Të martën hapen tri tema në dialogun Beograd-Prishtinë

Publikuar: 03.02.2013 - 18:55

Beograd, 3 shkurt - Rundi i ri i dialogut teknik ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės nė Bruksel do tė vazhdojė tė martėn, mė 5 shkurt, i deklaroi agjencisė serbe Tanjug shefi i ekipit teknik serb pėr negociata, Dejan Paviqeviq. “Temė do tė jetė aranzhmani teknik lidhur me oficerėt pėr lidhje (ambasadorėt) ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės, kurse paralelisht me kėtė do tė hapen edhe temat e ardhshme nė dialog – telekomunikacioni dhe energjetika”, deklaroi Paviqeviq.

Prishtina tashmė ka caktuar ambasadorin e saj Lulzim Peci pėr shef tė zyrės sė Kosovės nė Beograd, kurse sipas disa paralajmėrimeve tė mėhershme, pikėrisht Paviqeviq do tė duhej tė emėrohej oficer serb i ndėrlidhjes nė Prishtinė.