Mbipopullimi me studentë sfidon Universitetin “Hasan Prishtina”

Publikuar: 25.02.2013 - 11:15

Prishtinė, 25 shkurt – Agjencia e Akreditimit e Kosovės  i ka rekomanduar Rektoratit tė Universitetit tė Prishtinės “Hasan Prishtina”  qė ta shtojė numrin e stafit akademik nė tė gjitha njėsitė akademike ku ka mbipopullim me studentė. Kėtė e ka pohuar tė dielėn kryetarja e Kėshillit Kombėtar pėr Cilėsi nė kuadėr tė Agjencisė sė Akreditimit tė Kosovės (AAK), Ferdije Zhushi-Etemi.

Ajo ka theksuar se meqė mbipopullimi tashmė ka ndodhur dhe studentėt kanė marrė indekse, duke kontraktuar me UP-nė pėr studime, atėherė zgjidhja mė e lehtė e problemit bėhet nėpėrmjet shtimit tė stafit akademik, nė njėsitė ku numri i studentėve ėshtė shtuar.

Mirėpo derisa nė favor tė shtimit tė stafit akademik janė shprehur edhe krerėt e Universitetit, tė cilėt kanė thėnė se pėr kėtė ēėshtje brenda dy muajsh do tė shpallet konkurs, shoqėria civile vlerėson se njė qasje e tillė ėshtė e gabuar dhe se ēon nė drejtim tė legalizimit tė shpėrdorimit tė detyrės sė bėrė deri tashti.

Prorektori pėr ēėshtje mėsimore nė UP, Nuri Bexheti, tė dielėn ka thėnė se UP-ja ėshtė nė fazėn e procedimit tė konkursit tė rregullt i cili, sipas tij, pritet tė shpallet nė prill.

“Nė secilin fakultet ku ka nevojė, numri i mėsimdhėnėsve do tė shtohet”, ka theksuar Buxheti. Sipas tij, nevojat pėr staf tė ri janė edhe mė tė mėdha.

“Universiteti i Prishtinės ka nevojė edhe pėr 500 mėsimdhėnės, porse pėr kėtė mundėsitė buxhetore janė tė vogla. Prandaj, jemi tė interesuar dhe po i bėjmė pėrpjekjet qė tė shtohet buxheti”, ėshtė shprehur Buxheti. Ai ka thėnė se nė kuadėr tė pranimit tė stafit tė ri akademik janė tė interesuar pėr staf tė rregullt dhe jo pėr staf tė angazhuar.

 “Pranimi i stafit tė rregullt ka mė shumė procedura, kėrkohen mė shumė kushte pėr t’u plotėsuar, kėrkohet nota mė e madhe mesatare e tė ngjashme. Tjetėr ėshtė nėse drejtuesit e njėsive akademike e shpėrdorin pozitėn dhe i zgjedhin pėr mėsimdhėnės personat qė mė pak i plotėsojnė kushtet”, ėshtė shprehur ai.

I pyetur pse ka ndodhur mbipopullimi nė fakultete, prorektori Bexheti ėshtė pėrgjigjur se “kjo (mbipopullimi v.j) nuk paraqet problem.

“Jo dyfishimi e trefishimi, por le tė ndodhė edhe pesėfishimi i studentėve”, ka thėnė ai, duke vlerėsuar se me kėtė nuk rrezikohet Universiteti, por shtohen mundėsitė pėr shtim tė cilėsisė. Mirėpo, ai thotė se pėr kėtė duhet shtuar transparencėn maksimale. “Mundėsia duhet t’u jepet tė gjithė atyre qė i plotėsojnė kushtet dhe qė dėshirojnė tė regjistrohen.

Dhėnia e indeksit nuk e nėnkupton automatikisht edhe diplomimin”, ka pohuar Bexheti, sipas tė cilit me liberalizimin e shkencės dhe tė transparencės ata qė nuk janė pėr shkencė vetė do tė largohen, pasi qė i nxjerr konkurrenca jashtė loje. Ndryshe, ka thėnė Bexheti, njė qasje e kėtillė pamundėson futjen e studentėve rrugėve tė jashtėligjshme nėpėr fakultete.

Por drejtori ekzekutiv i organizatės joqeveritare pėr  edukimin shėndetėsor “KISCOM”, Xheladin Ujkani, rekomandimin e AAK-sė dhe qėndrimin e prorektorit tė UP-sė i ka cilėsuar si tė paarsyeshme.

“Me kėtė propozim Agjencia e Akreditimit edhe zyrtarisht del nė shėrbim tė klaneve tė ndryshme qė veprojnė brendapėrbrenda njėsive akademike dhe tė vetė Universitetit tė Prishtinės,  tė cilėt pėr arsye tė pėrfitimeve financiare, klanore e politike rrisin numrin e studentėve, shpeshherė edhe deri nė 300 pėr qind”, ka thėnė Ujkani.

Ai ka shtuar se AAK-ja do tė duhej tė reagonte nė drejtim tė kundėrt.  “Nė drejtimin e Stomatologjisė zyrtarisht konkursi ėshtė shpallur pėr tė pranuar 70 studentė nė vitin akademik 2012/2013, ndėrsa tashti kur ka filluar semestri i dytė i vitit akademik aty janė deri nė 250 studentė”, ka thėnė Ujkani.

Sipas tij, ky drejtim nuk mund tė pėrballojė kėtė numėr kaq tė madh tė studentėve, sepse ka vetėm njė amfiteatėr me kapacitet prej 55 ulėsesh, sallat pėr realizim tė pjesės profesionale praktike kanė kapacitet pėr 12 studentė nė grupe, ndėrsa vetėm nė vitin e parė janė mbi 25 grupe.

“Kjo e bėn tė pamundur realizimin e planit mėsimor teorik e praktik edhe po tė punohet 24 orė nė ditė.

Prandaj programi do tė jetė i parealizuar”, ėshtė shprehur Ujkani, duke i sugjeruar AAK-sė se ėshtė dashur tė reagonte dhe tė kėrcėnonte me anulim tė akreditimit tė programit nė drejtimin e Stomatologjisė dhe tė drejtimeve tė tjera, e jo tė kėrkojė shtimin e numrit tė mėsimdhėnėsve e tė stafit akademik.

Kjo sepse, sipas tij, njėsitė akademike kur i pėrcjellin kėrkesat  nė Rektorat pėr pranimin e studentėve i paraqesin mundėsitė:  stafin, hapėsirat, kushtet e punės, planifikimin etj.

Burimet nga UP-ja theksojnė se ndėr fakultetet mė tė mbipopulluara nė kėtė universitet janė Juridiku, Ekonomiku dhe Mjekėsia.