Hoxhaj dënon provokimet e fundit të Koresë së Veriut

Publikuar: 15.02.2013 - 15:26

Prishtinė, 15 shkurt - Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj pėrmes njė deklarate ka dėnuar aktivitetet e fundit tė Koresė sė Veriut, pas raportimeve pėr testin bėrthamor tė kryer nga ky shtet.

Nė deklaratė, ministri Hoxhaj ka thėnė se Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Kosovės, ka pėrcjellė me shqetėsim zhvillimet e fundit nė lindje tė largėt, pas testit tė tretė bėrthamor tė kryer nga Koreja e Veriut.

“Ministria e Jashtme e Kosovės i bashkohet botės demokratike kundėr kėtyre pėrpjekjeve provokuese dhe tė rrezikshme pėr rajonin e atjeshėm dhe mė gjerė. Ky akt, nė vazhdėn e provokimeve tė mėhershme nga ky shtet, rrezikon stabilitetin regjional dhe shkel tė gjitha obligimet e Koresė sė Veriut para bashkėsisė ndėrkombėtare. Veprime tė tilla ndikojnė nė rritjen e tensioneve, rrezikojnė paqen dhe sigurinė ndėrkombėtare si dhe janė nė dėm tė vet popullit tė Koresė sė Veriut”, thuhet nė deklaratėn e ministrit Hoxhaj.

kadri 16.02.2013/09:45

Nder te tjera Hoxha tha se nese Korea nuk distancohet nga veprime te tilla ne do te marrim masat e duhura gjithmon duke u kordinu me miqt tan serb.
hahahaha po trus he burr se e knaqt ktu veq edhe dertin e kores e ki berllog I ke senet ne ven ten.....