Kompanisë austriake OeSD afat deri më 23 janar

Publikuar: 17.01.2013 - 14:50

Prishtinė, 17 janar – (E plotėsuar)  Ministria e Punėve tė Brendshme tė Kosovės pėrmes njė njoftimi pėr medie bėn tė ditur se pėrfaqėsues tė kompanisė austriake OeSD kanė kėrkuar sot zyrtarisht qė negociatat pėr zgjedhjen e kontesteve tė kontratės pėr prodhimin e pasaportave biometrike tė shtyhen edhe pėr 15 ditė, meqenėse kanė nevojė tė konsultohen me ekspertė tė Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit, komisioni pėrkatės i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme ka vendosur qė kėtė kėrkesė ta pranojė pjesėrisht, sipas nenit 16.1, tė kontratės pėr zgjedhje miqėsore tė mosmarrėveshjeve dhe  qė negociatat tė shtyhen edhe pėr 7 ditė, pra deri mė 23 janar tė kėtij viti.
Ministria e Punėve tė Brendshme siguron qytetarėt e Republikės sė Kosovės se pavarėsisht rezultateve tė negociatave qė pritet tė bėhen, procesi i prodhimit tė pasaportave do tė vazhdojė normalisht.


Edhe njė afat kompanisė austriake pėr pasaportat
Prishtinė, 17 janar - 13:30 - Ministria e Punėve tė Brendshme sot i ka dhėnė afatin e fundit kompanisė austriake, tė angazhuar pėr prodhimin e pasaportave biometrike, pėr propozimet e fundit lidhur me paqartėsitė qė ekzistojnė nė kontratėn aktuale, raporton RTK. Zėdhėnėsi i saj, Behar Haziraj thotė se MPB-ja ėshtė e interesuar qė tė vazhdojė kontratėn me kėtė kompani, por OeSD refuzon ta paguaj TVSH-nė.

Kompanisė austriake OeSD, e cila ka prodhuar pasaportat biometrike tė Kosovės, i skadon sot afati qė i ka dhėnė Ministria e Punėve tė Brendshme pėr t’i paraqitur propozimet rreth obligimeve tė saj pėr tė paguar taksat doganore dhe TVSH-nė.

Behar Haziraj, zėdhėnės i MPB-sė, thotė se kjo kompani ka refuzuar pagesėn e TVSH. Ai shtoi se nė bazė tė propozimeve qė OeSD do t’i dėrgojė MPB-sė do tė vendoset se a do tė shkohet me vazhdimin e kontratės apo shkėputjen e saj.

“Ne sot e kemi dhėnė afatin e fundit qė ata do t’i dėrgojnė me shkrim propozimet e tyre dhe nė bazė tė propozimeve tė tyre do te vendosim a do tė shkojmė me vazhdimin e kontratės apo do ta ndėrpresim atė dhe hapet rruga pėr njė tender tė ri pėr pasaportat biometrike”, theksoi ai.

Kjo sipas Hazirajt, vjen pas takimit nė mes tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Kosovės dhe Kompanisė austriake pėr tė gjetur zgjidhje sa i pėrket paqartėsive qė ekzistojnė nė kontratėn aktuale.

Ministria e Punėve tė Brendshme ka konfirmuar se ka marrė tė gjitha udhėzimet ligjore edhe nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik. Nga kjo rezulton se sipas ligjit tė prokurimit publik tė Kosovės kompania OeSD ėshtė e obliguar qė tė paguaj taksat dhe TVSH. Nė kėtė rast Ministria e Punėve tė Brendshme nuk ka ndonjė detyrim ligjor as ndaj kompanisė e as ndaj doganave.

Kompania OeSD ėshtė shpallur fituese e tenderit nė muajin gusht tė 2011 pėr prodhimin e pasaportave biometrike. Skandali me pasaporta nė MBP ka filluar vitin e kaluar kur kompanisė austriake nuk i shkuan nė llogari 1.4 milion euro, pėr tė cilat njė nga nėnkontraktueset e OeSD –sė, Natali Velija shtetase gjermane u arrestua nė Prishtinė. Velija pati deklaruar se kėto para ajo ėshtė dashur ti japė ryshfet zyrtarėve tė kėsaj ministrie.

 

banushi17.01.2013/16:20

Hajde marifet hajde!

Deshprimi17.01.2013/15:23

Ne vendet normale, apo ne shtetet normale, kjo kontrate ish dasht te anulohet!!! Ne nje abuzim kaq te madh te kesaj kompanie nuk duhet ti lejohet vazhdimi i Kontrates. Zyrtaret e MPB te cilet kane qene ne kete afere se bashku me perfaqesusit e kompanise OESD duhet ta marrin denimin me burg.

Komentuesi 17.01.2013/13:45

Këta nuk janë normal. Ja kanë nisë si Serbia me kushtezime dhe afate....Respekto ligjin ose nderpreje ose vazhdoje kontraten.... nuk ka zgjidhje të tretë