Diplomoi gjenerata e 44-të e Policisë së Kosovës

Publikuar: 18.01.2013 - 16:09

Vushtrri, 18 janar - Nė Akademinė e Kosovės pėr Siguri Publike, pas njė trajnimi 20 javor, diplomuan shtatėdhjetė kadetė tė rinj tė Policisė sė Kosovės. Nė ceremoninė e diplomimit morėn pjesė, zėvendėsministrat nė MPB, Izmi Zeka dhe Ismet Ibishi, drejtori i pėrgjithshėm i PK-sė, Shpend Maxhuni, drejtori i pėrgjithshėm i Akademisė, Ismail Smakiqi, kryetari i Komunės sė Vushtrrisė, Bajram Mulaku, kryeshefi i Inspektoratit tė PK-sė, Fitim Shishani dhe pėrfaqėsues tė institucioneve vendore e ndėrkombėtare.

Duke uruar tė diplomuarit, zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme, Izmi Zeka tha se Policia e Kosovės ėshtė e obliguar tė garantojė rend dhe siguri pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės nė gjithė territorin e saj, njoftohet pėrmes komunikatės zyrtare tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme.

“MPB-ja do tė vazhdojė me zhvillimin e politikave strategjike nė pėrkrahje tė PK-sė, duke rekrutuar pjesėtarė tė rinj, nė mėnyrė qė policia jonė tė jetė mė e re nė moshė”, tha ai.

Ndėrkaq drejtori i pėrgjithshėm i PK-sė, Shpend Maxhuni tha polica ėshtė mbrojtėse e tė drejtave individuale dhe publike, respektuese e rendit dhe ligjit nė gjithė vendin. “Sundimi i rendit dhe ligjit sot ėshtė parakusht esencial nė tė gjitha aspektet e shoqėrisė, garantues tė sė cilės nga sot do tė jeni edhe ju, tė nderuar policė tė rinj. Edukimi dhe aftėsimi juaj me standardet mė tė larta profesionale nė fushėn e zbatimit tė ligjit do tė jetė njė ndihmesė e madhe jo vetėm pėr PK-nė, por edhe pėr perspektiven e vendit”, tha ai.