Qytetarët ankohen se tokat për autostradën nuk janë vlerësuar njësoj

Publikuar: 19.02.2013 - 21:12

Prishtinė, 19 shkurt - Qytetarėt tė cilėve u ka rėnė autostrada nėpėr tokat e tyre private ankohen se tokat nuk u janė vlerėsuar njėsoj dhe se ka pasur manipulime gjatė kėtij procesi. Ndėrsa Ministria e Financave thotė se vlerėsimi i tokės ėshtė bėrė sipas Ligjit pėr Shpronėsimin e Pronės dhe tė pakėnaqurit mund tė bėjnė ankesė edhe nė gjykatė, raporton KTV.Toka e Mehmet Isufit nga Obiliqi pa miratimin e pronarit ėshtė bėrė gati pėr fillimin e punimeve pėr ndėrtimin e autostradės, gjė qė e ka mllefosur pronarin shumė.

Krejt problemi, sipas tij, ka dalė nga vlerėsimi i ulėt i tokės sė tij. Mehmet Isufi thotė se toka e nivelit tė njėjtė fqinjėve tė tij u ėshtė paguar 4 mijė e 500 euro pėr njė arė, ndėrsa atij i janė ofruar vetėm 800 euro pėr arė. Ai shton se nuk ėshtė kundėr ndėrtimit tė autostradės, por vlerėsimi i tokės sė tij ėshtė bėrė shumė ulėt.

Mehmet Isufi, pronar i tokės, thotė se “tė tjerėve 180 m lartėsi qė ėshtė nė njė vijė me tokėn time i kanė paguar 4 500 euro por pėr pasurinė nė emėr timin mė janė caktuar 800 euro. E lėshoj menjėherė nėse mi kishin dhėnė paret dhe nuk jam asgjė kundėr autostradės, nėse vjen puna edhe shpinė e shes”.

Ndėrsa pėr tokėn qė Mehmet Isufi tha se e ka ndėrruar me njė tokė nė Llazarevė, pėr tė cilėn posedon edhe dokumente, nuk i kanė ofruar fare ēmim, e po ashtu edhe kėtė tokė e kanė bėrė gati tė nisė puna pėr ndėrtimin e autostradės.

Mė datėn 14 shkurt Policia e Kosovės e ka marrė nė pyetje Isufin pėr gjithsej 6 orė dhe ky i fundit tha se ėshtė ndier i maltretuar.

“Me 14 shkurt rreth orės 10 ka ardhur policia me urdhėr tė Bashkim Bytyēit tė cilėt i ka dėrguar nė mėnyrė tė dhunshme tė mė arrestojė nuk e di a me urdhėr tė qeverisė apo nė krye nė veti me punėtor tė Bektel Enka me bager, por me pasurinė qė i kam dokumentet nė emėr timin”, tha Isufi.    

Ai u kėrkon zyrtarėve tė lartė tė shtetit t’i japin njė pėrgjigje pėr atė qė po i ndodh.

 “U boj apel pėr torturat qė po mi bon kjo qeveri dhe pėrgjigjen ka me marr Hashim Thaēi, Fehmi Mujota dhe Pllum Haxhiu si dhe Agron Beka”, thotė Mehmet Isufi..

Shkėlzen Morina, drejtori i Departamentit tė Tatimit nė Pronė nė Ministrinė e Financave, ka thėnė se vlerėsimi i pronės ėshtė bėrė i  njėjtė pėr tė gjithė. Sipas tij, ėshtė normale tė ndryshojė ēmimi sipas kategorisė, sepse toka mė afėr rrugės ka ēmim mė tė lartė.

Derisa qeveria thotė se toka po u shpronėsohet tė gjithėve njėsoj dhe se ėshtė e drejtė e qeverisė tė vazhdojė punėt edhe pa miratimin e pronarit, ngase projekti ėshtė nė interesin nacional, Mehmet Isufi beson se ėshtė mashtruar rėndė dhe ėshtė maltretuar nga policia.

Ai pėr kėtė gjė u ka shkruar letėr dhe ka kėrkuar ndihmė nga liderėt e opozitės dhe nga EULEX-i.



 





 

Genti nga Prishtina19.02.2013/23:16

Une kam punuar ne autostrade dhe e njoh problemin e ketij personi.Ai person fare nuk ka dokumentacion valid per ate pjese te tokes.Madje e ka nje gjysmedokumentacion te kohes se okupimit.Po me habit gazeta juaj qe i paska botuar vetem rrenat e tij....Ndonjeher edhe Qeveria ka te drejte a?As pese euro ai si meriton sepse toka nuk eshte fare e tij...