestės dhe kėrkesat mbesin tė njėjta.

Pėrfaqėsuesit e Grupit tė Qytetarėve tė Organizuatr edhe sot kanė ripėrsėritur kėrkesat:

shkarkimin e menjėhershėm tė drejtorit tė KEK-ut, Arben Gjukaj dhe vėnien para drejtėsisė, shkarkimin e bordit menaxhues tė KEK-ut, shkarkimin e ministrit tė Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj si dhe shkarkimin e ministrit tė Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi..

Anėtarja e Grupit tė Qytetarėve tė Organizuar, Teuta Hoxha ėshtė shprehur e vendosur qė protestat nuk do tė ndalen derisa tė plotėsohen krejtėsisht tė gjitha kėrkesat, jo vetėm pjesėrisht. Ajo ka kėrkuar hetime rrėnjėsore pėr tė gjithė ata qė janė pėrfshirė nė skandalet dhe aferat korruptive tė KEK-ut.

Sipas saj, politikat tarifore, ēmimi i lartė i energjisė elektrike, dhe rastet e korrupsionit janė shqetėsimi kryesor i qytetarėve.

Teuta Hoxha, tha se drejtoria pėr krime ekonomike, e cila ėshtė nė kuadėr tė kėsaj ministrie, nuk ka pasur asnjė rast konkret kundėr korrupsionit, dhe pėr kėtė arsye kėrkohet shkarkimi i ministrit Rexhepi.

“Duke pasur parasysh qė drejtoria pėr hetimin e krimeve ekonomike, qė ėshtė nė kuadėr tė Policisė sė Kosovės, ėshtė pėrgjegjėse pėr t’i kryer kėto hetime. Kjo drejtori ėshtė formuar nė vitin 2009, nuk ka pasur asnjė rast konkret qė ka hetuar apo ndonjė rast kundėr korrupsionit dhe krimeve ekonomike, atėherė kėrkojmė edhe shkarkimin e Ministrit tė Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi”, tha ajo.

Grupi i qytetarėve ka vendosur qė protesta e radhės tė mbahet javėn e ardhshme, pasi ėshtė duke zhvilluar takime edhe me organizata tė tjera, sindikata si dhe studentė.