Kolona të gjata në pikëkalimin e Bllacës

Publikuar: 03.02.2013 - 18:13

Shkup, 3 shkurt - Qytetarėt e Kosovės po pėrballėn me pritje tė gjata nė pikėkalimin kufitarė tė Bllacės, qė ndan Kosovėn me Maqedoninė, pėr shkak tė  kontrolleve rutinore tė policisė dhe doganierėve maqedonas. Gjatė vikendit rruga nga Prishtina pėr nė Shkup nuk mund tė kalohet mė shpejt se pėr 3 ose 4 orė, ndonėse distanca ndėrmjet dy qyteteve ėshtė mė e vogėl se 90 kilometra.Qytetarėt shprehen tė habitur, por edhe tė revoltuar me kontrollet e tepėrta dhe tė stėrmundimshme nga ana e autoriteteve maqedonase.

“Nė orėn 12:00 jam nisur me familjen time nga Prishtina. Tashmė shkoi ora 15:00, unė akoma jam nė kufi, nė pritje pėr tė realizuar vizitėn time nė Shkup. Mentalitet i poshtėr ballkanik. Derisa Evropa i ka hequr kufijtė, ne akoma nuk mund tė lėvizim lirshėm”, citon INA, A. S. (39)  nga Shkupi, i cili pasluftės sė Kosovės jeton nė Prishtinė.

Ndėrkaq, pritjet e gjata u shkaktojnė telashe edhe kompanive tė autobusėve, tė cilat mbajnė linjat e rregullta Shkup- Prishtinė dhe anasjelltas.

“Sot nė mėngjes kisha vetėm gjashtė udhėtarė, ndėrsa u detyrova tė presė mė shumė se gjysmė ore nė kufi. Ky trajtim mund tė jetė i qėllimshėm, ose nga padituria e disa policėve tė punėsuar nga partitė politike, tė cilėt s’dinė ēka i thonė kompjuterit. Pritjet e gjata na shkaktojnė humbje tė mėdha”, ka thėnė shoferi i autobusit “Gazmendi Tours”.

Pritjet e gjata nė kufirin e Bllacės i kanė raportuar edhe autoritetet maqedonase. Sipas tyre, gjatė vikendit qarkullimi i veturave ėshtė me intensitet tė shtuar pėr shkak tė numrit tė madh tė kosovarėve tė cilėt vijnė nė Maqedoni.

Edhe pėr banorėt e Maqedonisė, tė cilėt kanė lidhje farefisnore me Kosovėn, ditėt e vikendit janė bėrė tė tmerrshme pėr kalim.

Kosova dhe Maqedonia kanė vetėm dy pikėkalime kufitare. Njėra ėshtė nė Bllacė, nė magjistralen Prishtinė-Shkup, dhe tjetra nėpėr Malin e Sharrit, qė lidh Tetovėn me Ferizajn dhe Prishtinėn.

Ėshtė paraparė edhe njė pikėkalimi tjetėr nė Stanēiq tė Karadakut, qė  lidh Gjilanin me Kumanovėn, por ka disa vite qė kjo zvarritet nga autoritetet maqedonase, edhe pse nga ana e Kosovės gjithēka ėshtė gati.