Kërkohet angazhimi OSBE –së për reformën zgjedhor

Publikuar: 19.12.2012 - 12:57

Prishtinė, 19 dhjetor - Kryetari i Prishtinės dhe i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, dr. Isa Mustafa ka pritur nė njė takim shefin e ri tė misionit tė OSBE-sė nė Prishtinė, Ambasadorin Jean-Claude Schlumberger, me tė cilin ka diskutuar pėr ecuritė politike nė vend, me theks tė veēantė, punėt qė po bėhen nė reformėn kushtetuese dhe zgjedhore.Nė kėtė takim, kryetari Mustafa ka falėnderuar ambasadorin Schlumberger pėr kontributin e OSBE qė ka dhėne dhe po jep nė demokratizimin e shoqėrisė tonė. Kryetari Mustafa ka kėrkuar nga ambasadori Schlumberger njė angazhim shtese tė OSBE-sė nė proceset nė Kosovė, sidomos kur ėshtė fjala pėr reformėn zgjedhore dhe organizimin e zgjedhjeve tė reja.

Kryetari Mustafa ka kėrkuar nga ambasadori Schlumberger qė OSBE tė angazhoj njė numėr me tė madhe tė vėzhguesve nė zgjedhjet e ardhshme, pasi qė sic tha kryetari Mustafa, angazhimi me i madh i OSBE me vėzhgues nė kėto zgjedhje do tė  ndikonte nė zvogėlimin e manipulimeve dhe si rezultat zgjedhjet do tė ishin me kredibile dhe me tė pranueshme pėr tė gjitha subjektet politike nė vend.

Nga ana e tij ambasadori Schlumberger, tha se OSBE do tė pėrkrah kėto proces nė ēfarėdo forme qė ėshtė e mundshme.