Çmimi Rexhai Surroi: Ridvan Dibrës, Rexhep Ismailit dhe Vehbi Kajtazit

Publikuar: 22.12.2012 - 14:59

Prishtinė, 22 dhjetor – (E plotėsuar) Janė ndarė ēmimet “Rexhai Surroi” pėr vitin 2012. Ēmimin   pėr letėrsi e mori shkrimtari Ridvan Dibra, kurse pėr gazetari e fitoi Vehbi Kajtazi i Kohės Ditore. Ndėrkaq, akademik Rexhepi Ismajli mori mirėnjohjen pėr veprėn jetėsore. Juria qė vendosi pėr kėto ēmime pėrbėrje prej pesė anėtarėve: Rexhep Ismaili, Zenun Ēelaj, Agim Isaku, Kim Mehmeti dhe Veton Surroi.

Fillimisht, drejtoresha e grupit “Koha” Flaka Surroi foli pėr ngjarjet qė shėnoi kompania “KOHA” gjatė kėtij viti siē ishin aktivitetet qė shėnuan 15 vjetorin e gazetės “Koha Ditore” pėrfshirė kėtu dhe ndarjen e 30 mijė librave.
Mė pas, u promovua libri me fotografi tė autorit Shukri Kaēaniku qė sjellė fotografi tė vjetra kosovare nga viti 1900 deri nė vitin 1950.

Mė pas gazetarit tė Kohės Ditore Vehbi Kajtazit iu nda ēmimi vjetor pėr gazetari tė shkruar me titull: Pacolli dhe Ejupi zbulojnė emisarėt e Dino Asanajt”, shkrim ky qė zbuloi aferat e korrupsionit nė rastin e hotelit “Grand”.
Ndėrkohė publicisti Veton Surroi i dha ēmimin pėr veprėn jetėsore akademikut Rexhep Ismajlit.
Surroi me kėtė rast kujtoi kur e kishte takuar akademikun sapo tė dalė nga burgu.
Ismajli ndėrkaq, u ndje i emocionuar.

E, romancieri, laureati Fatos Kongoli qė nuk ishte prezent vitin e kaluar foli me mallėngjim pėr kėtė eveniment, tė cilin njė vit mė parė e kishte pėrcjellė nga Nju Jorku.
Mė pas shpalli fituesin e sivjetmė, shkrimtarin nga Shkodra, Ridvan Dibra me romanin “Legjenda e Vetmisė.
Dibra ndėrkaq, tha se e nuk kishte pritur kėtė vlerėsim pėr romanin e tij qė e quajti kurban pėr gjuhėn.

Kėtė edicion ēmimi vjetor pėr gazetari dhe letėrsi “Rexhai Surroi” ka hyrė nė vitin e 5-tė.
Nė mesin e laureatėve tė kėtij evenimenti ishte dhe Ismail Kadare.