VV: Bisedimet pa kushte e bëjnë Serbinë edhe më të keqe

Publikuar: 03.02.2013 - 20:17

Prizren, 3 shkurt – Lėvizja VETĖVENDOSJE! organizoi sot nė Prizren njė tribunė rreth temės “Ndalja e negociatave qė po na ndalin zhvillimin shtetėror, shoqėror dhe ekonomik”Para qindra tė pranishmėve folėn nėnkryetari, Shpend Ahmeti, kryetari Albin Kurti si dhe kryetari i qendrės sė kėsaj lėvizje nė Prizren, Arbėr Rexhaj.

Sipas Rexhajt, Kosova edhe sot e kėsaj dite vazhdon tė jetė peng i negociatave qė duket se asnjėherė nuk do tė kenė fund. “Qė e ardhmja e fėmijėve tanė, qė Kosova tė jetė shtet sovran dhe me integritet territorial, me zhvillim ekonomik, qė dėmin e kėtyre negociatave mos ta mbajė nė kurriz populli ynė, kėto negociata duhet tė ndalen menjėherė”.

Shpend Ahmeti u ndal tek zhvillimet socio-ekonomike, duke theksuar se Kosova ėshtė vendi mė i varfėr nė botė, ku rreth gjysma e popullsisė sė Kosovės jeton me mė pak se 1.40 cent nė ditė dhe se Kosova sė fundi  ka kaluar edhe Bosnjėn sa i pėrket papunėsisė. Sipas Ahmetit, Kosova ėshtė shteti i vetėm nė botė qė ende nuk ka sigurime shėndetėsore, gjė qė Vetėvendosje e parasheh nė programin e saj qeverisės. Ndėrkaq, duke folur pėr fondin e veēantė veriun, ai tha se me krijimin e kėtij fondi po krijohet baza pėr autonominė e veriut.

Albin Kurti tha se bisedimet qė po zhvillohen nė Bruksel, po shoqėrohen nga njė mungesė totale e transparencės. “E vetmja transparencė e kėtyre bisedimeve shpaloset pėrmes komunikatave qė lėshon Brukseli”, tha ai, kurse pastaj foli pėrmendi edhe shtatė marrėveshjet qė kishte arritur Edita Tahiri dhe shtjelloi dėmin qė ato i kanė sjellė vendit.

Kurti shprehu bindjen se vazhdimi i bisedimeve me Serbinė pa kushte ndaj saj, e bėn Serbinė edhe mė tė keqe.

“Ndėrkaq, ata qė thonė se ne nuk mund ta kushtėzojmė Serbinė sepse jemi tė dobėt, duhet ta kenė parasysh se kushte nuk vendosin ata qė kanė fuqinė, por ata qė janė seriozė”, pėrfundoi kreu i Vetėvendosjes.