Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese vepron në mënyrë joligjore!

Publikuar: 07.03.2013 - 19:05

Prishtinė, 7 mars - Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Kosovės ka mbajtur seancėn dėgjimore pėr shqyrtimin e kėrkesės nr. K0 131/12, tė parashtruar nga deputeti Shaip Muja nė lidhje me kushtetutshmėrinė e neneve qė pėrcaktojnė mėnyrėn e punėsimit tė punonjėsve shėndetėsorė, si dhe sistemin shėndetėsor nė Ligjin pėr shėndetėsinė, tė miratuar nga Kuvendi, thuhet nė njė njoftim pėr opinion tė Lėvizjes Vetėvendosje.

Sipas VV-sė, Gjykata Kushtetuese pasi qė ka pranuar kėrkesėn, me tė cilėn janė kontestuar nenet 18, 19, 41 dhe 60 tė Ligjit pėr Shėndetėsinė, 04/L-125, mė 24 dhjetor 2012, ka nxjerrė vendimin pėr pezullimin e dispozitave tė kėtyre neneve. Mė 24 janar 2013, Gjykata Kushtetuese ka nxjerrė vendimin pėr vazhdimin e masės sė pėrkohshme pėr 3 muaj nė vazhdim, pra deri mė 30 prill 2014.

Mirėpo, nė seancėn e sotme dėgjimore Gjykata Kushtetuese shpalosi njė papėrgjegjshmėri. Lėshimi ka tė bėjė me marrjen nė shqyrtim tė kėrkesės me nenet qė tashmė nuk ekzistojnė fare nė Ligjin pėr Shėndetėsinė tė miratuar nė Kuvend.

Gjatė gjithė seancės dėgjimore, deputeti Muja fliste pėr pėrmbajtjen e neneve 18, 19, dhe 60 qė kishin tė bėjnė me pėrmbajtjen e Projektligjit, dhe jo tė ligjit tė miratuar nė Kuvendin e Kosovės. Do tė kishte kuptim sikur Muja ēėshtjen ta bazonte nė ligjin qė ėshtė nė fuqi, por ai gjithė ēėshtjen e bazon nė njė dokument tė pavlefshėm (projektligjin para procesit tė miratimit nė Kuvend).  Kjo tregon qartė se deputeti Muja dhe shokėt e tij deputetė, qė e pėrkrahėn iniciativėn e tij, realisht s’ishin tė interesuar seriozisht pėr kėtė ēėshtje.

Por mė flagrantja ėshtė se Gjykata Kushtetuese mė 24 dhjetor dhe mė 24 janar nxori vendimin mbi pezullimin e neneve 18, 19, 41, 60 tė Ligjit pėr Shėndetėsinė, duke u bazuar nė njė dokument qė nuk ka tė bėjė me Ligjin as nga pėrmbajtja as nga vlefshmėria. Pra, pėr ēudi Gjykata pati besim tė verbėr nė kėrkesėn nė fakt tė paligjshme tė z. Muja, besim tė cilin nuk ia lejon ligji.

Gjykata Kushtetuese, sipas dispozitave tė nenit 27 tė Ligjit pėr Gjykatėn Kushtetuese, obligohet qė sipas detyrės zyrtare apo me kėrkesė tė palėve tė vendosė pėrkohėsisht masa tė pėrkohshme ndaj njė ēėshtje qė ėshtė objekt i procedurės, nėse kėto masa janė tė nevojshme pėr tė evituar rreziqe ose dėme tė pariparueshme, ose nėse marrja e kėtyre masave tė pėrkohshme ėshtė me interes publik. Por kėtė e bėn vetėm nėse kėrkesa vėrtetohet si e bazuar nė ligj.

Ndėrkohė, gjatė gjithė seancės dėgjimore asnjėri nga gjyqtarėt nuk e ka vėnė nė pyetje kėtė ēėshtje, pėr deri sa nuk e ka theksuar kėtė ēėshtje Ministri i Shėndetėsisė, Ferid Agani, i cili ka sqaruar se asnjė nga ēėshtjet qė  ndėrlidhen me nenet 18, 19 dhe 60 nuk kanė tė bėjnė me pėrmbajtjen e ligjit tė miratuar nga Kuvendi i Kosovės, dhe se kėrkesa e Mujės ėshtė sa e pavend aq dhe joligjore.

Qėndrimi i Gjykatės nuk ėshtė vetėm njė gabim procedural, ėshtė mė sė paku joseriozitet e mė sė shumti shpėrfillje e qėllimtė e interesit tė publikut.

Me kėtė gabim, nė dukje procedural, Gjykata Kushtetuese ka vėrtetuar se nė raste tė caktuara mesa duket nuk vepron patjetėr sipas ligjit dhe pėrcaktimeve qė rrjedhin prej tij.

Nė kėtė pikė i bėjmė thirrje opinionit publik qė tė jetė i vėmendshėm duke qenė se mbi Gjykatėn Kushtetuese nė kėtė rast nuk mund tė veprojė ndonjė institucion tjetėr nė mėnyrė legjitime pėrpos presionit tė publikut”, pėrfundon komunikatėn Vetėvendosje.