AKI demanton RTK-në: Nuk dhamë të dhëna për varrezat e thyera

Publikuar: 23.01.2013 - 17:40

Prishtinė, 21 janar – (E plotėsuar) Agjencia e Kosovės pėr Inteligjencės( AKI) ka demantuar RTK-nė pėr informacionin e publikuar mė 22 janar 2013, lidhur mė thyerjen e disa varrezave serbe nė Kosovė, nga strukturat serbe.
Nė reagimin e AKI-t, tė cilin e transmeton RTK,  thuhet :
Nė edicionin qendror tė lajmeve tė ditės sė martė, 22 janar 2013 nė RTK ėshtė thėnė nė mes tė tjerave se njė burim brenda AKI-sė ka dhėnė disa informata nė lidhje me dėmtimin e varrezave ortodokse serbe nė Republikėn e Kosovės.
Duam tė sqarojmė opinionin e gjerė se Agjencia e Kosovės pėr Inteligjencė me vėmendje tė shtuar ėshtė duke pėrcjellė pėr sė afėrmi zhvillimet aktuale nė vend, nė pėrputhje me mandatin dhe kompetencat qė ka.
Mirėpo demanton se tė dhėnat e publikuara nė RTK tė jenė tė AKI-sė, pėrkatėsisht tė ndonjė burimi brenda AKI-sė.

Hetime pėr dėmtimin e varrezave serbe

Prishtinė, 23 janar - 15:10
- Nė zonat e pėrgjegjėsive tė drejtorive rajonale tė Policisė sė Kosovės, tashmė janė iniciuar procedurat hetimore lidhur me dėmtimin e varrezave ortodokse serbe, tė cilat, ditė mė parė  ishin cak i sulmeve vandale nė disa pjesė tė Kosovės, njoftojnė zyrtarėt e Policisė sė Kosovės.

Zėdhėnėsi i kėsaj policie, Arbėr Beka,  i ka thėnė Radios Evropa e Lirė se nė drejtorinė rajonale tė Prishtinės janė iniciuar dy raste, ashtu sikurse edhe nė drejtorinė rajonale tė Gjilanit.

“Njėra bėn fjalė pėr njė lapidar tė luftės sė dytė botore, qė ėshtė demoluar dhe me kėtė rast policia ka arrestuar tre persona tė dyshuar. Pas konsultimeve me prokurorin, janė liruar nė procedurė tė rregullt. Rasti tjetėr ėshtė regjistruar nė Kllokot. Ėshtė raportuar nė drejtorinė rajonale tė Gjilanit rasti pėr dėmtimin e varrezave, ku nė total janė dėmtuar 27 varreza. Nė Prizren ėshtė regjistruar po ashtu njė rast ku janė dėmtuar 38 pllaka pėrkujtimore tė varrezave”, u shpreh Beka.

Ai shtoi se edhe nė rajonin e Mitrovicės, pėrkatėsisht nė Vushtrri ėshtė shėnuar njė rast i dėmtimit tė njė varreze.

Pas incidenteve, sipas Bekės, Policia e Kosovės ka ngritur masat e sigurisė pėr ruajtjen e sigurisė sė pėrgjithshme nė vend, me fokus nė ruajtjen e objekteve tė trashėgimisė kulturore dhe fetare.

“Duke pasur parasysh qė gjatė ditėve tė fundit kanė qenė disa raste pėr dėmtimin e varrezave tė komunitetit, nė tė gjitha drejtoritė rajonale dhe stacionet policore janė ngritur masat e sigurisė pėr ruajtjen e tyre".

"Sa u pėrket rasteve qė tashmė janė iniciuar, zyrtarėt policorė, qofshin nga njėsia e hetimeve ose sektor tė tjerė, janė nė koordinim tė plotė pėr tė gjitha aktivitetet hetimore me prokuroritė kompetente nė kuadėr tė Republikės sė Kosovės dhe do tė presim zhvillimet nė detaje tė kėsaj procedure hetimore”, tha ai.

Nė anėn tjetėr, Ministria pėr Komunitete dhe Kthim e Qeverisė sė Kosovės u ka bėrė thirrje institucioneve qendrore dhe lokale, por edhe atyre ndėrkombėtare, qė tė angazhohen pėr sanimin e dėmeve nė varrezat e dėmtuara.

Ivica Tanasijeviq nga kabineti i ministrit pėr Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomiq, i ka thėnė Radios Evropa e Lirė se kjo ministri ka paralajmėruar gatishmėrinė pėr ndarjen e mjeteve pėr sanimin e varrezave tė dėmtuara ortodokse serbe nė disa pjesė tė Kosovės.

“Sa i pėrket Ministrisė sė Komuniteteve dhe Kthimit, ministri tashmė ėshtė nė bisedime me partnerėt nė pushtetin qendror, por edhe me ata ndėrkombėtarė, u ka thėnė se nė rastin e  ngjashėm qė kishte ndodhur nė Fushė Kosovė, mjetet ishin miratuar me kėrkesėn e zėvendės-kryeministrit, pėr sanimin e  dėmeve nė varreza".

"Pra, ministri ka shprehur gatishmėrinė qė tė marrė pjesė nė ndarjen e mjeteve pėr sanimin e pėrkujtimoreve tė varrezave, por ai gjithashtu ka thėnė se kėtė do ta kėrkoj nė qeveri”, tha Tanasijeviq.

Ai ka theksuar gjithashtu, se kjo ministri ka kėrkuar qė riparimi i varrezave tė dėmtuara tė nisė urgjentisht.

“Qėndrimi i Ministrisė pėr Komunitete dhe Kthim ėshtė qė dėmet tė sanohen sa mė parė qė ėshtė e mundur, do tė thotė nė nė afatin mė tė shkurtė tė mundur. Kjo do tė kėrkohet edhe nga vet Qeveria”, ka theksuar Tanasijeviq.

Ndryshe, aktet vandale tė dėmtimit tė varrezave ortodokse serbe nė rajonet e ndryshme tė Kosovės, kanė pasuar pas heqjes sė lapidarit qė u ishte kushtuar luftėtarėve tė rėnė tė UĒPMB-sė nė Preshevė nga ana e xhandarmėrisė serbe.

Krerėt e institucioneve mė tė larta tė Kosovės, tė mekanizmave ndėrkombėtarė nė vend, si dhe institucioneve fetare, i kanė dėnuar aktet vandale mbi varrezat ortodokse serbe, duke i quajtur si veprime tė papranueshme dhe u kanė bėrė thirrje organeve tė rendit qė t’i kapin autorėt e kėtyre akteve vandale dhe t’i vėnė ata pėrpara drejtėsisė.

mergimtari23.01.2013/15:24

po kan mejav nreq hasha edhe matmira se jan kan pas domtu e tash jav nreq te rejahej kuku per neve me ket qeveri ...