Serbët që humbin privilegjet në veri nuk duan shuarjen e paralelizmit

Publikuar: 15.02.2013 - 17:05

Prishtinė, 15 shkurt - I ndodhur para trysnisė ndėrkombėtare pėr shuarjen e strukturave paralele qė Serbia ka ngritur nė veri tė Kosovės, presidenti serb, Tomisllav Nikoliq ka paralajmėruar se kėto struktura mund tė kosovarizohen, duke nėnvizuar se ato edhe nė tė ardhmen, megjithatė, do tė udhėhiqeshin nga serbėt.

Por, si raporton Radio Evropa e Lirė, kjo deklaratė e Nikoliqit nuk ėshtė mirėpritur nga pėrfaqėsuesit e serbėve tė veriut. Njėri nga tė vetėquajturit lider tė kėsaj pjese, Marko Jakshiq ka thėnė se kjo deklaratė e presidentit serb tregon gatishmėrinė e tij pėr tė ndryshuar gjendjen nė veri dhe se, sipas tij, me njė zgjidhje tė tillė serbėt e veriut nuk do tė ishin mė shtetas tė Serbisė, por njė bashkėsi etnike nė Kosovė.

“Ne nuk do tė pranojmė njė zgjidhje tė tillė, me tė cilėn institucionet e Serbisė do tė shuheshin. Nėse presidenti Nikoliq dėshiron t’i shuajė kėto struktura, ai sė pari duhet tė ndryshojė Kushtetutėn e Serbisė. Deri atėherė kėto institucione pėr ne janė valide dhe reale”, ka thėnė Jakshiq.

Dy muajt e ardhshėm janė cilėsuar nga shefja e diplomacisė sė BE-sė, Catherine Ashton, si shumė tė rėndėsishėm nė kuadėr tė procesit tė bisedimeve pėr normalizimin e marrėdhėnieve ndėrmjet  Kosovės dhe Serbisė.

Pikėrisht gjetja e njė zgjidhjeje pėr veriun, duke i integruar serbėt e atjeshėm nė sistemin juridik kushtetues tė Kosovės, pritet tė jetė sfida kryesore qė do tė dėshmonte suksesin apo mossuksesin e kėtij dialogu.