Përplasje rreth kompetencave për pastrimin e parave

Publikuar: 06.02.2013 - 20:14

Prishtinė, 6 shkurt - Komisioni pėr Buxhet dhe Financa i Kuvendit tė Kosovės mezi ėshtė tubuar pėr tė nisur mbledhjen e radhės tė mėrkurėn.

Shqyrtimi i Projektligjit pėr ndryshimin dhe plotėsimin e ligjit pėr parandalimin e pastrimit tė parave dhe financimin e terrorizmit, mė saktė neni 3 i kėtij ligji ka zėnė vendin kryesor nė diskutimin e anėtarėve tė komisionit.

Pėr nenin 3, rishtazi, pėrfaqėsuesi i BE-sė nė Kosovė, Samuel Zhbogar, nė njė letėr drejtuar kryetarit tė Kuvendit, kishte kėrkuar qė tė mos preket, duke bėrė kėshtu qė kompetencat pėr rastet e pastrimit tė parave t’i mbante Prokuroria Speciale.

Deputeti Latif Gashi ka thekuar se EULEX-i pėr 3 vjet ka trajtuar vetėm dy raste tė tilla dhe se pėrfaqėsuesi i BE-sė, Zhbogar, nė letrėn e tij dėrguar kryetarit Krasniqi nuk e ka arsyetuar fare kėrkesėn e tij.

Deputeti Sali Asllanaj, ndėrkaq, ka thėnė se letra e Zhbogarit duhet tė merret me seriozitet.

Kryetarja e Komisionit, Safete Hadėrgjonaj, me pajtimin e anėtarėve tė komisionit, ka marrė vendim qė ky nen tė anashkalohet pėr kėtė mbledhje dhe pėr tė diskutohet nė mbledhjen e sė premtes.