Remi: Nuk torturuam askënd, i ndaluam me të drejtë

Publikuar: 27.03.2013 - 16:57

Prishtinė, 27 mars - Rrustem Mustafa-Remi dhe Nazif Mehmeti kanė pėrfunduar dėshmitė e tyre para Trupit Gjykues dhe prokurorit. Ish-komandanti i Zonės sė Llapit deklaroi se nuk e kanė torturuar asnjė tė ndaluar nė qendrėn e ndalimit nė Llapashticė. Ata, sipas tij, janė ndaluar me tė drejtė sepse po dėmtonin luftėn pėr ēlirim, transmeton Express.

Ish komandanti i Zonės Operative tė Llapit ka pranuar se gjatė luftės ka ekzistuar njė urdhėr qė tė ndalohen tė gjithė ata persona qė bien ndesh me ligjin. Rrustem Mustafa tha para Trupit Gjykues se sipas rregullores sė luftės ai kishte tė drejtė tė lėshojė urdhėr pėr arrestime tė kėtyre njerėzve, por edhe zėvendėsi i tij dhe shefi i Shtabit tė Zonės.

Duke u pėrgjigjur para prokurorit Mustafa tha se qėndron prapa tė gjitha deklarimeve qė i ka dhėnė deri mė tash lidhur me pikėn 8 tė aktakuzės, e cila po shqyrtohet nė kėtė proces gjyqėsor pėr herėn e tretė. Komandanti i Zonės sė Llapit tha se prokurori gabimisht po i cilėson tė ndaluar si civilė.

“Ata kanė qenė tė involvuar nė luftė dhe po e dėmtonin misionin e luftės pėr liri”, tha Mustafa, transmeton Express.

Prandaj Mustafa tha se me tė drejtė ėshtė vendosur pėr ndalimin e tyre dhe ėshtė krijuar qendra e ndalimit nė fshatin Llapashticė tė Podujevės.

Mustafa tha se qėllimi i tė ndaluarve nė kėtė qendėr ishte qė atyre t’u pamundėsohet bashkėpunimi me armikun. Pėr ta, Remi ka thėnė se janė trajtuar sikurse tė gjithė ushtarėt e tjerė qė kanė qenė aty, duke shtuar se asnjėri prej tė ndaluarve nuk ėshtė marrė nė pyetje.

“Nuk kemi qenė tė gjithė melaqe, por na ėshtė dashur tė sillemi ashtu”, tha Mustafa.

Ndėrkaq duke folur pėr pozitat e Latif Gashit dhe tė Nazif Mehmetit, tė cilėt po akuzohen sė bashku me tė, Mustafa tha se qė tė dytė i ka emėruar ai.

Para se tė dėshmojė Mustafa, ėshtė marrė nė pyetje edhe Nazif Mehmeti. Prokurori edhe sot ka insistuar tė dijė se si janė trajtuar tė ndaluarit nė qendrėn e ndalimit nė Llapashticė, ku Mehmeti, si ushtrues detyre i komandantit tė Policisė Ushtarake, e cila ishte pėrgjegjėse pėr mbrojtjen fizike tė objekteve dhe personave tė ndaluar, ka thėnė se asnjėri prej tė ndaluarve nuk ėshtė keqtrajtuar, por nuk ka pėrjashtuar mundėsinė qė ndonjėri person qė e kanė sjellė civilėt, tė ketė qenė i rrahur, por jo nė atė masė siē pėrshkruhet nė aktakuzė, mbase kanė mundur ta godasin me ndonjė shuplakė.

Seanca e radhės do tė vazhdojė mė 3 prill me dėshmitarin F nėse mund tė gjendet. sėrish vazhdon nė Gjykatėn e Apelit mė 3 prill.

Pika tetė e aktakuzės akuzon tre ish-ushtarėt e UĒK-sė Latif Gashi, Nazif Mehmeti dhe Rrustem Mustafa se prej muajit tetor tė vitit 1998 deri nga fundi i muajit prill i vitit 1999, duke vepruar nė bashkėrendim me persona tė tjerė tė paidentifikuar dhe nė bazė tė njė ndėrmarrjeje tė pėrbashkėt kriminale, kanė urdhėruar dhe kanė marrė pjesė nė rrahjen dhe torturimin e civilėve shqiptarė tė Kosovės qė mbaheshin nė paraburgim nė Llapashticė, nė njė pėrpjekje qė tė detyrojnė tė paraburgosurit tė pranojnė veprimet e tradhtisė ndaj UĒK-sė.

Ibrahimi27.03.2013/23:54

Keta bandit duhet me i denu me burgim te perjetshum.Kan ... e masekru njerz te pa fajshem,jan sjell si kauboja vet i kam pa se si i kan rraf njerzit e pa fajshem,kam qen aty ne llogor dhe jam keq trajtu pre ketyre luftetarve te rrejshum.Vetum e kan plaqkit popullin asgje tjeter