Universiteti i Prishtinës, promotor i pavarësisë

Publikuar: 15.02.2013 - 15:39

Prishtinė, 15 shkurt - Nuk ka ndonjė universitet nė botė qė mund tė krahasohet me rolin promotor tė Universitetit tė Prishtinės pėr kontributin e tij nė lėvizjen kombėtare, qė nga themelimi deri nė pavarėsimin e Kosovės, kėshtu ėshtė thėnė gjatė Akademisė solemne “Pesė vjetori i pavarėsisė sė Republikės tė Kosovės dhe 43 vjetori i Universitetit tė Prishtinės”. Gjatė kėsaj akademie ėshtė folur gjithashtu pėr sfidat qė ka kaluar Universiteti i Prishtinės gjatė kėtyre viteve, si dhe Kosova nė shtet ndėrtimin e saj.
Duke folur pėr Universitetin e Prishtinės, ai ka thėnė se nuk ka ndonjė universitet nė botė qė ka kontribuar pėr ēlirimin e vendit, sa ka bėrė Universiteti i Prishtinės.
“Nuk ėshtė rastėsi fillimi i shėnimit tė pėrvjetorit tė pestė tė shtetit tė Kosovės pikėrisht nė kėtė akademi. Ashtu si shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė akt unikat dhe origjinal edhe historia e Universitetit tė Prishtinės ėshtė e papėrsėritshme dhe origjinale. Nuk ka ndonjė universitet nė botė qė mund tė krahasohet me rolin promotor tė Universitetit tė Prishtinės pėr kontributin e tij nė lėvizjen kombėtare qė nga themelimi deri nė pavarėsimin e Kosovės. Nė pak universitete tė botės kanė ndodhur ngjashėm qė nė Universitetin e Prishtinės qė lidershipi dhe idetė shtetformuese tė jenė tė lidhura aq ngushtė si nė kėtė tempull akademik”, ka thėnė kryeministri Thaēi.
Pėr mė tepėr, ai ka shtuar se nga ky universitet kanė dalė ide, projekte dhe lidership qė vunė themelet e shtetėsisė sė Kosovės dhe institucioneve tė saj, ndėrkohė nuk ka harruar qė nė kėtė pesė vjetor tė pavarėsisė t’i kujtoj tė gjithė ata pėr kėtė kontribut.
Po ashtu, kryeministri ka thėnė se tė gjithė sot ndihen krenar qė universiteti mban emrin e arkitektit tė mendimit politik dhe ideatorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, figurės emblematike dhe madhėshtore tė lėvizjes kombėtare, Hasan Prishtina.
Ndėrkohė duke folur pėr pesė vjetorin e pavarėsisė sė shtetit tė Kosovės, ai ka thėnė se 17 shkurti i vitit 2008 ka qenė njė kryevepėr e synimeve dhe idealeve tė vazhdueshme ndėr breza.
“Para pesė vjetėsh institucionalizoi ėndrrėn e saj shekullore. Mė 17 shkurt 2008 Kosova u shpall shteti i pavarur, i lirė dhe demokratik. Ky akt madhėshtor ishte shprehje e respektimit tė vullnetit tė qytetarėve tė vet. Pavarėsia e Kosovės ėshtė kryevepėr e synimeve, idealeve, sakrificave e pėrpjekjeve tė vazhdueshme ndėr breza. Mė 17 shkurt 2008 Kosova arriti atributin mė tė lartė tė organizimit politik, krijimin e shtetit tė pavarur dhe sovran. Kosova institucionalizoj organizimin mė tė lartė shoqėror, shtetėsinė e saj”, ka theksuar ai.
Shefi i ekzekutivit tė vendit ka thėnė se shteti i Kosovės nė kėtė pesėvjetor po konsolidohet dhe forcohet gjithnjė e mė tepėr, gjithashtu po forcohet subjektiviteti ndėrkombėtar, duke arritur afėr 100 njohje ndėrkombėtare.
Gjithashtu, ai ka thėnė se Kosova ėshtė anėtarėsuar nė Bankėn Botėrore, Fondin monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, duke premtuar anėtarėsime tė tjera edhe nė mekanizmat tjerė rajonal. Si sukses ka vlerėsuar edhe pėrmbylljen e mbikėqyrjes sė pavarėsisė.
I pari i Qeverisė ka thėnė se Kosova me ndėrmjetėsimin e Bashkimit Evropian dhe mbėshtetjen e fuqishme tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ka nisur procesin e normalizimit tė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore me Serbinė me besim se sė shpejti pavarėsia e Kosovės do tė njihet edhe nga ky shtet fqinj.
Ndėrkohė rektori i Universitetit tė Prishtinės, Ibrahim Gashi, ka thėnė se jubiletė e rėndėsishme tė njė kombi kur puēen si data nuk duhet pasur zbrazėsi.
Sipas tij, sot kur Kosova po shėnon pesė vjetorin e pavarėsisė institucioni qė vuri themelet e lirisė dhe tė rezistencės pėr liri dhe shtet, Universiteti i Prishtinės po shėnon 43 vjetorin e themelimit tė tij.
Edhe Gashi ka thėnė se ky institucion vuri vulėn e lėvizjes pėr emancipimin e kėtij populli dhe tė lirisė kombėtare.
“Pėrvjetorėt janė momente kur vlerėsohen meritat, kontributet dhe vlerat individuale dhe kolektive tė njė pjesėtarėve tė njė populli dhe tė institucioneve tė njė shteti. Universiteti i Prishtinės po thuajse gjysmė shekulli mė shumė se secili institucion tjetėr i ka vėnė vulėn lėvizjes pėr emancipim pėr dije dhe liri kombėtare. Ėshtė krejtėsisht e pamundur tė mbash historinė e lėvizjes kombėtare politike dhe ēlirimtare pėr liri tė popullit tė Kosovės nė Jugosllavi nga rrugėtimi i Universiteti i Prishtinės. Ai ėshtė njė histori e vetme e mishėruar aq shumė sa mund tė themi se aty ku ishte Kosova ishte edhe Universiteti i Prishtinės”, ka theksuar Gashi.
Ai ka shtuar se Universiteti i Prishtinės njė decenie tė plotė tė punės sė tij funksionoi jashtė godinave shkollore dhe nė rrethana okupimi, por siē ka thėnė Gashi jo vetėm qė mbijetoj, por arriti qė nė fusha tė caktuara akademike tė promovoj vlera tė mirėfillta shkencore.
Edhe Rektori ka shprehur konsideratėn mė tė lartė pėr tė gjithė ata pedagogė dhe studentė, por mbi tė gjitha pėr gjithė qytetarėt patriot qė i hapėn dyert e shtėpive tė tyre, duke i bėrė ato tė Universitetit tė Prishtinės.
Gashi ka theksuar se 43 vjetori i Universitetit tė Prishtinės duhet tė shėrbejė si moment qė duke shikuar tė kaluarėn tė projektohet e ardhmja edhe si institucion.
Sipas tij, nėse dje Universiteti i Prishtinės ishte jo vetėm vatėr e dijes, por edhe shtet ndėrtimit tė Kosovės, tani e ka para vetės misionin e tij paqėsor rrugėtimin e qėndrueshėm dhe cilėsor tė gjeneratės sė re tė forcimit dhe konsolidimit tė shtetit tė Kosovės.
Aktualisht, Universiteti i Prishtinės ėshtė institucioni mė i madh nė Republikėn e Kosovės, duke arritur numrin prej 52 457 studentėsh, rreth 2 mijė mėsimdhėnės tė rregullt dhe bashkėpunėtorė tė jashtėm dhe 350 staf administrativ dhe staf teknik tė angazhuar nė 16 fakultete dhe 72 departamente qė veprojnė nė Prishtinė dhe nė 4 qendra tė Kosovės.