Familja kërkon varrimin e ministrit Krasniqi në Kosovë (II)

Publikuar: 26.03.2013 - 08:14

Tiranė, 26 mars Ahmet Krasniqi, ish-ministėr i parė i Mbrojtjes sė Kosovės, ekzekutuar mė 21 shtator 1998 nė Tiranė nė moshėn 50-vjeēare, prehet nė varrezat e Sharrės, shumė pranė mikut tė tij Azem Hajdari. Aziz Krasniqi, kushėriri i parė i ministrit, nė intervistėn dhėnė pėr "Gazetėn Shqiptare", shprehet se nė kėtė 15-vjetor tė pėrkujtimit tė tij do kėrkojnė qė eshtrat e Ahmet Krasniqit tė kthehen nė Kosovė dhe tė vendosen nė varrezat e dėshmorėve.

Por si ka qenė jeta e ish-ministrit nė fėmijėri, rritja e tij jetim e sa ka ndikuar familja e krijuar me serben Sllobodanka nė pėrcaktimet e ndryshme qė i kanė bėrė qenies sė tij pas vrasjes...
Keni qenė ndonjė herė nė shtėpinė e tij nė Tiranė?

Sa di unė dhe jam i sigurt, Ahmet Krasniqi nuk ka pasur shtėpi personale nė Tiranė. Ai ishte nė Tiranė pėrkohėsisht, por edhe nė Tropojė, derisa tė futej nė Kosovė me batalionin "Skėnderbeu".
Pas vrasjes sė Krasniqit, pati mė ofensiva serbe?

Pas vrasjes sė tij nė Tiranė, mė 21 shtator 1998, nė mėngjesin e 22 shtatorit, forcat serbe e bėnė Zhilivodėn (vendlindjen e Ahmet Krasniqit) rrafsh me tokė. Popull dhe ushtarė ishim tė strehuar nė Qyqavicė, pikėrisht familja ime u gjind nė vendin e quajtur Qeshmja e Djefci.

Pse nuk i interesonte politikės kosovare tė kishte nė qeveri njė burrė si Ahmet Krasniqi?
Sepse ishte lufta pėr pushtet, sepse ishin pėrēarjet pikėrisht sikur nė kohėn e Jusuf Gėrvallės. Sepse gjatė luftės mbretėronte njė atmosferė vėllavrasėse mu sikur pas Mbledhjes sė Mukjes dhe kjo gjendje vazhdoi edhe pas luftės qė gjithashtu janė tė dhimbshme.

Vrasėsit e tij janė identifikuar dy shqiptarė qė pėrdorin dialektin e Kosovės, dini gjė pėr fatin e tyre, njėrin kemi lexuar se ėshtė vrarė?

Besoj qė pėr kėtė pyetje jam pėrgjigjur nė pyetjen e mėsipėrme. Sikur tė dinim dhe tė ishim tė sigurt nga ajo qė thuhet nė net, sigurisht qė do t'iu bėnim padinė nė gjyq. Emri dhe mbiemri i tė vrarit gjendet nė faqen e (FB) tė Ahmet Krasniqit. Por, atė emėr e shkroi nofka Arvan Arvanitas. Sa mund t'i besohet njė nofke!?

E kė akuzoni pėr vrasjen e tij?
Kjo ēėshtje ėshtė aq shumė e koklavitur sa s'mund t'i vesh gishtin askujt. Pėr kėtė kemi kėrkuar nga drejtėsia shqiptare tė hapė dosjen e Ahmet Krasniqit pėr t'u gjetur vrasėsit, ose tė na thonė nėse kjo ėshtė vazhdimėsi e persekutimit tė fisit tonė nga ai rrjeti enverist si Haziz Xhelivodės e ministrit Krasniqi. Ėshtė thėnė se 3 vetė nė atė atentat kanė qenė nga Shqipėria e pesė nga Kosova. Pse nuk jepen emrat e tyre, tė dėnohen, por i duhet tė mbajė nė ndėrgjegje peshėn e vrasjes sė Ahmetit.

Komandanti ka lėnė gruan, Sllobodankėn, vajzėn Teutėn e njė djalė, Florentin. Ku jetojnė ata tani, me se merren, sa shpesh i takoni?
Gruaja jeton nė Rovinje ndėrsa fėmijėt nė Zagreb. Djali vjen shpeshherė nė Kosovė d.m.th takohemi 4 apo 5 herė nė vit.

Po bashkėshortja e Ahmetit, Sllobodanka ėshtė kroate?
Ėshtė serbe, por dihet fakti qė nė atė kohė me kryerjen akademinė ushtarake dhe me marrė gruan shqiptare ka qenė shumė vėshtirė.

Ka ndikuar gruaja e tij qė disa e quajnė jugosllav?
Po ēfarė lidhje ka gruaja. Edhe Ismail Qemali gruan e kishte bullgare, por vetė ishte shqiptar. Vrasja e Ahmet Krasniqit ka qenė vrasja mė e madhe pas Hasan Prishtinės dhe e ngjashme me vrasjen e anėtarit tė qeverisė sė Ismail Qemalit, Mehmet Pashė Durrahi. Fatkeqėsisht kėtu pėrsėritet historia, pėr shkak se ende ka njerėz qė kanė propaganduar e propagandojnė kundėr popullit shqiptar.

Mund tė na tregoni copėza kujtimesh tuajat personale me tė ndjerin ministėr?
Viti nuk mė kujtohet kur ka qenė nė familje, por besoj diku rreth vitit 1989-1990, po nė atė kohė isha nė shoqėrinė kulturo- artistike "Jusuf Gervalla" dhe Ahmeti mė tha: Kėndoja Bacit njė kėngė me ēifteli. Ja kėndova kėngėn "Moj Serbi shtrig e vjetėr" kur pėrfundova mė tha: Tė kėndoftė zemra e rrofsh Aziz Zhilivoda i vogėl.

Kur ia kėndove kėngėn, Ahmeti erdhi nė shtėpinė tuaj?
Ishim nė odėn e axhės Ragip, kėshtu qė shtėpia jonė ka qenė e pėrbashkėt.
Po gjyshi juaj, ku jetonte dhe pse u dėnua?

Jetonte nė Elbasan dhe u dėnua me 10 vite burg me akuzėn se kishte bėrė propagandė kundėr pushtetit tė atėhershėm Enverist dhe mbronte shokėt e tij patriotė nga Kosova.
Ahmet Krasniqi ėshtė varrosur afėr Azem Hajdarit nė Tiranė, njihej me tė?

Po, Azem Hajdari dhe Ahmet Krasniqi njiheshin mirė, sepse Azem Hajdari ka qenė mbėshtetės i fortė i ēlirimit tė Kosovės.
Mos kanė lidhje dy vrasjet bashkė?

Mund tė kenė lidhje, por ne nuk dimė asgjė nė kėtė drejtim. Sipas asaj qė dihet, pas njė darke pune nė restorantin "Nėna mbretėreshė" nga restoranti dalin 3 automjete dhe rrugės i ndal policia shqiptare e maskuar, dy i lėshon por ua ndėrron drejtimin, ndėrsa automjeti ku gjendej Ahmet Krasniqi niset nė drejtim tė banesės ku banonte.

Me kė ka qenė Ahmet Krasniqi kur ėshtė vrarė?
Drejtues i automjetit ka qenė Naim Geci dhe njė gazetar-oficer Rifat Haxhijaj, tė dy jetojnė nė Zvicėr. Vrasjen nuk e kanė shpjeguar asnjėherė publikisht.

Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaēi kanė pasur njohje me Ahmetin?
Hashim Thaēin e di se ka pasur njohje, ndėrsa pėr Ramushin s'mund tė them, se nuk e di.
Pse u rrit nė shtėpinė tuaj Ahmet Krasniqi?

I ati i Ahmet Krasniqit vdiq pas torturave serbe rrugės pėr nė spital, ndėrsa e ėma i vdiq pak kohė pas lindjes sė Ahmetit. Nė kohė qė ai do lindte, 36 anėtarė tė familjes sonė kanė qenė nė burg nė Vushtre. Kur i erdhi koha me lind, nanėn e Ahmetit e nxorėn prej burgut e ajo shkoi te vėllezėrit e vet nė Bushnicė. Ai u rrit jetim e deri tre vjeē ka nejt te dajat. Mė pa Shehidja, gjyshja ime, gruaja e Haziz Xhilivodės e rriti atė e Bexhetin deri sa u shkolluan.

Po jeta e vėllait tė vet?
Mė 1981 Bexheti u dėnua pėr mbajtje tė librave tė ndaluar dhe u burgos. Mė pas iku nė Gjermani, aty ku ende jeton.
Ekziston shtėpia juaj e vjetėr?

Jo, ajo u kall nga lufta e gėrmadhė ka mbet.
Shumė njerėz kanė marrė tituj, por duket se emri i Ahmet Krasniqit ėshtė lėnė pak nė hije?
Ahmet Krasniqi ėshtė shpallur Hero i Kombit e pėr sa i pėrkeq asaj ēėshtjes sė lėnė nė hije, po jua pėrsėris qė, me u hap dosja e Ahmetit, dalin nė shesh shumė tė palara, e kjo kuti e Pandorės s'i intereson politikės me e hap.

Po rrugė me emrin e tij a ka?
Po, ka njė rrugė nė Prishtinė, qė mė parė njihej si rruga "Dragodan", ka nė Prizren nė lagjen "Artakall" dhe nė Mitrovicė.
Tani, meqė bėhen 15 vjet nga vdekja e tij, do i kėrkoni eshtrat e tij pėr t'i bėrė nė rivarrim siē i takon?

Sigurisht qė ne dėshirojmė shumė qė t'i kthejmė eshtrat e Ahmet Krasniqit nė Kosovė, por duam ta bėjmė kėtė institucionalisht, sepse ashtu i takon. Kemi kėrkuar pėr njė vend nė Varrezat e Dėshmorėve nga Isa Mustafa dhe ai ka premtuar se do e bėjė tė mundur, por ka thėnė qė kjo do punė. Por ne do kėrkojmė 'non stop' tė sillen eshtrat e tij nė Kosovė ashtu siē i takon. Ndėrkaq, duam tė sjellim nė Kosovė edhe eshtrat e gjyshit, Haziz Xhilivodės, i cili ndodhet i varrosur nė Elbasan.

U jeni drejtuar institucioneve shqiptare pėr hapjen e dosjes?
Po, Bexhet Krasniqi, vėllai i Ahmetit, ka kėrkuar tė hapet dosja dhe i kanė thėnė qė tė gjejė njė avokat tė fortė pėr tė ndjekur kėtė ēėshtje. Por s'e kuptojmė pse pėr njė vrasje tė njė niveli kaq tė lartė duhet tė merremi ne me avokatė, dhe shteti shqiptar ku u krye vrasja nuk pėrpiqet me zbardhė ēėshtjen e me gjet fajtorėt.

15 vjet nga vrasja  e ministrit Ahmet Krasniqi, flet kushėriri i parė (1)

Tiranė, 25 mars - Ahmet Krasniqi, ish- ministri i parė i Mbrojtjes nė Kosovė, u vra nė mes tė Tiranės, diku nė zonėn e ish-shtėpisė sė Partisė nė 21 shtator tė vitit 1998 pak para mesnate. Sivjet bėhen 15 vjet nga vdekja e tij e familjarėt kėrkojnė pėrgjegjėsit e atentatit mafioz. Aziz Krasniqi kushėriri i parė i Ahmet Krasniqit, pėrmes njė interviste pėr "Gazetėn Shqiptare", rrėfen detaje nga jeta e themeluesit tė UCK dhe pėrplasjet brenda politikės kosovare nė ato vite.

GSH: Sivjet bėhen 15 vjet nga vrasja e ish-ministrit tė Mbrojtjes Z. Ahmet Krasniqi i ekzekutuar nė Tiranė, sa ju ka lėnduar vdekja e tij?

Krasniqi: Vrasja e tij na ka lėnduar shumė pėr faktin se ėshtė vrarė nė shtetin amė, siē e kemi ditur dhe shumica e shqiptarėve tė Kosovės tė tillė e dinė ende. Nė Tiranė Ahmeti nuk ishte ilegalisht, tė gjitha institucionet e shtetit shqiptar e kanė ditur, pasi ai banonte nė Tiranė dhe ajo banesė kishte adresė. Aty ishte me mision dhe ai mision ishte ēlirimi i Kosovės.

GSH: Si e kujtoni momentin e vrasjes se tij, kush jua tha e ku ndodheshit?

Krasniqi: Ishte 22 shtatori 1998, ishim nė njė ofensivė serbe, qė e kishte kapluar tėrė rrezen e Qyqavicės. Kanė qenė lajmet e orės 13:00, kur morėm lajmin e vrasjes sė Kolonel Ahmet Krasniqit, ishte njė lajm shumė i kobshėm pėr ne si familje dhe njė ndėr ligėsitė mė tė rėnda qė mund t'i bėheshin familjes sonė, kur dihet fakti sa ka dhėnė kontribut familja jonė pėr njė Shqipėri tė Madhe dhe ku ishte vrarė.

Po familja e tė ndjerit si e mėsoi lajmin?

Familja e Ahmet Krasniqit nuk e di si e mėsoi lajmin e vrasjes, sepse nė atė kohė nuk kemi pasur mundėsi komunikimi, por mendoj qė ka qenė lajmi mė i rėndė qė mund tė prisnin.

GSH: Kemi dėgjuar se nė varrimin e z. Krasniqi nuk ishin prezentė krerėt e UĒK-sė, madje kishte pak pjesėmarrje, pse kėshtu?

Krasniqi: Pėr krerėt e UĒK-sė qė rrinin nė Tiranė nuk di, por di se Komandanti i UĒK-sė tė Shtabit tė Qyqavicės (Shtab i dytė nė Kosovė, pas atij tė Likofcit) Hashim Krasniqi nga Zhilivoda kishte biseduar disa herė me Ahmetin nė telefon nga Qyqavica nė Tiranė: Hashimi nė varrim nuk ka mundur t'i shkojė, sepse atėherė ishte ende luftė, por pėr ta nderuar te varri i ka shkuar nė disa pėrvjetorė. Herėn e fundit ka qenė mė 21 shtator 2012. Besoj shumė qė pėr 15-vjetorin, nėse jo tė gjithė, shumica e ushtarėve tė UĒK-sė sė vendlindjes sė Ahmet Krasniqit, me nė krye komandantin e atėhershėm, Hashim Krasniqin, do t'i shkojmė pėr t'i bėrė homazhe aty ku ėshtė i varrosur, te varrezat e Sharrės, nė Tiranė.

GSH: Ēfarė kontributi real ka pasur z. Ahmet Krasniqi nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės?
Krasniqi: Atėherė nuk e kam ditur, sepse nuk kam pasur kohė tė hulumtoj, pasi edhe vetė kam qenė ushtar i UĒK-sė, por mė vonė nga shkrime dhe dėshmi tė ndryshme kam mėsuar se kontributi i tij ishte i madh. Ahmet Krasniqi e ka furnizuar UĒK-nė me armatime, me para pėr nevoja tė luftės dhe me shumė ushtarė.

Nė kohėn qė u vra Ahmet Krasniqi nė Tiranė u pėrfol edhe varianti qė ekzekutimi kishte shkak tregtimin e paligjshėm tė armėve me tė cilėn ai merrej?
Nuk ėshtė e vėrtetė, ajo ėshtė disinformatė e propagandė e njerėzve dhe politikave pro serbe.

GSH: Nė lundrimet tona pėrmes informacionit kemi lexuar se disa e quanin z.Ahmet tradhtar, pse e gjithė ajo luftė kundėr tij?

Krasniqi: I kam lexuar edhe unė dhe tė gjithė anėtarėt e familjes. Kėto akuza na kanė goditur shumė, po aq sa edhe vrasja e tij. Tė gjithė atyre zė korbave, qė me shpalljen e Ahmet Krasniqit tradhtar mundohen ta arsyetojnė vrasjen e tij, le t'u mbetet pėr turp njė cilėsim i tillė. Atyre Ahmeti ende po u shėrben si kurban, pėr luftėn politike, siē u ka shėrbyer titistėve familja e Aziz Zhilivodės. Si ka mundur tė ishte tradhtar Ahmet Krasniqi, i biri i Hajriz Krasniqit, tė cilin titistėt ia kishin mbytur babėn duke e rrahur me dru?

Si mund tė jetė tradhtar Ahmet Krasniqi, nipi i Aziz Zhilivodės, i cili me luftėn e tij u kishte shkaktuar titistėve probleme pėr njė Shqipėri etnike. Si ka mundur tė ishte tradhtar Ahmet Krasniqi, kur i vėllai, me rastin e demonstratave tė famshme tė vitit 1981, u burgos dhe u dėnua me burg nga UDB-tė e devotshėm titistė? Dhe nė fund, si mund tė ishte tradhtar Ahmet Krasniqi, pjesėtari i Lėvizjes Kombėtare tė patriotit Metush Krasniqi, ku bėnin pjesė edhe Sabri Maxhuni (Novosela), Jusuf Gėrvalla, Shefqet Jashari-Strofci, etj.

GSH: Krasniqi ka qenė kolonel i APJ, mos ka ndikuar kjo nė pėrcaktim?
Krasniqi: Tė gjithė oficerėt e UĒK-sė kanė qenė oficerė karriere tė APJ-sė, madje edhe dy komandantėt e saj; Bislim Zurapi e Agim Ēeku. Nėse tė qėnurit oficer i APJ-sė ka qenė referenca pėr tradhtar, atėherė qenka dashur tė pushkatohen edhe kėta qė i pėrmenda dhe tė gjithė tjerėt. Haptas, deri sot, asnjė institucion as i Kosovės, as i Shqipėrisė nuk e ka cilėsuar Ahmet Krasniqin tradhtar. Nuk kam lexuar asnjė herė qė me ndonjė komunikatė, as Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė ta ketė shpallur Ahmet Krasniqin tradhtar. Pėrkundrazi, ish-kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, e ka shpallur hero tė Kosovės.

Pas kėtij akti, nė shtyp u paraqitėn dy zė korba qė krrokatėn kundėr Ahmetit. Njėri nuk po ndalet ende, e ai ėshtė Ibrahim Kelmendi. Vitin e kaluar, pasi Milaim Zeka, nė faqen e internetit "Presheva Jonė" thotė se tė gjithė krerėt e atėhershėm dhe tė tashėm tė Shqipėrisė i dinė emrat e atyre qė e vranė Ahmet Krasniqin, jep edhe njė informacion tjetėr kur thotė: "Nė fund tė fundit kemi edhe informacione e dėshmi tė tjera rreth kėsaj vrasjeje, ku autori Ibrahim Kelmendi nė librin e tij tė fundit shpjegon, duke thėnė se "unė kam intervistuar ushtarin i cili ka ekzekutuar Ahmet Krasniqin...".

Kur nė FB nė faqen e Ahmet Krasniqit, Iliriani, nipi i Aziz Zhilivodės, nė cilėsinė e administratorit tė faqes, e postoi kėtė informacion, papritmas u kyēėn tė dy edhe Milaim Zeka edhe Ibrahim Kelmendi, pas sharjesh e fyerjesh reciproke, Ibrahim Kelmendi vazhdoi me fyerje duke thėnė, se "i vinte keq qė nuk e ka pasur atė privilegj tė vriste vetė Ahmet Krasniqin dhe sikur ta dinte vrasėsin, si atėherė edhe sot, do t'ia bėnte tapi tokėn e babės".

Nė kėtė reagim tė Ibrahim Kelmendit reagoi njė nofkė, qė e shėnoi emrin dhe mbiemrin e vrasėsit tė mundshėm, i cili, sipas njė artikulli qė ekziston nė faqen e Ylli Polovinės, ky atentator qenka vrarė pas shpine nga tė vetėt! Ja se si e pėrshkruan Ylli Polovina atentatorin e mundshėm: "Ky ishte nga njė qytet me emėr tė mirė nga Kosova. Deri atėherė njihej si njeri i mirė, por qė mė pas iu dha shumė pijes.

Shumė muaj mė pas nga mesnata e 21 shtatorit 1998 do tė vritej. Gjendej nė njė betejė me milicinė e ushtrinė serbe, por plumbin e mori nė shpinė". (http://www. yllipolovina. com/index. php? page= news & news=504 ). Cili ėshtė ushtari i dytė, i gjallė? Ne familja e Ahmetit nuk e dimė. Ndoshta e di Ibrahim Kelmendi, pasi sipas Milaim Zekės, ai e paska bėrė edhe njė intervistė me atė ushtar dhe figuruaka nė njė nga librat e tij.

GSH: T'u kthehemi pak viteve nė kohė. Nė vitin 1991, z.Krasniqi dezertoi nga APJ dhe iu bashkua Gardės Kombėtare Kroate. A ėshtė e vėrtetė qė komandanti furnizoi me armė kroatėt pėr tė mbrojtur ēėshtjen e tyre pėr ēlirim?

Krasniqi: Nga ajo intervistė, edhe ne familjarėt e Ahmetit kemi mėsuar shumė gjėra, - nėse e keni fjalėn pėr intervistėn qė e ka pėrkthyer nga kroatishtja Sefedin Krasniqi... Pra nė vitin 1991, siē dihet tashmė botėrisht, ai kishte dezertuar, nė fakt ishte burgosur nė Rjekė tė Kroacisė dhe ishte dėrguar nė burg nė Beograd.

Kur serbėt e kishin dėrguar nė front nė Kroaci, ai kishte dezertuar dhe ishte kthyer nė Kosovė, pastaj ilegalisht nė Shqipėri te axha i vet, apo gjyshi im, Aziz Zhilivoda nė Elbasan. Derisa Gardės Kroate i kishte bėrė shumė shėrbime, nuk iu kishte bashkuar kurrė, sepse siē thashė, APJ e kishte burgosur; pikėrisht gjenerali Ēad, me kombėsi sllovene, qė kishte luftuar pėr ruajtjen e Jugosllavisė.

Tė gjithė e dinė se Ahmet Krasniqi ishte kundėr kyējes sė ushtarėve dhe oficerėve shqiptarė nė Gardėn Kroate gjatė luftės. Me kėdo qė mė ka rastisur tė bisedoj, ai i kishte kėshilluar ushtarėt shqiptarė tė dezertonin dhe tė ruheshin pėr ēlirimin e Kosovės.

GSH: A njihet nė Kroaci ky nder le ta quajmė, qė njė shqiptar u bėri kroatėve?
Krasniqi: Sa di unė, ky nder nuk i njihet nga institucionet kroate, por nga komandantėt e Gardės Kroate, me tė cilėt kishte bashkėpunuar dhe tė cilėve u kishte ndihmuar. Nė Gospiē dhe Likė, Ahmeti ėshtė shumė i respektuar. Kėtu vlen tė pėrmendet Dr. Drazhen Jerkoviq, i cili ishte tronditur kur kishte dėgjuar pėr vrasjen e tij nė Tiranė. Kjo intervistė gjendet nė shumė faqe interneti. http://agim. poeticforum. com/ t15357 - dr - drazhen - jerkovicsi - e - njoha-kolonel-ahmet-krasniqin

GSH: Nė njė intervistė tė atyre viteve qė kemi lexuar nga i ndjeri, ai shkruante se gjenerali ēad qė e arrestoi dhe burgosi, jetonte i lumtur nė Rjekė, ndėrsa z.Ahmet Krasniqi, pėr-veēse ia morėn shtepinė nė Gospiē me gjithė ēka kishte, i morėn dhe atė nė Rjekė?

Krasniqi: Po, Ahmet Krasniqi, po edhe ne, si familje e Aziz Zhilivodės pėr tė gjithė pushtetarėt nė ish-Jugosllavi, padyshim qė kemi qenė kurban pėr qėrimin e hesapeve nė mes pushtetarėve. Besa edhe nė Shqipėri, gjyshi im, ndjesė pastė, qė para pak ditėsh mbushi 19 vjet qė u shua, nuk kaloi mė mirė edhe me enveristėt. Pasi babi im i ndjerė, Fak Krasniqi, e siguroi "Dosjen e Aziz Zhilivodės" dhe gjykimin e tij nė Shqipėri, jam tronditur kur e kam lexuar se nėpėr tė njėjtėn rrugė monstruoze kemi kaluar edhe ne pjesėtarėt e tjerė nė Kosovė.

Mė besoni, ne fėmijėt e familjes sė Aziz Zhilivodės, kurrė nuk kemi guxuar tė dalim e tė luajmė me moshatarėt tanė, sepse prindėrit tanė kishin frikė se mos kalonte ndonjė patrullė e milicisė sė asaj kohe dhe na pyeste apo provokonte diēka... Ndėrsa gjenerali Ēad ishte slloven, nuk mund tė bėhej kurban aq lehtė sikur Ahmet Krasniqi dhe shumė oficerė e ushtarė shqiptarė nėpėr ish-republikat jugosllave qė ktheheshin nė arkivole qysh nga viti 1981.

GSH: Mund tė na flisni pak pėr vitet e emigrimit nė Austri, me ēfarė u mor atje?
Krasniqi: Ahmet Krasniqi nuk ka emigruar kurrė nė Austri, atje ishte transit pėr Gjermani, pasi e kishte kėshilluar Aziz Zhilivoda tė shkonte atje dhe nga atje t'i fillonte pėrgatitjet pėr luftėn ēlirimtare tė Kosovės. Pasi i kishte dėshtuar kalimi nė Gjermani, kthehet nė Kroaci dhe zhytet nė varfėri e mjerim tė thellė.

Vite tė vėshtira pasuan jetėn e ish-ministrit derisa ai u detyrua tė shiste perime nė Rovinj; a bisedonte me ju nė atė kohė, si ndihej...?

Unė nė atė kohė kam qenė i ri, por nga shkrimet dhe shumė dėshmi kam mėsuar qė, nga viti 1994, Sefedin Krasniqi kishte ia kishte arritur tė bėnte njė kontakt, dhe atė, me porosinė e babit tim, Faik Krasniqit dhe kushėririt, Shefqet Krasniqit. Ndėrsa nė vitin 1996, Ahmet Krasniqi, nga Gjermania, pasi e viziton tė vėllain, Behxhetin, shkon nė Zvicėr te Sefedin Krasniqi, i cili e vė nė kontakt me njeriun qė Ahmetin e kishte anėtarėsuar nė Lėvizjen e Metush Krasniqit, pra Shefqet Jashari Strafci. Para se tė kthehej pėr Kroaci, kontakton me ministrin e Informatave tė Qeverisė "Bukoshi", Xhafer Shatrin, i shoqėruar nga Hilmi Nebihi.

GSH: Sa i lidhur ishte komandanti me Kosovėn dhe cilat ishin pėrpjekjet e tij pėr tė kontribuar nė ēlirimin e Kosovės?

Krasniqi: Komandanti ishte i lidhur me Kosovėn gjithė jetėn. Tani vonė kemi mėsuar se kur dezertoi nga APJ dhe erdhi nė Prishtinė, atė e kishte pritur nė takim Dr. Fehmi Agani, pikėrisht pėr organizimin e luftės nė Kosovė. Ahmet Krasniqi, kurrė nuk e kishte harruar Kosovėn, sepse nė APJ e kishte udhėzuar tė regjistrohej babai im, Faik Krasniqi dhe patrioti i madh, Metush Krasniqi. Jam i bindur se pėr atė periudhė, nga tė gjallėt, askush nuk di mė mirė tė flasė pėr Ahmet Krasniqin sesa Sabri Maxhuni- Novosella dhe Shefqet Jashari - Strofci.

GSH: Krasniqi u emėrua ministėr i Mbrojtjes sė Kosovės nė qeverinė e Bukoshit; si i erdhi ky emėrim?

Krasniqi: Kėtė pyetje duhet ta dijė Qeveria "Bukoshi" dhe vetė Bukoshi. Megjithatė, tė gjithė kolegėt e tij janė shprehur se Ahmet Krasniqi ishte ushtaraku mė i zotė nga tė gjithė ushtarakėt shqiptarė qė ishin shkolluar dhe kishin shėrbyer nė ish-APJ.

Si pėrfundoi nė Tiranė Ahmet Krasniqi?

Nė Tiranė kishte shkuar nga Zvicra pėr tė organizuar ushtrinė e Kosovės dhe formoi Ministrinė e Mbrojtjes. Tė gjitha brigadat qė i pėrgatiti pėr luftė, dhanė betimin nė Tropojė. Ka pasur njė marrėveshje qė njihet si Marrėveshja e Oslos, mes Ministrisė sė Mbrojtjes, Adem Demaēit dhe Xhavit Halilit, pėr organizim tė pėrbashkėt tė luftės. Aty u vendos nga Bukoshi qė Krasniqi ta drejtonte luftėn nga Tirana, pėr tė bėrė organizimin e luftės nė bazė tė Marrėveshjes sė Oslos, ku prej andej bėri organizimin e ministrisė dhe tre brigadave, 134, 131 dhe 138.

Pas disa muajsh ndryshuan situatat; edhe pse ai vetė personalisht i ka dhėnė ndihma Shtabit tė Pėrgjithshėm, filluan gjėrat tė pėrkeqėsohen pėr tė, aq shumė, sa erdhi deri ekzekutimi i tij. Ahmeti pati edhe pėrplasje me Bukoshin, i cili ndėrpreu furnizimin e ushtrisė me mjete, duke i thėnė atij: "Nėse nuk m'i plotėson kushtet pėr luftė ku mos tė ngelė mė kėmbė shkjau nė Kosovė, unė s'do marr pjesė." Si ēdo luftė e bėrė nė trojet shqiptare, edhe kėtu pati pėrplasje mes forcave, ku Ahmet Krasniqi ishte vetėm viktimė.

GSH: Pra ju po thoni qė ka pasur pėrplasje mes Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė dhe Bujar Bukoshit atėherė kryeministėr?

Krasniqi: Po, ka pasur pėrplasje mes tyre, por kėtu ėshtė ajo kutia e Pandorės, qė me t'u hapur ajo, shumė sene do dalin nė shesh.



 

Fita25.03.2013/23:12

Sa vite kan kalur dhe misteri i ... sjes se A.Krasniqit ende fshihet brenda kutis se pandores.Shtrohet pyetja pse pra familjaret e te ndjerit Krasniqi nuk fillojne vet ta hedhin hapin e ofrimit te dosjeve qe kan,ne menyre qe sa me heret qe te hapet kutia e pandores aq me heret do te dine qytetaret per ata qe po fshihen dhe po degradohen ne emer te atyre qe ata vet i ... ne.