Ministri Buja në Forumin Botëror të Arsimit

Publikuar: 30.01.2013 - 11:37

Prishtinė, 30 janar - Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Ramė Buja, udhėtoi sot pėr nė Britaninė e Madhe, me ftesė tė sekretarit tė Shtetit pėr Arsim nė Britaninė e Madhe, Michael Gove, dhe ministrit pėr Universitete dhe Shkencė, David Willetts, ku do tė marrė pjesė nė Forumin Botėror tė Arsimit (The Education World Forum), i cili mbahet nė Londėr nga data 28 deri mė 30 janar 2012. 

Nė kėtė forum vjetor, nė tė cilin do tė marrin pjesė ministrat e arsimit nga tė gjitha vendet e botės, temė bosht do tė jetė politikė bėrja e arsimit nė aspektin e cilėsisė. Nė forum do tė diskutohet edhe pėr sfidat dhe mundėsitė me tė cilat ballafaqohet arsimi.

Ministri Buja po ashtu do tė marrė pjesė edhe nė Ekspozitėn e Teknologjisė sė Arsimit (British Educational Training and Technology Show- BETT).

Gjatė vizitės nė Londėr, ministri Buja do tė ketė takime me ministrat e arsimit tė shteteve mė tė zhvilluara, pėr tė kėmbyer pėrvojat e sistemeve mė tė avancuara ndėrkombėtare tė arsimit dhe njėkohėsisht pėr tė lobuar pėr njohje tė reja pėr vendin.