Reforma zgjedhore e kushtetuese, atje ku nisi para dy vjetësh

Publikuar: 30.01.2013 - 11:17

Prishtinė, 30 janar -  Nė prill mbushen dy vjet nga fillimi i reformės zgjedhore dhe kushtetuese, ndėrsa nuk ka asnjė lėvizje drejtė zhbllokimit tė kėtij procesi. Ēelėsi i zgjidhjes sė kėtij problemi mbetet tek liderėt politikė, tė cilėt ishte dashur tė merren vesh pėr tejkalimin e kėtij ngėrēi politik dhe amendamentet kushtetuese tė kalojnė nė Kuvend pėr procedim tė mėtejmė.

Komisioni pėr reformė kushtetuese tashmė ka pėrfunduar punėn e vet dhe pret qė ēėshtja tė kalojė nė Kuvend pėr t’u votuar. Kryetari i kėtij komisioni Arsim Bajrami thotė se amendamentet kushtetuese janė tashmė nė Kuvend, por pėr tė pasur sukses votimi i tyre duhet tė arrihet marrėveshje politike, ngase kėrkohet vota e dy tė tretave tė deputetėve.



“Ēėshtja e reformės kushtetuese dhe zgjedhore, praktikisht ėshtė duke vendnumėruar, sepse ende nuk ka njė vullnet tė fuqishėm politik qė tė shtyhet pėrpara ky proces. Praktikisht reforma kushtetuese ėshtė e kryer, ėshtė nė zyrėn e kryetarit tė Kuvendit, mirėpo para se tė dalė nė votim duhet tė sigurohet njė konsensus politik sepse kėrkohen dy tė tretat dhe ėshtė krejt logjike qė paraprakisht tė sigurohet qė do tė ketė sukses votimi”, tha Bajrami pėr Radio Kosovėn.



Anėtarja e Komisionit pėr reformėn kushtetuese nga LDK-ja Vjosa Osmani, nuk dėshiron ta quaj ngėrē politik, bllokimin e reformės kushtetuese dhe zgjedhore, por gjithēka, sipas saj lidhet me dorėheqjen e presidentes Atifete Jahjaga.



“Nuk ka kurrfarė ngėrēi. Liderėt janė marrė vesh qė nė momentin kur tė pėrfundojnė amendamentet kushtetuese tė shpallen zgjedhjet presidenciale. Amendamentet kushtetuese kanė pėrfunduar tani pėr t’u shpallur zgjedhjet presidenciale, e vetmja mėnyrė ėshtė nėse shpallen zgjedhjet e hershme pėrmes dorėheqjes sė presidentes sė tanishme”, tha Osmani.



Zvarritjen e reformės kushtetuese dhe zgjedhore, Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovės, e sheh mė shumė si njė gjė qė i shkon nė favor klasės politike qė ėshtė nė pushtet. Ai druan se me mėnyrėn se si po zhvillohen ngjarjet, vendi do tė shkojė nė zgjedhje pa pėrfunduar reforma zgjedhore dhe kushtetuese.



“Besoj qė ditėt e ardhshme nė njė afat shumė tė shkurtėr do tė sqarohen shumė gjėra. Nėse do tė riformatizohet Qeveria dhe do tė kemi koalicion tjetėr qeverisės, unė dyshoj qė kjo ēėshtje do tė prolongohet edhe mė tutje. Nėse nuk kemi njė marrėveshje politike pėr riformatizimin e Qeverisė, unė konsideroj qė nuk ka zgjidhje tjetėr, pėrpos pėr t’u futur nė njė proces tė ri elektoral. Druaj qė mund tė futemi nė njė proces pa reformė, dhe kjo do tė ishte jashtėzakonisht e dėmshme pėr qytetarėt e Kosovės”, tha Selmanaj pėr Radio Kosovėn.



Pėrderisa reforma kushtetuese, sikurse edhe ajo zgjedhore, kanė mbetur nė vendnumėrim, dy subjekte opozitare Vetėvendosja dhe LDK-ja kėrkojnė zgjedhje tė parakohshme.



Hapa pėrpara pėr zhbllokimin e reformės kushtetuese nuk janė bėrė as pas takimit tė liderėve partiak njė muaj mė parė, me presionin e ambasadorėve tė vendeve tė Quint-it. Nė kėtė takim u mor vendimi qė tė ketė sėrish takim pas dhjetė ditėsh dhe tė vazhdohet mė tutje me reformat. Por gjithēka ka mbetur vetėm zotim, e asgjė konkrete.