Institucionalizimi i gënjeshtrës

Publikuar: 27.02.2013 - 18:21

1.

Tė fillojmė nga fundi.

Nė fund tė procesit tė tanishėm negociator mes Kosovės dhe Serbisė (qė ende quhet “dialog”, pėr arsye tė qetėsimit tė opinionit publik tė tė dyja vendeve), ka gjasa tė mėdha qė Bashkimi Evropian tė propozojė qė marrėdhėniet mes kėtyre vendeve respektive dhe Bashkimit Evropian tė ngrihen nė njė nivel mė tė lartė. Serbisė ka gjasa t’i ofrohet data pėr fillimin e negociatave pėr anėtarėsim nė BE e Kosovės, ka gjasa, t’i jepet data pėr fillimin e negociatave pėr Marrėveshjen e Stabilizim – Asociimit.

Qė tė dyja kėto, jashtė kontekstit tė faktorėve tė tjerė, janė lajme tė mira. Pėr tėrė rajonin, dhe jo vetėm Serbinė, ėshtė mirė qė Serbia po ecėn me hapa tė shpejtuar, ndonėse shumė herė kundėrthėnės, prej njė shteti fashist drejt njė vendi me vlera evropiane. Pėr tėrė rajonin, dhe jo vetėm pėr Kosovėn, ėshtė mirė qė Kosova tė fillojė, prej gjendjes sė “vrimės sė zezė”, fazėn krejtėsisht fillestare tė integrimit, duke i pėrgatitur institucionet e veta pėr tė qenė tė afta qė pas disa vjetėsh, nėse kushtet e lejojnė , tė fillojė edhe vetė negociatat pėr anėtarėsim.

Tė dy datat, pra edhe ajo premtuar Serbisė, edhe ajo premtuar Kosovės, do tė duhej tė vinin nėse tė dyja palėt arrijnė marrėveshje, deri nė prill tė kėtij viti, mbi “normalizimin e marrėdhėnieve”. “Normalizimi i marrėdhėnieve”, gjykuar sipas prononcimeve tė deritanishme (e nė mungesė tė informatave tė tjera autentike) do tė bazohet nė njė “modus vivendi” nė pjesėn veriore tė Kosovės. Ky “modus vivendi”, pėr nga logjika e gjėrave, po kėrkohet jashtė (“pak mė shumė”, “Ahtisaari plus”, “njė ēikėz mė shumė”) Paketės sė Ahtisaarit, qė do tė thotė Kushtetutės sė Kosovės, meqė Paketa ėshtė integruar si pjesė e obligueshme nė Kushtetutėn e vendit.

2.

Nėse ky ėshtė fundi i kėtij procesi negociator, atėherė si pozitive do vlerėsuar dy efekte qė i krijon. Sė pari lėvizjen nga status-quoja e deritanishme e marrėdhėnieve tė ngrira nė Veri tė vendit qė pak a shumė mbahen vetėm nė saje tė pranisė sė forcave tė NATO-s nė Kosovė. Sė dyti, ingranimin e procesit tė integrimit evropian si kute racionale matėse tė zhvillimeve si nė Serbi ashtu edhe nė Kosovė. Pra, me negociatat pėr integrim do shpresuar se Serbia do tė sillet gjithnjė mė pak si ajo e tė sė kaluarės dhe gjithnjė e mė shumė si njė vend me vlera evropiane. Dhe me negociata pėr MSA-nė, gjendja nė Kosovė do tė vlerėsohet mė shumė me kriteret racionale tė ndėrtimit tė institucioneve evropiane, e gjithnjė e mė pak me kriteret e misioneve paqeruajtėse.

Pėr BE-nė, ngritja e marrėdhėnieve nė kėtė rrafsh e vė nė pozitėn e vet mė tė fortė tė natyrshme. BE-ja nuk di tė menaxhojė shtete (siē ka treguar me bollėk nė Kosovė), por di qė tė nxisė transformimet e brendshme tė shteteve qė duan tė integrohen nė tė.

Por, nėse ky ėshtė fundi atėherė “procesi i normalizimit” po e hap njė periudhė tė paqartė pėr Kosovėn.

Nė radhė tė parė sepse “procesi i normalizimit” nuk kurorėzohet me njė akt (traktat, marrėveshje ndėrkombėtare) nė tė cilin ndodh vendosja e marrėdhėnieve kontraktuale mes dy palėve, Kosovės dhe Serbisė (apo e triave, nėse pėrfshihet BE-ja). Procesi i “normalizimit”, i kėtillė ēfarė duket nė kėtė perspektivė tė sotme, nė vend tė njė akti pėrfundon me hapjen e njė procesi tjetėr, po ashtu tė “normalizimit”. E kjo mund tė thotė se Kosova mund tė konsumohet edhe disa vjet rresht nė njė “proces tė normalizimit” i cili, sikur edhe deri tani, pa parime udhėheqėse, do tė trajtojė herė njė temė e herė njė tjetėr.

3.

Nėse kjo do tė jetė rrjedha e ngjarjeve, pra nė vend tė aktit tė normalizimit do tė kemi njė proces tė ri tė normalizimit, do shikuar, pėrtej deklaratave politike, me kutet matėse racionale, se nė ēfarė gjendjeje do ta gjejė Kosovėn fundi i kėsaj faze tė procesit tė normalizimit.

Sė pari ta shikojmė legjitimitetin ndėrkombėtar tė Kosovės. Vendi do tė ketė po atė status legjitimiteti nė organizata ndėrkombėtare ēfarė e pati edhe para bisedimeve. Aty ku ėshtė e mundur qė tė anėtarėsohet me shumicė tė thjeshtė votash, do tė bėhet. Aty ku kėrkohet konsensusi, apo pėlqimi i Serbisė, Kosova mbetet jashtė.

Pra, duhet tė zhvillohen negociatat, pas kėtyre negociatave, pėr tė arritur legjitimitetin e plotė ndėrkombėtar, pėrfshirė ulėsen nė OKB.

Sė dyti, ta shohim dimensionin evropian. Nė fund tė kėsaj faze tė procesit, legjitimiteti i Kosovės karshi BE-sė do tė jetė krejtėsisht i njėjtė sikur para fillimit tė procesit. Pėr mė tepėr, Kosova, me negociatorėt e saj, ka ndihmuar qė dyshimet e pesėshes sė BE-sė qė nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės tė pėrligjen nė formė tė fusnotės qė pėrshkruan Kosovėn si vend qė pėr dikė ėshtė i pavarur e pėr dikė i administruar nga OKB-ja me Rezolutėn e saj 1244.

Pra, pas pėrfundimit tė kėsaj faze tė “normalizimit” do vazhduar negociatat nė mėnyrė qė pesė vendet qė nuk e kanė njohur Kosovėn, pra edhe rrjedhimisht BE-ja, tė njohin legjitimitetin dhe legalitetin e Republikės sė Kosovės.

Nė deklaratat e diplomatėve dhe tė burokratėve tė BE-sė do tė thuhet se Kosova ka ndryshuar substancialisht nė marrėdhėniet e veta me BE-nė, me fillim incizimin e gjendjes pėr liberalizim vizash dhe ofertėn e mundshme pėr fillim tė negociatave pėr MSA-nė. Qė tė dyja kėto, nė fakt, janė shumė tė rėndėsishme, por nuk e ndryshojnė substancialisht marrėdhėnien e Kosovės me BE-nė. Ndryshimi mund tė quhet substancial vetėm kur tė ketė mbaruar procesi i negociimit dhe Kosova (me merita tė vetat, natyrisht) tė jetė nė gjendje tė nėnshkruajė MSA-nė , e tė 28 vendet e BE-sė tė jenė nė gjendje qė kėtė nėnshkrim ta ratifikojnė.

Fundi i kėsaj faze tė “normalizimit” e gjen Kosovėn (me fusnotė) afėrsisht aty ku ishin tė gjitha vendet e Ballkanit Perėndimor pas Samitit tė Selanikut qė ndodhi mė 2003, fiks para dhjetė vjetėsh.

4.

Por, pėrtej gjendjes sė legjitimitetit tė pandryshuar ndėrkombėtar, tė njė rėndėsie jetike do tė jetė kuti matės i funksionalitetit tė brendshėm.

Pyetja ėshtė, pra, sa do tė jetė Kosova shtet mė funksional nė fund tė kėtij procesi se para tij?

Pėr tė dhėnė pėrgjigje nevojitet njė skicė me vija tė trasha. Deri mė sot Veriu i vendit ėshtė administruar nė mėnyrė faktike nga Serbia. NATO-ja ka shėrbyer aty pėr tė mos lejuar pėrligjen formale tė njė shtrirjeje tė kėtillė tė sovranitetit tė Serbisė. Procesi i “normalizimit”, ashtu siē shpjegohet nga negociatorėt, po kėrkon njė shteg tė mesėm mes gjendjes faktike dhe rregullimit kushtetues-juridik tė Kosovės. Kjo do tė thotė se po kėrkohet njė “kompromis i dhimbshėm” mes ndėrhyrjes sė Serbisė nė sovranitetin e Kosovės dhe Paketės sė Ahtisaarit.

Rezultati mund tė jetė njė “Ahtisaari plus” dhe kėtu ka dy probleme.

I pari ėshtė se Paketa e Ahtisaarit ėshtė tashmė kategori kushtetuese e Kosovės; ndėrhyrja nė tė nėnkupton nevojėn pėr njė proces tė veēantė , tė ndėrlikuar, tė ndryshimeve kushtetuese.

I dyti ėshtė se Paketa e Ahtisaarit ėshtė edhe ashtu njė kompromis mes negociatorėve ndėrkombėtarė dhe atyre kosovarė, njė kompromis qė mbėrrin tehun e rrezikshėm te kufijtė e funksionalitetit tė shtetit nė materien e tė drejtave tė minoriteteve. Ndėrhyrja nė kėtė Paketė mund ta ēojė drejt paralizimit funksionimin e shtetit.

Kjo ėshtė sa i pėrket formės. Tash sa i pėrket substancės. Nėse ėshtė e vėrtetė se palėt negociatore janė afėr kompromisit dhe se kompromisi nėnkupton njėkohėsisht suspendimin e ndėrhyrjes sė Serbisė nė sovranitetin e Kosovės nė Veri (apo kudo qė ka serbė) dhe suspendimin e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės nė Veri (aty ku nuk ėshtė i mundur implementimi pa forcė) atėherė kompromisi nė Veri do tė jetė vendosja e njė sistemi tė veēantė administrimi.

Nė mungesė tė njohjes nga ana e Serbisė se Kosova ka sistemin e vet kushtetues juridik, dhe duke kėrkuar kompromis, ėshtė fare e mundur qė ky sistem i veēantė i administrimit nė Veri tė jetė objekt i “ambiguitetit kreativ”. Kjo do tė thotė qė kryeministri i Kosovės tė deklarojė nė fund tė procesit se Veriu po integrohet me sistemin ligjor tė Kosovės e kryeministri serb tė deklarojė se strukturat e reja do tė vetadministrohen derisa tė mos vendoset statusi i Kosovės.

Ambiguiteti ėshtė fare i mundshėm dhe lehtė i paramenduar  me atė qė tashmė ėshtė shpallur si e pranueshme pėr Kosovėn, Asociacionin e komunave serbe tė Kosovės. Pėr Brukselin kjo mund tė jetė njė lloj OJQ-je, pėr Prishtinėn po ashtu (tė bindur nga Brukseli, pėr mė tepėr duke e gjetur kėtė formulim nė Kushtetutėn e Kosovės) , por pėr liderėt serbė nė Veri dhe pėr Beogradin zyrtar mund tė jetė njė formė elegante e vendosjes sė rrafshit tė tretė tė pushtetit. Pra, nė mes tė pushtetit qendror dhe atij komunal, tė vendoset rrafshi i pushtetit tė njė autonomie territoriale-politike serbe nė Kosovė.

Ky Asociacion (Autonomi) mund t’i shfrytėzojė disa pėrparėsi, qė tashmė janė precedencė juridike.

Fillimisht, tė shfrytėzojė ato provizione tė Ahtisaarit qė i konvenojnė (pėr shembull, vendosjen e sistemit tė arsimit sipas planprogrameve tė Serbisė, pa pasur nevojė qė tė respektojė provizionin tjetėr , qė kėrkon pėlqimin e Ministrisė sė Arsimit tė Republikės sė Kosovės), dhe kėshtu tė pėrligjin forcėn e vet ekzekutive.

Pastaj tė shfrytėzojė precedencat juridike tė “bisedimeve teknike” , ku Kosova ka pranuar qė tė administrojė bashkėrisht me Serbinė dokumentet e veta civile dhe kadastrale. Pra, Asociacioni (Autonomia) mund tė shpallė se gjendet nė hapėsirėn juridike tė suzerenitetit, ku formalisht respektohen edhe sistemi juridik i Kosovės edhe ai i Serbisė, sipas konveniencės.

Dhe, pastaj tė shfrytėzojė tė arriturat e “dialogut politik”, si pėr shembull Fondin pėr Veriun, i cili mblidhet nė pikat doganore 1 dhe 31 dhe qė nė shpjegimin e ekonomistėve (me faktin se mblidhet nė formė tė veēantė, pėr njė territor tė veēantė qė do tė administrohet nė formė tė veēantė) quhet buxhet.

Nėse Asociacioni vendos qė tė emėrtojė njė ekzekutiv, e tė marrė vendime qė nuk i pėlqejnė Qeverisė nė Prishtinė , ėshtė vėshtirė e paramenduar se ekzekutivi i Prishtinės do tė dėrgojė policė kundėr ekzekutivit tė Asociacionit. Madje, Asociacioni do t’i ketė policėt e vet, qė Prishtina zyrtare do t’i konsiderojė si tė Republikės sė Kosovės. Dhe gjyqet e veta, qė Prishtina zyrtare do t’i konsiderojė si tė Republikės sė Kosovės.

Pėrgjigjja pėr pyetjen e fillimit, pra , a do tė jetė Kosova mė funksionale pas se para “procesit tė normalizimit” duket se po ravijėzohet vetvetiu me njė jo tė madhe.

5.

Sė fundmi, tė pėrdorim kutin matės tė demokracisė. A do tė jetė Kosova mė demokratike se deri tani?

Nė jetėn politike tė brendshme, deri tani, procesi  i “normalizimit” e ka institucionalizuar gėnjeshtrėn. Kryeministri i vendit ka vendosur sė paku tri vija mbrojtėse (“tė kuqe”): “nuk do tė ketė negociata politike”, “nuk do tė bisedojmė pėr rregullimin e brendshėm”, “nuk do tė bisedojmė pėr Veriun”. Qė tė tria janė tė vėrteta vetėm nėse u hiqet fjala “nuk”.

Institucionalizimi i gėnjeshtrės qe i mundshėm pėr shkak tė mungesės sė relevancės sė Kuvendit tė Kosovės. Negociatat me Serbinė filluan para se kėtė ta miratonte Kuvendi i Kosovės; edhe kur kėto negociata i miratoi Kuvendi dha disa udhėzime se pėr ēka duhet e pėr ēka nuk duhet negociuar, qė janė treguar krejtėsisht jorelevante.

Kuvendi nuk ka relevancė , nė radhė tė parė , sepse nuk ėshtė produkt i zgjedhjeve tė lira dhe demokratike. Zgjedhjet qė prodhuan kėtė Kuvend pėsuan deformim serioz , me vota tė vjedhura. Votat ishin tė vjedhura nė formė tė organizuar. Vjedhja e votave ėshtė krim, vjedhja e organizuar e votave ėshtė krim i organizuar, ky Kuvend ėshtė produkt i sulmit tė krimit tė organizuar mbi tė drejtėn demokratike tė votės sė qytetarit.

Institucionalizimi i gėnjeshtrės qe i mundur pas institucionalizimit tė vjedhjes sė organizuar tė votave.

Nėse ėshtė kėshtu, atėherė si ėshtė e mundur qė kryeministri i njė vendi qė u emėrua nė masė tė madhe nė saje tė veprimit tė krimit tė organizuar arrin tė bėhet interlokutor i Bashkimit Evropian?

Sepse interesi parėsor i procesit tė “normalizimit” tė Bashkimit Evropian nė kėtė fazė ka qenė “realpolitik”, mundėsia e ingranimit tė Serbisė brenda procesit negociator tė integrimit. Si produkt pėrcjellės, u manifestua edhe nevoja qė Kosova tė fillojė disi procesin e racionalizimit tė marrėdhėnieve tė veta me BE-nė.

Dhe, nėse ēmimi pėr kėtė ka qenė “normalizimi” i marrėdhėnieve me njė kryeministėr tė prodhuar nga veprimi i krimit tė organizuar, atėherė kėtė ēmim e kanė paguar pa ndonjė dhimbje. Fundja, puna e diplomatėve evropianė jo rrallė ėshtė kontakti me patologjinė sociale tė vendeve nė krizė.

Nėse procesi i “normalizimit” ende e mban tė hapur konfliktin me Serbinė, e nėpėrmjet tė tij edhe me pjesėn e Veriut tė Kosovės , atėherė ka gjasa qė demokracia tė jetė viktimė e pėrsėritur. Po tė ishte e kundėrta, po tė arrihej njė mbyllje e konfliktit me Serbinė, BE-ja do tė kalonte vėmendjen e saj prej departamentit tė pengimit tė konflikteve nė atė tė ndihmės pėr transformim.

Tė dyja nuk shkojnė sė bashku. Siē u pa nė formė ilustruese, Kosova me strukturė udhėheqėse tė dalė nga veprimi i krimit tė organizuar ėshtė e mirė pėr Brukselin kur duhet negociuar me Serbinė. Por ,Kosova me strukturė udhėheqėse tė dalė nga veprimi i krimit tė organizuar nuk ėshtė e mirė pėr Brukselin kur duhet bėrė hapa pėrpara nė liberalizim tė vizave.

6.

Kur tė pėrfundojė kjo fazė e procesit negociator, a do tė jetė mė lehtė a vėshtirė pėr Kosovėn nė procesin e ardhshėm negociator?

Varet se ēka dėshiron Kosova. Objektivi i deritanishėm i Kosovės nė negociata ka qenė i njė mbrojtjeje abstrakte; nė asnjė dokument tė vetin Kosova nuk tregon ēka dėshiron tė arrijė, nė tė gjitha tregon se ēka nuk do tė lejojė qė tė mbėrrijė Serbia (duke i shkelur ndėrkohė edhe ato zotime). Objektivi tjetėr ka qenė protagonizmi: fotografimi pėr album historik , dhe siē thamė nė rastin e kryeministrit, “normalizimi” i marrėdhėnieve tė tij personale.

Me kėso objektivash Kosova nė proceset e ardhshme negociatore nuk do ta ketė shumė vėshtirė. Mund tė pėrsėrisė se qėllimi i fundit i kėtij procesi ėshtė njohja nga Serbia dhe ky qėllim ėshtė i arritshėm edhe pa negociata ngase Serbia do tė jetė e detyruar ta bėjė kėtė njė ditė para aderimit nė Bashkimin Evropian, diku nė fund tė dhjetė vjetėve tė ardhshėm.

Por nėse dėshiron realisht tė mbrojė ndonjė interes tė vetin, qė nga ēėshtja e Fondit pensional tė Kosovės tė vjedhur prej Milosheviqit e deri tek e drejta pėr pjesėmarrje tė papenguar nė organizata ndėrkombėtare, Kosova do ta ketė gjithnjė e mė vėshtirė nė negociata. Niveli evropian i tolerancės ndaj Serbisė ėshtė nė rritje e sipėr, siē dėshmohet me procesin e deritanishėm negociator. “Normalizim” ka gjasė tė quhet ēfarėdo qė tė mbėrrijnė si marrėveshje kryeministri i Kosovės dhe ai i Serbisė, pa marrė parasysh sa jofunksionale tė jetė.

Nėse kurorėzohen premtimet e BE-sė, nė qershor tė kėtij viti Brukseli do tė fillojė negociata me dy shtete qė kanė ndryshuar rrėnjėsisht rolet dhe perceptimin e tyre nė Evropė. Do t’i fillojė negociatat me njė shtet qė nuk ėshtė mė i zėnė nga krimi i organizuar, por lufton kundėr tij (Serbia). Dhe do t’i fillojė negociatat me njė shtet (Kosova) qė nuk ėshtė mė viktimė e krimit tė njė shteti tjetėr (Serbisė), por qeveriset falė zaptimit tė shtetit, nga krimi vetjak i organizuar.

Nė kėso kushte, pozicioni negociator i Kosovės vetėm sa mund tė bjerė.

7.

Nė fund tė kėtij procesi, pas valės sė zakonshme tė kėrcėnimeve e qortimeve ndaj atyre qė shpallin ēfarėdo kritike ndaj negociatave (“si mund tė jeni kundėr dialogut?”, “si mund tė mos na besoni, kur ne ju bėmė tė pavarur?”) besoj se do tė vijnė edhe interpretimet me tone optimiste nga diplomatėt evropianė dhe burokratėve tė BE-sė.

Optimizmi do tė pėrqendrohet tek besimi, ndoshta i shtirur, ndoshta i sinqertė , se gjėrat do tė lėvizin nga vendi, se perspektiva evropiane i ndryshon gjėrat. Disi do tė ndodhė edhe nė Serbi, edhe nė Kosovė, shpresojnė.

Pėrgjigjja qė duhet ta marrin qė tani ėshtė se procesi i negociatave gjithsesi duhej tė ndodhte. Por shumė mė i thelluar dhe i pjekur se deri tani, me qėllim qė konflikti mes Kosovės dhe Serbisė tė pėrfundojė, nė mėnyrė qė , tė papenguar nga konflikti kėto shtete tė ecin drejt perspektivės sė tyre evropiane.

Nė vend tė njė procesi tė kėtillė , ka gjasa qė e tėra tė pėrfundojė me shumė mė pak se ē’ėshtė e nevojshme pėr normalizim.

E nė mungesė tė instrumenteve shtetėrore dhe diplomatike, pak mund tė bėjė optimizmi i “perspektivės evropiane”. Pėr kėtė burokratėt e Brukselit nuk kanė nevojė tė japin leksione: le tė shikojnė se sa i ndihmoi perspektiva evropiane bashkimit tė Qipros.

dosti28.02.2013/10:23

Sa here qe dua te kuptoj gjendjen reale te vendit i lexoj me vemendje shkrimet e ztr. Surroit, i cili per fatin tone te keq me pak eshte i pranishem ne jeten politike. Ky titull i ketij artikulli flet shume INSTUTCIONALIZIMI I GENJESHTRES. Tashme vertet eshte bere standart kjo pune. E vertet absolute eshte se edhe do te kete negociata pas negociatave qe do te thote se ne te ardhmen priten edhe kompromise tjera. Kryeministri po na rren, ne po e dime, po na demton,edhe kete po e dime,por prap po votohet. Ne duhet te jemi shume te shqetesuar jo per qeverine por per shoqerine, sepse pjesa me e madhe e fajit eshte te shoqeria edhe pse Vetoni e di kete por kursehet ta thote. Neve na u ofrua programi politik i partise ORA ku do te shpetoheshin ndermarrjet shoqerore me mundesi qe qytetaret te jene bashke aksionar ne ato kompani. Na eshte ofruar nje progrm me i miri deri me tani. E shumica e shoqerise nuk e pranoj ate.Neve sikur duam te na genjejne te na mashtrojme,ket e ka kuptuar edhe Hashimi

A ka drite ne fund ttunelit ?28.02.2013/10:21

Duke u nisur nga fakti qe, ne perqindje te madhe jemi popull me pikpamje rurale, ska se si te na behet ndryshe. Qe nga 2006 na kan kapluar "ret e zeza" te krimit te organizuar. Jemi duke vazhduar te durojm dhunimin e mendjes son te shendosh, qe po na bejne kriminelet rural me organizim perfekt per mbrapshtina. Nese preket Pakoja e Ahtisarit kjo dmth vazhdimin e vuajtjeve tona ne pa kufi. E per te maskuar kriminalitetin e tyre, keta ne pushtet ashtu servil siq jane Brukselit dhe munde te bejn leshime e te na i katandisin edhe jetet e sterniperve. Diplomatet amerikan dhe europian duhet ta kuptojn se nuk ka rahati edhe per Europen nese Kosoven e menagjojne kriminelet te organizuar. Ashtu qe, duhet sa me shpejt te nderpresin perkrahjen ndaje "Georg Washingtoneve Kosovar". Nuk po e rrok logjika kete. Kriminelet e kane vednin ne burgje dhe institucione korektuese e disave dhe ate sheruese psihatrike.

MR GQ England 28.02.2013/09:28

Rrespekt per Z Surroi, ama perse pothuaj kurr nuk po del ne menyr te hapur per ta qortu ket Qeveri ... esh. Zotri un e di qe ti ke influenc shum te madhe ne mekanizmat nderkombtar e ather perse nuk e perdor at influenc per ta rrezuar Thaqin? Po deshen njerzit me influenc me e nderru regjimin ne Kosove kjo behet brenda nje muaj, Qeveria esht e pist edhe ka mundesi me e rrezu. Perdore influencen tate dhe ndihmoj popullit tend O zotri Surroj

baci28.02.2013/02:35

po fleni ju nuk po interesohni asnja pr popull

Mitrovica28.02.2013/01:36

Qfardo levizj enga Ahtisari plan..do thot Bosnje e dyte ..Ose shkurt Kosova me sdo te jet shtet ..kjo eshte e ditun e kush e pranon deshiren e Serbis nuk e di ..

bashkimi28.02.2013/00:44

Po Zoti surroi megjith respektin per ju por syt pastrohen né menegjes per me pa ma mir ju percjell gjithmon né analizat é tua shkrimet etua por reagimi Juaj shum i vonuar besoni qe para dy dite pi them vetes Ku humbi Zoti surroi ne ket koh negociatash dhe ia sot shkrimi Juaj zoti surroi julutem kosova ka nevoj per informacione shtes ju jeni aj qe mund ta informoni ket popull ne ksi koh teveshtira prandaj julutemi reagoni me heret me shkrime e analiza dhe me mendjempretsin qe keni pershendetje

yzil prizren27.02.2013/21:47

S'është vonë z.Veton të angazhoheni,psh nga dita e sotme në Lëvizjen VV,mundësisht të bindni edhe ekspertë dhe profesionistë tjerë të nivelit europian,dhe së bashku me parti të orijentimit të djathtë,të fitohen zgjedhjet e ardhshme.Badihava anash...

Driton Bakija Gjakove 27.02.2013/21:42

Veton Surroi shkrim yte ja vlene te lexohet.Analize shume e mire dhe shume reale ne marredhmjet ,Shqiptaro Serbe qe jane sot ku dyja palete duhet ta gjejne nje gjuhe bashkupunimi ku pala ,Kosovare duhet te beje nje kropomise te dhimbisheme.

Dini4527.02.2013/21:00

Te perpiqet njeriu qe ndonjerin nga parashikimet e z.Surroi ta kundershtoi apo edhe, vetem sa ta neglizhoi, kujtoj se eshte e pamundur. Perkufizimet ne menyre aq objektive e carmatosin edhe kundrshtarin. Nderkohe qe, kam friken, se ky Veshtrim eshte paksa i vonuar. Dhe, vonesat e tilla nuk e besoj se i bejne nder as z.Surroi dhe as atyre qe thjesht nuk kerkojne konsultime, ne rastin konkret z.Thaci. Apo, mbase, ne qytetaret e rendomt, edhe nuk jemi aq te informuar, neqoftese e gjithe situata eshte analizua dhe qeverisja do jet, jo e kanosur, nga i ashtuquajturi relacioni i trete. Sido qe te jet, perfundimisht, po dihet se ku eshte i piketuar synimi i Serbise dhe se ne cka duhet pala kosovare, sepakut, qe te veje vijen e kuqe. Aq me teper kur shume diplomate eurpiane, jo njehere, kane deklarua se nuk do te lejohet edhe nje Qipro ne BE dhe as nje bosnizim i dyte ne Europe. Fundja biseda e mbremshme e z.Thaci me z.Burns, mbase, e kishte kete qellim. Po Serbia, ka ndonje telashe...?

shaban prishtina27.02.2013/20:49

Eshte kohe e pakohe,sherri qe na vjen nga lloji jone eshte shume ma i keq se sherrin qe e kemi pase.Ne se keta jan kontribues per te mire,ose kan qen ndoniher ateher une jam!?Ne Kosove nuk ka intelektual guximtar jan te friksuar nga likuidimi me shume se ne kohen e ... t...

ibrahim27.02.2013/20:16

Eshte dashur zoti surroi ta mendoje kete qysh ne rambuje dhe ne vjen plani atisari.nje pjes te fajit bile aq sa thaqit te bie edhe ty.

sara xhaferi27.02.2013/19:49

I nderuar Veton nje pershkrim i nje situate qe po ndodhe pa asnje pikedalje,bisedat po shihen qe jane te demshme per shtetesine e Kosoves por qka duhet bere qe keto biseda te mos e demtojne kete shtetesi.Pse ska propozime konkrete nga ju qe keni qene njeri nga protogonistet kryesor ne negociatat e dritashmeRugovaMillosheviq,Rambuje,Vjene,bile edhe ne Oher,negociator i permasave kombetare,dhe ja ku ke mbaruar ne nivel te nje analisti pasiv.Pse se aktivizove tere rrjetin tend qe se ke te vogel qe te krijosh nje orientim strategjik ne kete proces fundamental per te ardhemen e shqiptareve dhe ne veqanti per Kosoven.Apo edhe ti je hujit qe s je i perfeshire ne ndonje pozite qeverisese.S po besoj qe egoizmi i nje njeriu qe pretendon te jete i permasave kombetare te lejoj te udheheqet nga keto vese,por heshtja jote dhe pasiviteti jane ne kundershtim te plote me logjiken qe do duhej ta ndjekesh si nje negociator kyq i ngjarjeve historike qe kane ndodhe ne pranine tone. A ndjen pergjegjesi objektive para opinionit publik shqiptar por edhe nderkombetare,per kete pasivitet te paspjegueshem tuajin,s majfton per ty qe vetem te i komentosh ndodhite me nje artikull ne Kohen gazete e krijuar nga ti.Kete pune e kane gazetaret analistet bile tash edhe ne komentuesit po bejme diqka ne kete drejtim.Ty te takon me ngulm me orjentuar drejte dialogun me pervojen tende jo te paket te keshillosh per kurthet diplomatike te pergatisesh terenin taktik she strategjike qe ne te dalim faqebardhe nga keto negociata.Po shpresoj se s eshte akoma vone te aktivizosh ndergjegjjen e fjetur intelektuale politike dhe publike te njerezve tonemeqellim qe te kundervihemi me forcen e publikut racional margjinalizimit intelektual te popullit tone.