Protestë në Deçan kundër dhënies së pronave Manastirit

Publikuar: 07.03.2013 - 16:54

Deēan, 7 mars – Sot nė Deēan, nga ora 12:00 deri nė ora 13:00, nė qendėr tė qytetit tė Deēanit, ėshtė mbajtur tubim mė parė i paralajmėruar nga organizatat e shoqėrisė civile tė pėrkrahura nga subjektet politike pranė kėsaj komune.

Nė protestė kanė marrė pjesė mė se 600 qytetarė nga kjo komunė, njoftoi me njė kumtesė  Policia e Kosovės.

Kėshilli organizativ ka shprehė pakėnaqėsi lidhur mė vendimin e Gjykatės Supreme tė Republikės sė Kosovės pėr dhėnien e pronave shoqėrore Manastirit tė Deēanit.

Vlen te theksohet se njė grup i vogėl prej 20 personave ėshtė ndarė nga turma dhe ka tentuar tė shkojnė ne drejtim te Manastirit, por me ndėrhyrjen e Kėshillit organizativ, ata  janė kthyer mbrapshtė. Protestuesit janė shpėrndarė tė qetė dhe kjo protestė ka kaluar pa incidente.