Vulin viziton varret në Kosovë me leje të Qeverisë

Publikuar: 30.01.2013 - 11:41

Prishtinė, 30 janar - Qeveria e Kosovės ka miratuar sėrish vizitėn nė Kosovė tė drejtorit tė Zyrės pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Aleksander Vulin. Pėrfaqėsuesi shtetėror serb pritet qė ndėr tė tjera tė vizitojė edhe disa prej lokacioneve nė tė cilat ka pasur sulme ndaj varrezave tė pjesėtarėve tė komunitetit serb.



Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Brahim Sadriu ka konfirmuar pėr Telegrafin vizitėn e zyrtarit shtetėror serb.



“Pas dhėnies sė lejes nga Qeveria, Policia e Kosovės do ta shoqėrojė zyrtarin serb gjatė qėndrimit nė vend”, ka thėnė Sadriu.



Pritet qė Vulin tė vizitojė varrezat ortodokse nė Kllokot, tė cilat mė 20 janar janė dėmtuar nga persona ende tė paidentifikuar, ndėrsa do tė qėndrojė edhe nė Istog dhe nė veri tė Mitrovicės.



Gjatė vizitės sė fundit tė Vulinit nė Kosovė, pėr Krishtlindjet ortodokse, policia e Kosovės pati ndaluar disa prej personave, pjesėtarė tė tė ashtuquajturės “Mbrojtja Civile”, tė cilėt ilegalisht lanin rolin e truprojave tė zyrtarit shtetėror serb.



Asokohe ėshtė raportuar se Vulin kishte bėrė presion pėr lirimin e kėtyre tė ndaluarve, ndėrsa mė pas u largua nė mėnyrė demonstrative nga Kosova.



Qeveria e Kosovės ėshtė duke lejuar vizitat e Aleksandar Vulinit, ndėrkohė qė nuk kishte miratuar vizitėn e presidentit serb, Tomislav Nikoliq pėr Krishtlindjet ortodokse. /

 

Xhevdeti30.01.2013/18:39

Po horat tane kur do ta vizitoine Presheven,Kryeminister merr edhe ne shtepi per ti shtruar drek se po te vjen Vulini mysafir.

9700030.01.2013/18:39

hashimi po ju jep vorreve pare 97.000 euro pare te thata te njdersve tona po ja qet vorreve te shkijeve, a ka ushtar te uckse qe ende ne baraka jetojne plus invalid .

Shqiponja30.01.2013/13:39

A pe shohni cka jane shkijet, cka bejne per me senzibilu ceshtjen e varrezave. Ku eshte Hashimi qe vec fjal ... uese tha per lapidarin ne Presheve, e ky edhe i viziton varrezat. Bravo shkije, turp duhet me pas na shqiptaret.

cufa30.01.2013/13:36

Absurd i llojit te vet,me qfar arsyetimi i lejohet hyrja Vulinit gjersa tanet nuk guxojn as ne Preshev me hy,apo te kokemi nen Serbi!!!shum quditshem...

bekim pecani30.01.2013/13:35

po kjo pun prap se pram asht mir prap seprap duhet te kerkohet leje te hashim thaqi kjo asht ajo qe asht emira qe kemi shtet .

Mergimtari,BW,Gjermani30.01.2013/12:34

Sipas mendimit tim, qdo vizite e Vulinit ne Kosove,me leje apo pa leje,vetem sa forcon poziten e tijj si Minister per Kosoven, ne Qeverine e Serbis.Andaj , mendoj se ket person me kete titull, nuk duhet lejuar te hyje ne Kosove.Vet po i legalizojme Institucionet e Serbise ne Kosove.E pastaj..?Kejo eshte apsurde dhe e pakuptimt.

junikasi30.01.2013/12:26

ne Kosove hyn edel kush te don se keshtu e kemi ne qeverin se nuk mundet me miratu per te huj po nese populli i vete qohet ne nje demonstar i ka policin me nje her per ti ndalur dhe besa edhe i malltertoin si ne kohen kur bejke shtriga vjeter serbi mbi shqiptaret

Ramadan Kovaci30.01.2013/12:02

Nuk eshte problem kush hYn e kush vje ne Kosove Primare eshte se si adresohet kerkes per te hy ne Kosove jane institucionet e Kosoves ata qe mari kerkesen, apo ata adresojne tek EULEXi apo ndoj organ tjeter jokosovar..TE MIREN NE SHQYRTIM PER LEJIM VETEM ATA QE ADRESOHEN DIREKT TE INSTTUCIONI KOMPENTENT SHTETEROR I KOSOVES...