SHBA-ja: Asociacioni në përputhje të plotë me Kushtetutën

Publikuar: 07.03.2013 - 19:55

Prishtinė, 7 mars - Ambasadorja e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Kosovė, Tracey Ann Jacobson ka shprehur sėrish mbėshtetjen e plotė tė Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr dialogun qė po zhvillohet ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, me ndėrmjetėsimin e BE-sė. Ajo i ka dhėnė kėto komente nė njė bisedė tė shkurtėr me Radion Evropa e Lirė.

“Jam shumė e lumtur qė tė kem rastin qė sėrish tė shpreh mbėshtetjen e plotė tė Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr dialogun e sponsoruar nga Bashkimi Evropian, ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė. Nė saje tė lidershipit tė kryeministrit Thaēi, punės sė madhe tė tė dyja palėve, dhe pėrpjekjeve tė mėdha nga BE-ja dhe Baronesha Ashton personalisht, ky dialog ka tė gjitha gjasat qė tė ketė sukses.

Ka ende shumė gjėra nė agjendė. Kemi dėgjuar shumė diskutime ditėve tė fundit, pėr kėtė idenė e Asociacionit tė Komunave me Shumicė Serbe, qė do tė ishte nė pėrputhje tė plotė me Kushtetutėn e Kosovės. Dhe, shpresoj se do tė shohim lėvizje para pėr kėtė gjė, dhe temat tjera kyēe, siē ėshtė zhbėrja e strukturave paralele tė sigurisė, gjatė ditėve tė ardhshme. E di se kjo ėshtė njė detyrė e vėshtirė, dhe ne vėrtet e vlerėsojmė vullnetin e mirė tė shprehur nga tė gjitha palėt pėr tė ēuar pėrpara kėtė gjė”, tha ambasadorja amerikane.

Nė pyetjen se a ka gjasa qė ky asociacion tė ketė pushtet ekzekutiv, Jackobson tha se nuk dėshiron tė hyjė nė detaje. “Ne kemi dėgjuar mjaft qartė atė qė ka thėnė Qeveria e Kosovės dhe kryeministri. Nuk do tė ketė pushtet ekzekutiv ose zgjedhje tė drejtpėrdrejta. Ne e kuptojmė dhe respektojmė kėtė. Por, kjo ėshtė vėrtet diēka qė po negociohet nė Bruksel, nėn drejtimin e BE-sė, me pjesėmarrjen e dy kryeministrave”, pėrfundoi ambasadorja amerikane.