Kundër Limajt edhe një hetim, ai e quan të kundërligjshëm

Publikuar: 20.03.2013 - 14:04

Prishtinė, 20 mars - Deputeti Fatmir Limaj  ėshtė marrė sot nė pyetje nga njė prokuror i EULEX-it, por nuk i ėshtė pėrgjigjur pyetjeve tė tij pėr rastin e ish-Ministrisė sė Transportit dhe Post-telekomunikacionit, e hetuar pėr korrupsion. Siē raporton KTV, avokatėt e Limajt e kanė quajtur jo ligjore pėrpjekjen e prokurorit, pasi qė vlerėsojnė se ka kaluar afati i prokurorisė sa i pėrket hetimeve pėr kėtė rast, pas ngritjes sė aktakuzės. Pavarėsisht kėsaj Limaj mund pėrballet edhe me njė aktakuzė tė re pėr korrupsion. Prokuroria dyshon se ai mund tė jetė i pėrfshirė nė keqpėrdorime  me tender pėr ndėrtim rrugėsh.

“Mund tė konfirmojmė se Fatmir Limaj ėshtė duke u intervistuar nė cilėsinė e tė dyshuarit nė rastin e dytė nė lidhje me Ministrinė e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. Ky ėshtė njė hetim i ri nė lidhje me tre tenderė tė ndėrtimit tė rrugėve. Rasti ėshtė duke u hetuar nga njė prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovės”, i ka thėnė KTV-sė, Blerim Krasniqi, zėdhėnės i EULEX-it.

Limaj pėrballet me njė aktakuzė tjetėr nė lidhje me MTPT-nė, gjykimi i sė cilės sipas EULEX-it nuk do tė nisė pa pėrfunduar rasti “Kleēka”. Ky rigjykim nis mė 18 prill.

bani20.03.2013/15:03

o Fatmir Limaj , qartë po shihet se qarqet e Eulexit po te dojn me te pa brenda, andaj tu kisha lut si per shpirt mos ju pergjigj ketyre ketyre te pacipeve , ketyre , ik dikah per nji kohe largohu se nuk osht kah ju intereson drejtesia kerkujt ata po te dojn mrena dhe pike, per ata po te isha ne vend tanin nuk do ti pergjigjesa edhe sikur po te rrotullohet e tre evropa ... ë.