Thirrje Prishtinës e Beogradit të arrijnë marrëveshje

Publikuar: 27.03.2013 - 15:25

Prishtinė, 27 mars - Kosova dhe Serbia nuk duhet tė lėshojnė rastin e arritjes sė njė marrėveshje politike nė kuadėr tė dialogut aktual qė po ndėrmjetėsohet nga Bashkimi Evropian, ka deklaruar tė mėrkurėn nė Prishtinė, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit pėr bashkėpunim rajonal me seli nė Sarajevė, Goran Svilanoviq.

Ish-ministri i Jashtėm Jugosllav, mori pjesė nė njė debat lidhur me bashkėpunimin rajonal dhe integrimet tė organizuar nga Zyra e BE-sė nė Prishtinė.

Me kėtė rast, Svilanoviq inkurajoi tė dyja palėt qė tė arrijnė deri te marrėveshja.

“Serbia qė nga viti 2000 ėshtė duke ecur pėrpara nė rrugėn drejt BE-sė, por nė vazhdimėsi ēėshtja e Kosovės e ka penguar nė kėtė rrugėtim”, ka thėnė Svilanoviq, transmeton REL.

Sipas tij, njė marrėveshje eventuale midis Kosovės dhe Serbisė do tė ishte qenėsore pėr rrugėn e saj drejt integrimeve.

Svilanoviq ka thėnė po ashtu se marrėveshja qė do tė arrihet mes Kosovės dhe Serbisė nuk do tė jetė e lehtė pėr asnjėrėn nga palėt.

Mirėpo, sipas tij, pikėrisht momenti i arritjes sė marrėveshjes do tė mund tė ishte shembull pėr tė gjitha vendet e rajonit.

“Pėrreth nesh nė rajon ka pasur disa mundėsi qė janė lėshuar dhe zakonisht pastaj kėrkohen vite qė tė arrihet sėrish nė pikėn ku palėt tė jenė nė gjendje tė flasin sėrish me njėra tjetrėn dhe tė bėjnė marrėveshje. Prandaj shpresoj qė nuk do tė humbet ky rast”,  ka deklaruar Svilanoviq.

Ndėrkohė, shefi i Zyrės sė BE-sė nė Prishtinė, Samuel Zbogar tha se marrėveshja pėr fusnotėn e arritur nė dialogun teknik midis Prishtinės dhe Beogradit i ka mundėsuar Kosovės qė tė anėtarėsohet nė Kėshillin pėr Bashkėpunim Rajonal.

Sipas tij, bashkėpunimi ndėr-fqinjėsor ėshtė njė prej standardeve qė kėrkohet nė kuadėr tė integrimeve.

“Bashkėpunimi rajonal ėshtė edhe si gur-themel i integrimit evropian apo ēfarėdo integrimi tjetėr, ėshtė pikėrisht aty ku fillon ēdo gjė dhe mbi tė cilėn ndėrtohet ēdo gjė. Prandaj ėshtė faktorė kyē pėr stabilitetin politik pėr siguri pėr  prosperitet ekonomik dhe social”, ka thėnė Zbogar.

Ky bashkėpunim, vijoi ai, ėshtė katalizator pėr marrėdhėnie tė mira fqinjėsore dhe do tė ndihmojė pėr tejkalimin e problemeve nga e kaluara. 

Bashkėpunimi rajonal ėshtė pjesė e politikave integruese evropiane.

Nė rastin e Kosovės, dialogu me Serbinė ka sjellė deri te njė marrėveshje sipas tė cilės, Kosova pėrfaqėsohet nė nisma e konferenca rajonale, por pėrmes njė fusnote poshtė emrit tė saj.

Fusnota, ishte pasojė e kundėrshtimeve tė vazhdueshme tė Serbisė rreth pranisė sė Kosovės tė cilėn nuk e njeh si shtet.