Presidentja Jahjaga u kthye nga vizita në Gjermani

Publikuar: 03.02.2013 - 19:59

Prishtinė, 3 shkurt - Presidentja Atifete Jahjaga u kthye sot nga vizita nė München tė Gjermanisė, ku mori pjesė nė Konferencėn e 49-tė pėr Siguri.Gjatė pjesėmarrjes nė konferencė, nė tė cilėn ishin edhe shumė liderė shtetesh dhe personalitete tė shquara nga e gjithė bota, presidentja e Kosovės zhvilloi njė varg takimesh tė rėndėsishme.

Jahjaga zhvilloi njė takim me zėvendėspresidentin e SHBA-sė, Joseph Biden, me tė cilin diskutoi njė varg ēėshtjesh tė rėndėsishme. Ajo bashkėbisedoi me pėrfaqėsuesen e lartė tė BE-sė pėr politikė tė jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, presidentin e Konfederatės sė Zvicrės, Ueli Maurer, sekretarin e pėrgjithshėm tė OSBE-sė, Lamberto Zannier, ish-sekretarin e pėrgjithshėm tė NATO-s, Javier Solana, kongresisten amerikane dhe drejtoreshė e Qendrės Woodrow Wilson, Jane Harman, ish-zėvendėsndėrmjetėsin e OKB-sė pėr statusin e Kosovės, Albert Rohan.

Po kėshtu, zonja Jahjaga zhvilloi takime edhe me zėvendėskryeministrin dhe ministrin e Jashtėm tė Sllovakisė, Mirosllav Llajēak, Presidentin e Kroacisė, Ivo Josipoviq, ministrin e punėve tė Jashtme tė Turqisė, Ahmet Davutoglu, si dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė, pjesėmarrės nė kėtė konferencė.