UNMIK-u nuk është i përfshirë në bisedime

Publikuar: 15.01.2013 - 12:10

Prishtinė, 15 janar - Misioni i OKB-sė nė Kosovė nuk ėshtė pyetur fare kur qeveria vendosi tė ndėrpresė pagat pėr stafin lokal tė Zyrės nė veri tė Mitrovicės. Pėr kėtė autoritetet serbe kanė vendosur qė ēėshtja jo vetėm e financimit, por edhe Zyrės nė veri tė bisedohet nė Bruksel. Njė zėdhėnės i UNMIK-ut, Oliver Salgado, i ka thėnė Radio Kosovės se UNMIK-u nuk ėshtė pyetur dhe nuk ėshtė i pėrfshirė fare nė bisedimet nė Bruksel.

Misioni i OKB-sė nė Kosovė po kėmbėngul se ėshtė akoma e nevojshme mbetja e stafit tė saj ndėrkombėtar e vendor nė veri, pėr tė ndihmuar nė parandalimin e konfliktit, ndėrmjetėsimin dhe lehtėsimin e komunikimit nė mes tė dyja etniteteve nė kėtė pjesė tė Kosovės.

Ky mision ishte detyruar njė muaj mė parė tė ndėrpres kontratat e stafit lokal nė veri, pasi siē ka njoftuar UNMIK-u autoritetet vendore pa ndonjė paralajmėrim i kanė ndėrprerė financimin e saj.

Nevoja e paprekshmėrisė ose jo tė kėtij stafi ėshtė paralajmėruar tė diskutohet sot nė nivelin e dy kryeministrave tė Serbisė dhe Kosovės. Pėr kėtė zyrtarėt e UNMIK-ut njoftojnė tė mos jenė pėrfshirė fare nė konsultime.

Zėdhėnėsi i kėtij misioni Oliver Salgado i ka thėnė Radio Kosovės se tashmė kanė bėrė tė ditur problemin e financimit. Sipas tij misioni i OKB-sė nė Kosovė ėshtė duke pritur rezultatet e takimit nė kryeministrave ,Thaēi e Daqiq.

Nga autoritet kosovare nuk ėshtė shpjeguar se ēfarė saktėsisht rreth UNMIK-ut do tė diskutohet, pėrderisa burime brenda kėtij misioni kanė thėnė se kreu i tij Farid Zarif u ka pėrcjellė zyrtarėve vendorė se megjithatė pėr misionin vendoset nė Nju-Jork.

Autoritet serbe, ndėrkaq sipas raportimeve nė media, vazhdojnė tė kėrkojnė mbetjen e stafit tė plotė tė UNMIK-ut nė veri.

Ndėrsa punėtorėt serbė tė UNKIK-ut, tė cilėt sipas tė dhėnave tė policisė ėshtė mėsuar se punojnė edhe pėr strukturat paralele janė deklaruar se do tė punojnė edhe pa paga.