Për gratë e dhunuara, lufta vazhdon

Publikuar: 08.03.2013 - 16:57

Prishtinė, 8 mars - “Lufta nė Kosovė pėr shumė qytetarė tė Kosovės ka pėrfunduar para 13 vjetėsh, por pėr 20 mijė gra, tė cilat kanė qenė viktima tė dhunės seksuale, kjo luftė po vazhdon”, u tha tė nė njė debat me temėn “Qasja nė drejtėsi pėr gratė dhe vajzat, viktima tė dhunės seksuale gjatė luftės nė Kosovė”.

Gratė e dhunuara gjatė luftės vazhdojnė tė mos kenė ende pėrkrahje tė duhur institucionale, kurse autoritetet thonė se po ndėrmarrin tė gjitha masat ligjore qė ato gra tė gėzojnė njė mbrojtje ligjore si kategori e dėmtuar e luftės.

Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi bėri tė ditur se qeveria ka formuar njė grup punues ndėrministror pėr ballafaqim me tė kaluarėn, i cili do tė zyrtarizohet  sė shpejti. Ky grup, siē thekson Kuēi, do tė ketė pėr detyrė pėrpilimin e strategjisė kombėtare pėr ballafaqim me tė kaluarėn.

“Dua t’ju siguroj qė ky grup do tė merret me hollėsi edhe me ēėshtjen e riparimit tė dėmeve tė viktimave tė luftės, qė janė viktimat e dhunės seksuale gjatė luftės nė Kosovė. Qeveria nuk e ka pėr qėllim qė gratė dhe femrat e dhunuara tė lihen jashtė apo anash politikave riparuese”< deklaroi Kuēi pėr Radion Evropa e Lirė.

“Pasi tė analizojė politikat aktuale, ku grup do tė shohė mėnyrėn se si ato tė trajtohen mė drejtė, mė mirė dhe si mund tė realizohen tė drejtat e grave tė dhunuara gjatė luftės dhe tė mos u mohet e drejta pėr tu dėmshpėrblyer pėr dhimbjet nėpėr tė cilat kanė kaluar”, ka thėnė Kuēi.

Para largimit nga Kosova nė qershor tė vitit 1999, forcat ushtarake, policore dhe ato paramilitare serbe, pėrveē mbi 10 mijė tė vrarėve dhe shkatėrrime masive, lanė pas vete njė plagė prej rreth 20 mijė femrave tė dhunuara.

Ministrja pėr Integrime Evropiane, Vlora Ēitaku theksoi se pėr kėto viktima do tė ketė projekte dhe programe konkrete zhvillimore. Programe, qė siē tha ajo, do t'i japin dinjitet e drejtėsi kėtyre viktimave, e jo lėmoshė dhe lule.

“Qė nga paslufta, gjendja e kėtyre grave ka qenė e mjerueshme. Ne si shoqėri dhe si institucione duhet tė pėrballemi dhe t’i japim zgjidhje kėtij problemi. Lufta nė Kosovė pėr shumė prej nesh ka pėrfunduar para 13 vjetėsh, por pėr 20 mijė gra dhe familjet e tyre kjo luftė vazhdon. Pėr kėtė arsye duhet tė angazhohemi qė tė ofrojmė projekte konkrete, nė mėnyrė qė kėtyre grave t’iu japim mundėsi pėr  dinjitet dhe prosperitet”, u shpreh Ēitaku.

Ligji pėr tė drejtat e viktimave tė luftės hyri nė fuqi nė fund tė vitit 2011 dhe sipas tij pėrdhunimet e luftės nuk janė klasifikuar si krim lufte.

Nė konferencė u theksua si e nevojshme njė ligj i veēantė qė do tė ofronte pėrkujdesje institucionale pėr kėtė kategori tė viktimave.

Kryeshefja ekzekutive e Agjencisė pėr Barazi Gjinore, Edona Hajrullahu tha se agjencia ėshtė nė proces tė hartimit tė planit tė veprimit pėr zbatimin e rezolutės 13-25 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara “Gratė Paqja dhe Siguria”.

“Qėllimi ynė ėshtė qė me zbatimin e planit tė veprimit nacional viktimat e dhunės seksuale, torturės dhe forma tė tjera tė dhunės tė ushtruara gjatė luftės, tė kenė qasje nė mekanizmat funksionale pėr mbrojtjen, qasjen nė drejtėsi, rehabilitimin dhe ri-integrimin e tyre”, theksoi ajo.

13 vjet pas pėrfundimit tė luftės, ende nuk ka asnjė tė dėnuar pėr rastet e dhunimeve gjatė luftės sė fundit nė Kosovė.