Zgjedhjet në PDK, probleme në Prishtinë e Prizren

Publikuar: 17.12.2012 - 10:17

Prishtinė, 17 dhjetor – Ndėrsa po afron fundi i zgjedhjeve brendapartiake nė PDK, nė dy degė duket  janė shfaqur probleme. Bėhet fjalė pėr Prishtinėn dhe pėr Prizrenin. Ndėrkohė kuvendet zgjedhore dje janė mbajtur nė Gjakovė dhe nė Ferizaj.  Zgjedhjet nė Degėn e PDK-sė nė Prishtinė nuk janė mbajtur sipas datės sė paraparė, mė 15 dhjetor, dita kur kjo degė do ta zgjidhte Kėshillin Drejtues, Kryesinė dhe kryetarin e saj.

Shtyrja e zgjedhjeve sipas burimeve tė gazetės “Tribuna Shqiptare”, ėshtė bėrė pėr shkak tė dallimeve brenda Degės, nė lidhje me atė se kush duhet tė jetė kandidat pėr kryetar.

Burime tė gazetės bėjnė tė ditur se Dega e Prishtinės dhe kreu i PDK-sė, Hashim Thaēi janė ‘ndarė’ pėr emrin i cili do t’i prijė kėsaj Dege nė kryeqytet. Pėrderisa drejtuesit e Degės sė Prishtinės kėmbėngulin qė kryetar i kėsaj Dege tė zgjedhet Lirak Ēelaj, nė anėn tjetėr, kryetari i PDK-sė Hashim Thaēi mbėshtetė Memli Krasniqin, i cili ushtron funksionin e Ministrit tė Kulturės dhe Sportit.

Shpalljen e kandidaturės pėr kryetar tė Degės nė Prishtinė nga Lirak Ēelaj dhe Memil Krasniqi e ka konfirmuar kryetari nė largim i kėsaj Dege, Ramadan Avdiu.

“Lirak Ēelaj, Memli Krasniqi dhe Shemsi Veseli deri tani po pretendojnė tė jenė kandidatė pėr kryetar tė Degės sė PDK-sė nė Prishtinė. Ndėrsa njė gjė ėshtė e sigurt, se unė nuk do tė hyjė nė garėn pėr kryetar”, ka thėnė Ramadani. Ai ka mohuar tė kėtė favorizime nga ana e kryetarit tė PDK-sė apo anėtarėve tė Kryesisė pėr kandidatėt e mundshėm.

Kuvendi Zgjedhor i Degės sė Partisė Demokratike tė Kosovės nė Prizren, i caktuar pėr t'u mbajtur tė dielėn, mė 16 dhjetor, ėshtė shtyrė pėr njė afat tė pacaktuar me kėrkesėn e kryetarit tė kėtij subjekti politik, Hashim Thaēi.

Burime brenda Degės sė PDK-sė nė Prizren janė shprehur se Kuvendi nuk ėshtė mbajtur pėr tė evituar pėrēarjet e mundshme pėr shkak tė ambicies sė shumė kandidatėve pėr tė marrė udhėheqjen e Degės, zyrtarėt e Degės theksojnė se prolongimi lidhet vetėm me pamundėsinė e Thaēit pėr tė qenė i pranishėm nė kėtė datė nė Kuvendin e Degės. 

Zėdhėnėsi i Degės sė PDK-sė, Samir Hoxha, ka thėnė se pretendimi i disa kandidatėve pėr tė marrė udhėheqjen e Degės nuk ka qenė shkas pėr prolongimin e procesit zgjedhor brendapartiak. 

Afrimi i Kuvendit Zgjedhor tė PDK-sė nė Prizren pati nxehur garėn pėr kryetarin e Degės.

Por, shefi i Grupit parlamentar tė PDK-sė, Adem Grabovci, i cili ka marrė pjesė nė  Kuvendin IV zgjedhor tė Degės sė PDK-sė nė Gjakovė, ka thėnė se zgjedhjet nė PDK po demantojnė zėrat se nga kėto zgjedhje PDK-ja do tė dalė e pėrēarė. Sipas tij, PDK-ja me kėto zgjedhje i ka bėrė njė test vetes. Ai ka thėnė se testi pėr ēdo subjekt politik ėshtė atėherė kur merr guximin dhe organizon zgjedhjet partiake. Sipas tij, PDK-ja po dėshmon se ėshtė shumė unike dhe mė e kompletuar dhe e pėrgatitur pėr sfida dhe pėrgjegjėsi.

Nė Ferizaj, pas njė procesi tė gjatė tė zgjedhjeve nėpėr nėndegė, i cili shpesh ėshtė pėrcjellė me njė garė nė mes tė dy grupeve, tė tubuara rreth kandidaturave, tė pashpallura zyrtarisht, pėr kryetar tė Degės sė PDK-sė, Agim Aliut dhe Xhabir Morinės, tė dielėn, ėshtė mbajt Kuvendi i katėrt zgjedhor i kėsaj Dege.

“Do tė ishte mė mirė tė kishte debat jo vetėm sot nė kuvend, por edhe nėpėr kuvendet e nėndegėve, sikurse mendoj dhe e kam thėnė edhe nė Kryesi se do tė ishte mė mirė qė kandidaturat pėr kryetarė tė Degės tė ishin bėrė publike dhe zyrtare dhe sikur tė kishim edhe programet e tyre tė punės”, u shpreh pėr gazetėn Besim Zymberi, anėtar i Kryesisė sė deritashme tė Degės dhe nėnkryetar i Komunės sė Ferizajt. Kurse gjatė procesit tė zgjedhjeve Xhabir Morina pati ngritur akuza se “procesi po shantazhohej nga pala rivale dhe se po pėrdoreshin metoda tė pėrfitimit tė njerėzve qoftė me joshje apo me kėrcėnime”. Agim Aliu pati thėnė se kėto zgjedhje po mbahen nė frymėn “alla amerikanēe” dhe se “po ndeshen fryma e tė vjetėrve me atė tė tė rinjve nė parti”.

Deri nė orėt e vona tė pasdites vazhdoi procesi i votimit, kurse mbeti e hapur kureshtja se kush do tė fitonte pėr anėtarė tė KD-sė, sepse tė dy grupet kishin “delegatėt” e tyre tė preferuar.

Sipas zyrtarėve tė Degės sė PDK-sė, nuk dihet ende saktėsisht se kur do tė mbahet mbledhja e Kėshillit Drejtues e cila do ta nxjerrė, sipas Statutit, Kryesinė e re e pastaj ajo, edhe kryetarin. 

 

zeqiri17.12.2012/17:51

Valla Thaqi i ka thane Albinit shko e merru me politik ne Mal te zi, me sa e di une edhe Liraku është ka mali i Zi, e mos po e qon edhe keta Thaqi ne mal te zi po ma mire le te rri urt