Në Topillë të Shtimes zbulohet një shpellë mermeri

Publikuar: 30.01.2013 - 10:14

Prishtinė, 30 janar - Ishte nisur nga shtėpia pėr njė ditė tė zakonshme pune, por nuk i doli e tillė. Derisa po gėrmonte me ekskavator pėr tė nxjerrė gurė, Idriz Rexhaj, njė i ri nga fshati Petrovė, kishte vėrejtur diēka tė pazakonshme. Rrugės pėr nė fshatin Topillė tė Komunės sė Shtimes, disa metra mbi vendin qė njihet si Vrella e Zezė, rastėsisht kishte hasur nė njė shpellė tė pazbuluar deri mė tani. Rexhaj do tė shuante kureshtjen e rij, duke u futur nė brendi tė shpellės. Fill pas vizitės sė parė qė i kishte bėrė shpellės sė re, ai u ishte drejtuar zyrtarėve tė Komunės sė Shtimes. Kėta tė fundit e kanė konfirmuar lajmin. Sipas pėrshkrimit nga vizita e parė qė i kanė bėrė shpellės zyrtarėt komunalė, ajo ka hyrje natyrore, njė korridor qė vazhdon me gjatėsi rreth 20 metra, derisa pjesa pas tyre ka njė ngushticė, e cila nuk ėshtė eksploruar ende.

Njeriu qė i pari zbuloi shpellėn qė i ėshtė shtuar listės sė atraksioneve natyrore tė Kosovės, ka shpjeguar se gjithēka ka ndodhur krejt rastėsisht.

“Territori i fshatit Topillė njihet edhe pėr shpella tė tjera, ndėrsa zbulimi i kėsaj shpelle paraqet njė risi e cila nė tė ardhmen pritet qė tė rrisė numrin e vizitorėve nė kėtė anė. Ėshtė njė zbulim interesant dhe presim ditėve nė vijim qė zyrtarė nga Agjencia pėr Mbrojtjen e Mjedisit (AKMM), i cili vepron nė kuadėr tė Ministrisė sė Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor tė vizitojnė dhe tė japin njė vlerėsim lidhur me kėtė”, ka thėnė zėdhėnėsi i Komunės sė Shtimes, Rrahman Jakupi.

Sipas tij, aktualisht janė marrė masat qė kėto shpella tė mbrohen nga dėmtimi i njeriut apo ndonjė dėmtim tjetėr. “Nė njė tė ardhme tė afėrt ka edhe plane tė tjera qė kėto tė shndėrrohen nė pika turistike pėr vizitorė”, ka shtuar ai.

Hapėsira nė tė cilėn ėshtė gjetur shpella, pėrkatėsisht rruga prej Gurit tė Shtrenjtė deri nė fshatin Topillė, ėshtė e njohur edhe pėr atraksione tė tjera, siē ėshtė Shpella e Imer Devetakut, Kėshtjella Mesjetare e Topillės, Shpella e Lakuriqėve, e njohur edhe si Shpella e Topillės.

Nė korrik tė vitit tė kaluar, nė bjeshkėt e Mushtishtit tė Therandės ishte zbuluar njė shpellė, e pashkelur mė parė nga kėmba e njeriut. Shpella ishte zbuluar nga Demush Tahiri, banor i fshatit, bashkė me dajėn e tij, Xhavit Mala, zyrtar nė parkun nacional “Malet e Sharrit”. Zbulimin e tyre e kishin pagėzuar Shpella e Rusenicės. Nga hulumtimet e bėra ishte kuptuar se ajo ka rreth 100 metra katrorė, por ka pasur dyshime se mund tė jetė edhe mė e madhe. Shpella e Rusenicės ėshtė e pasur me stalaktite dhe stalagmite (mė gjerėsisht nė “Kohėn Ditore”).

 

A05.02.2013/10:36

SHPELLA QE ESHT ZBULUAR ESHT MERMERI KETE EKA ZBULUAR IDRIZ REXHAJ NGA PETROVA

F.A30.01.2013/15:06

Lerjani Emrin Shpella e Moskwanices,se e pasket Shpellen e Rusenices.
E popull i qthurur si nga ment edhe nga Fiqiri.