VV-ja pyet qeverinë: Nëse platforma është raciste, pse bisedoni me racistët?

Publikuar: 22.12.2012 - 09:43

Prishtinė, 22 dhjetor - Lėvizja “Vetėvendosje” i ka kėrkuar Qeverisė qė tė dalė nga dialogu politik me Serbinė. Sipas subjektit tė dytė mė tė madh opozitar, arsyet pėr njė veprim tė tillė janė shtuar tashmė kur Serbia ka prezantuar platformėn e saj, shkruan Koha Ditore.

Subjekti qė drejtohet nga Albin Kurti i ka bėrė thirrje edhe Bashkimit Evropian dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės qė tė deklarohen pėr planin e publikuar nga Beogradi zyrtar.

“Kėrkesa e ‘Vetėvendosjes’ i drejtohet Qeverisė sė Kosovės dhe Blerim Shalės - dilni prej kėtyre negociatave sa nuk ėshtė bėrė shumė vonė. Nėse shkoni mė 17 janar nė negociata, doemos do tė diskutoni pėr platformėn e Serbisė. E nėse kjo platformė qenka raciste e antievropiane, ēka po bėni ju tė ulur nė njė tavolinė me kėta racistė e me kėta antievropianė”, ka thėnė nėnkryetari i “Vetėvendosjes”, Shpend Ahmeti nė konferencė pėr shtyp.

Pas thirrjes nė drejtim tė institucioneve tė Kosovės, Ahmeti ka elaboruar edhe thirrjen nė drejtim tė BE-sė e SHBA-sė.

“Kėrkesė po ashtu kemi ndaj BE-sė dhe SHBA-sė, qė deri mė tani janė deklaruar dhe janė shprehur, po e citoj Qeverinė e Kosovės, si ‘garantues’ tė kėtyre negociatave, qė tė dalin haptas dhe ta japin qėndrimin e tyre rreth platformės sė Serbisė. Reagim mė tė qullėt tė BE-sė sesa atė qė ka deklaruar Maja Kocijanēiq ‘nuk kemi komente, i kemi vetėm konkluzionet e KE-sė’, nuk kam parė. Pėrfaqėsuesi i BE-sė nė Beograd ka thėnė se e ka marrė platformėn, ka disa gjėra tė mira, ka disa gjėra nė drejtimin e duhur, ka disa qė nuk janė nė drejtimin e duhur”, ka thėnė ai. “Domethėnė qė BE-ja e ka pranuar atė dokument si diēka mbi tė cilin mund tė diskutohet”.

Prandaj, ka thėnė ai, u bėhet  thirrje BE-sė, SHBA-sė, zonjės Ashton, tė gjithė atyre qė janė tė pėrfshirė nė dialog, qė ta bėjnė publik qėndrimin e tyre lidhur me aspiratat e vazhdueshme tė Serbisė qė, sipas tij, janė qė ta defunksionalizojnė shtetin e Kosovės.

Nėnkryetari i “Vetėvendosjes” ka thėnė se platforma serbe e propozuar e konfirmon synimin e Serbisė pėr autonomi tė veriut, ashtu siē kishte thėnė “Vetėvendosje”.

“Kemi thėnė prej fillimit se qėllimi i Serbisė nuk ėshtė ndarja e Kosovės, por krijimi i njė “Republika Srpska” brenda Kosovės, dhe pikėrisht ajo u pa edhe nė kėtė platformėn e re. Edhe nė negociatat e Vjenės, ku Serbia ka hyrė duke thėnė gjithmonė se ne ‘nuk do ta njohim pavarėsinė e Kosovės’, atėherė Kosova nė mėnyrė tė njėanshme i ka marrė obligimet nga Pakoja e Ahtisaarit, dhe nuk u mor pranimi i shtetėsisė nga Serbia”, ka thėnė ai. “Ky ėshtė kapitulli i ri i negociatave, ku Serbia thotė prapė ‘ne po hyjmė nė negociata me  Kosovėn, por nuk do ta njohim Kosovėn nė fund’”.

Ahmeti ėshtė shprehur se tash patjetėr do tė diskutohen pjesė nga platforma serbe.

“Do tė diskutohen prapė kėrkesat e Serbisė mbi Kosovėn, por duke mos e marrė prapė shpėrblimin, e qė ėshtė njohja e Kosovės nga Serbia. Pėr shembull, ata thonė - t’i bėjmė dy dhoma tė parlamentit nė Prishtinė, tanėt thonė jo - nuk ka shanse dy dhoma tė parlamentit, ata thonė - nė rregull pra po e bėjmė vetėm tė komunave serbe nė veri”, ėshtė shprehur ai. “Pra, ne po nisemi prej Pakos sė Ahtisaarit, ata po nisen prej platformės sė Serbisė, e rezultati do tė jetė njė mes”.

Pėr platformėn serbe ka folur edhe nėnkryetari i Kuvendit tė Kosovės nga “Vetėvendosje”, Glauk Konjufca. Ai ka thėnė se strategjia e Serbisė ėshtė induktive. “Synimi pėrfundimtar i Serbisė, i shpallur nė platformėn zyrtare tė saj pėr dialogun, ėshtė nė funksion tė dy gjėrave: Serbia do ta pėrqendrojė vėmendjen nė synimin pėrfundimtar pėr ta shmangur vėmendjen nga hapat mė tė vegjėl qė tė ēojnė atje, duke kushtėzuar kėshtu njė pranim tė pjesshėm tė tyre, tė cilat gjithsesi do ta avancojnė synimin pėrfundimtar tė Serbisė”, ka thėnė ai. “Disa prej kėrkesave tė Serbisė janė haptazi dhe qėllimisht teprime, nė mėnyrė qė pėrmes dialogut tė hiqet dorė nga ato (pėr shembull pėrmendja e Gorės si potencialisht pjesė e Rajonit Autonom)”.

Sipas tij, kėto i shėrbejnė pastaj Serbisė tė thotė se edhe ajo lėshoi pe, tash duhet edhe Kosova tė lėshojė pe.

“P.sh. i kanė radhitur aty njė gamė tė gjerė fushash ku kėrkojnė autonomi nė vendime, prej kuvendit e ekzekutivit pėr Rajonin Autonom e deri te telekomunikacioni e energjia”, ėshtė shprehur Konjufca. “Nė cilėn do nga kėto qė arrihet marrėveshje, ajo do tė jetė larg konstelacionit politik e institucional/ligjor tė Kosovės e mė afėr platformės sė Serbisė”.

Ai ka thėnė se objektivi i Serbisė ėshtė kantonizimi, i cili pashmangshėm ēon te federalizimi.

“Dallimi cilėsor nė mes tė shtetit tė pavarur dhe sovran dhe Planit tė Ahtisaarit ėshtė shumė mė i madh se sa ai nė mes tė Planit tė Ahtisaarit dhe statusit autonom qė po e kėrkon Serbia. Pra angazhimi pėr shtetndėrtim duhet tė niset duke e luftuar statusin autonom, por edhe duke e luftuar planin e Ahtisaarit. Platforma e Serbisė duhet tė shfrytėzohet nga Qeveria qė tė dilet nga dialogu. Me kėtė platformė edhe formalisht ky dialog nuk ėshtė pėr normalizim marrėdhėniesh, por pėr statusin e Kosovės”, ka thėnė ai. “Kėshtu vazhdimi i pjesėmarrjes sė Kosovės nė dialog ėshtė pranim i dialogut pėr Platformėn e Serbisė”.  

florim patrioti23.12.2012/00:36

o shqipe amerika po lufton per ne jo ne per kosove mos harroni me zor don me na be shtet po spo dojmi po eshte rrezik qe dikur edhe asaj i behet bajat edhe thot beni qka te doni po a spo e shihni se qka po sjellet ketre edhe ne liber me jau qit e me lexue se smarrin vesh se kan mendjen aty se qka po behet me kosove se njeri kur e rrok perpara leku ather aty secili e ka mendjen se a po i del nej lek a jo e jo per kosove po

urtsija22.12.2012/23:49

3 plane e rezojn ket qeveri nese don poplli ju vv.mir 1. mir me vot te lire po munohni me fitue nese nuk manipulohen te korreket votat,po do te fitoni.vv. e dy planet tjera nuk pi tregoj se besoj se i dini vv.

Melo22.12.2012/20:48

Kahrejman Cuki Bon,pajtohem me mendimin tende,por deshiroi te plotesoi dhe te shtoi diqka,ngase ju nuk keni vene ne pahe.VV.mire e ka,po si po vepron ajo si e vetme s'munde te ben asgje,si edhe po shifet,vv.smunde me qene opozit edhe e pozites edhe e opozites,ata djem duket se skane pervoje,tjeter,ju u preferoni vv,tu permbahen parimeve dhe principeve te Dr.Rugoves dhe Adem Jasharit.Une personalishte mendoi se ata te vv. do te gjenden te fyer me keto sygjerimet e juaja,ngase lideri i vv asnje here,se paku varret e ketyre koloseve nuk i ka vizituar e sidomos varrin e presidentit Rugova.

TIPI22.12.2012/20:17

phaaaa zdi pse po i pyet se.


JU VV ju uroj pune te mbare edhe pres nga ju nje protest gjithepopullore para bisedimeve. Populli me prezencen e vete le ta tregoj se a eshte apo jo per bisedime

Kahrejman CukiBon22.12.2012/13:52

O ju Vetvendosja prej qe keni filluar kundershtimet tuaja ndaj Partis ne pushtet e gjere sot gjithemone keni qene shume efikas dhe shume te mireseardhur per kete popull.Mirepo,as Evropes s'esht ka ia ka endja kete mendimin tuaj ,as Serbis jo se jo,sepse Evropa akoma sikurse heret ,ende e mundon njefar diskriminimi i hershem,si dhe e mundon njefare gjelozije ne kombin shqiptare.Evropa po mundohen te jene mire me mbretin,mire me lekin,po ashtu nuk ben.Tash Evropa duhet te bie ne shezde dhe te pajtohet me etnitetin shqiptare,dhe duhet gjithesesi t'i versulet Serbise dhe armiqeve te tjer si Serbia qe njeher e pergjithemon te heqin dore nga kerkesat e tyre armiqesore shoveniste e fashiste.Kungulli ka rene ne fund te detit le ta kene te qart.E nese Evropa nuk ka mend ,ateher,Serbija din çka vepron sikurse ne Luftrat boterore ,te cilat vet i ka nisur,e te tjeret ia kane pare sherrin.Ki kujdes tota Evrope,se s'jane shqiptaret e para nje dhekulli.Prandaj,Ju zoterinjt e Vetvendosjes,mire jeni duke ecur,vazhdoni dhe mos harroni te Madhin e e ketij Shekulli z.Rugova dhe Arkitektin me te madhe te luftes Clirimtare,Heroin e pavdekshe dhe heronjte e tjer z.Adem Jashari.Lavdi...!!!nese deshironi te behet ejuaja.

Barani22.12.2012/13:50

Racistat bisedojin me racistat,pore shpejte do ju vjen fudi.Sa te tregohet qka mshefin PERGJIMET qe i ka bere EULEXI.Burgu i Sigurise te larte mbrenda 2013 do te kryhet,dhe pritni AFERA te tjera.Taman pere 112 vete ka vende si ma te RREZIKSHMIT ku do te ju prin H.Thaqi K.Veseli Grabovci Syla Lushtaki dhe te tjere. Buzhalla do eshte Postjr i tyre.Ndoshta K.Ditore do ta boton kete koment. Ju Pershendese.