Ministritë kanë përmbushur rekomandimet e Avokatit të Popullit?

Publikuar: 26.03.2013 - 08:43

Prishtinė, 26 mars – Ministri i Administrimit tė Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviq, si dhe pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Administratės Publike kanė raportuar tė hėnėn nė Komisionin pėr tė Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona tė Pagjetur dhe Peticione. Ata janė ftuar tė raportojnė lidhur me pėrmbushjen e rekomandimeve tė dala nga Raporti i Avokatit tė Popullit pėr vitin 2011, qė kishte tė bėnte me implementimin e Ligjit pėr gjuhėt dhe Ligjit pėr qasje nė dokumente publike. Ata janė deklaruar se i kanė pėrmbushur nė masė tė madhe kėto rekomandime. Kurse pėrfaqėsuesit e Avokatit tė Popullit nuk ishin prezentė nė kėtė mbledhje.

Ministri  Petroviq duke folur pėr implementimin e Ligjit pėr gjuhėt ka thėnė se Qeveria ėshtė e pėrkushtuar pėr mbrojtjen dhe avancimin e tė drejtave tė tė gjitha komuniteteve, nė mėnyrė qė tė ketė integrim sa mė tė shpejtė. Ai ka bėrė tė ditur se rekomandimet e Avokatit tė Popullit qė kanė tė bėjnė me plotėsimndryshimin e Udhėzimit Administrativ pėr pėrcaktimin e procedurave pėr zbatim tė Ligjit pėr pėrdorimin e gjuhėve nė komuna janė duke u zbatuar nė masėn mė tė madhe dhe me instalimin e “Softwerėve” tė rinj ato, ka thėnė se do tė gjejnė zbatim tė plotė. Avokati i Popullit kishte rekomanduar qė kjo ministri ta bėjė plotėsisht funksional Kėshillin e gjuhėve, tė emėrojė edhe dy pėrfaqėsues tė komuniteteve, njė nga ai boshnjak dhe njė rom nė pėrbėrjen e Komisionit pėr gjuhėt, si dhe tė krijohen kushte financiare pėr rekrutimin e pėrkthyesve profesionistė nė ato institucione ku ndihet mungesa e tyre si nė nivel qendror ashtu edhe nė nivelin lokal.