Kryeqyteti ende pa sistem të unifikuar të adresave

Publikuar: 30.01.2013 - 11:18

Prishtinė, 30 janar- Mungesa e sistemit tė unifikuar tė adresave po iu shkakton probleme kryeqytetasve.

Astrit Hasani, kėshilltar komunal nga radhėt e AAK-sė, ėshtė ankuar se pėr mungesė adrese dhe numri ka pasur vėshtirėsi nė komunikim mė njė universitet tė jashtėm.

Ai ka kėrkuar sqarim nga komunarėt pse ende nuk ekziston njė sistem i tillė.

E pėr mungesė tė njė veprimi institucional, qytetarėt detyrohen qė vetė t`i shėnjojnė vendet e banimit tė tyre.

Agon Hyseni, banor nga lagja “Lakėrishte” ka thėnė se nė objektin tė cilin ai banon banorėt janė detyruar qė numrin ta shkruajnė me ngjyrė.

”Ne jemi detyruar numrin e objektit tė banesės ta shkruajmė me ngjyrė, i cili herė pas here edhe fshihet, e kjo nuk ėshtė nė rregull, sepse kjo ėshtė kompetencė e Komunės qė tė vendosė numra adekuatė, sepse po na dalin probleme edhe pėr fatura, pastaj edhe me ēdo gjė”, ka thėnė ai.

Ndėrkaq, njė tjetėr qytetare ka thėnė se njė problem i tillė mė i madh ėshtė pėr turistėt dhe banorė tė vendeve tė tjera qė vijnė nė kryeqytet.

”Pėr ne qė i dimė emrat e vjetėr tė rrugėve dhe numrat si i kemi pasur dikur nuk ėshtė edhe aq problem, sepse gjendemi disi, mirėpo pėr njerėz tė ri qė vijnė pėr tė jetuar nė kryeqytet, e edhe pėr njerėz tė huaj e turistė, kjo sigurisht qė ėshtė shqetėsuese”, ka thėnė Elmaze Duraku, banore nė lagjen “Dardania”.

E Muhamed Krasniqi, drejtor i shkollės sė lartė profesionale “Tempulli”, ka thėnė se kjo ēėshtje paraqet problem pėr qytetarėt.

”Pėr shkak tė  ndėrtimeve tė shumta qė po ndodhin ėshtė paraqitur kėrkesė e madhe pėr numrat e tabelat, por pėr njė qytet me ndėrtime tė reja kjo ėshtė normale”, ka thėnė ai, duke theksuar se nė lagjet ku ekziston plani rregullues nuk do tė ishte e drejtė tė mungonin numrat e objekteve dhe  tė banesave.

”Ka mungesė tė theksuar tė tabelave nė pėrgjithėsi nė Prishtinė dhe kjo ēėshtje paraqet problem, sepse mė lehtė mundesh me e gjet njė adresė nė bazė tė emėrtimeve ashtu si kanė qenė tė paraluftės”, ka thėnė Krasniqi.

Sipas tij, “Komuna e Prishtinės duhet me e shpallė njė projekt, tė paktėn nė pjesėt ku kanė pėrfunduar ndėrtimet e reja, qė tė ketė tabela dhe shenja adekuate”.

”Tash nuk ėshtė e mundur njė adresė me u gjet me emėrtime tė reja, sepse nuk janė shoqėruar edhe me numra, bile rastis kur 3 shtėpi tė kenė numrin e njėjtė”, ka thėnė ai, duke theksuar se kjo ndodh mė sė shumti nė lagjet ku ka objekte kolektive, si nė lagjet  “Ulpiana”, “Dardania”, “Bregu i Diellit” dhe tė tjera.

Ndėrkaq, Agim Gashi, drejtor i Shėrbimeve Publike nė Komunėn e Prishtinės, ka thėnė se procesi pėr vendosjen e tabelave pėr emėrtim tė rrugėve ėshtė pothuajse i pėrfunduar. Megjithatė, ai ka bėrė tė ditur se kanė problem me hartat e mangėta.

Ndėrkaq, pėr numrat e objekteve ai ka thėnė se po presin projektin e regjistrimit kadastral.

Habib Qorri nga Drejtoria e Shėrbimeve Publike nė Komunėn e Prishtinės ka thėnė se ēėshtja e vendosjes sė tabelave tė rrugėve ėshtė nė pėrfundim e sipėr.

”Tabelat e reja i kemi pėrfunduar gati pėr tė gjitha rrugėt, nė kėtė projekt janė pėrfshirė 800 tabela dhe kanė filluar tė vendosen nga viti i kaluar, e brenda njė kohe tė shkurtėr do tė vendosen edhe 100 tabela tė rrugėve qė kanė mbetur pa u vendosur, pėr shkak se ato rrugė janė tė reja dhe tash do tė vendosen edhe hartat”, ka thėnė Qorri.

”Ndėrkaq sa u pėrket numrave, ai ėshtė njė projekt tjetėr mes Komisionit Evropian dhe Drejtorisė sė Urbanizmit”, ka shtuar ai, duke bėrė tė ditur se tabelat pėr emėrtimin e rrugėve i kanė kushtuar Komunės 33 mijė euro dhe janė dy lloje, tė krijuara me dimensione standarde.

Ndėrkaq Asdren Osaj, zėdhėnės nė Komunėn e Prishtinės, ka thėnė se Komuna ka filluar zbatimin e projektit tė mbėshtetur nga Komisioni Evropian, qė ka tė bėjė me piketimin e numrave tė adresave tė ēdo shtėpie, hyrje tė banesave apo edhe objekteve tė tjera banuese apo afariste nė tėrė territorin e Komunės sė Prishtinės.

Sipas tij, ky proces ka filluar nga lagjja “Arbėria” dhe brenda njė afati prej 2  muajsh do tė bėhet dorėzimi dhe pėrpunimi i tė dhėnave rreth adresave tė gjithsecilit qytetar.

 

lika30.01.2013/13:18

Aiiii,pune e madhe, shkruje te shitesi i duhanit perballe shitesit te kallamoqit. Ton i njohin ata...