Kërkohet njohja e Kosovës nga shtetet e Këshillit të Evropës

Publikuar: 14.12.2012 - 17:35

Prishtinė, 14 dhjetor - Nė Torino tė Italisė sot ka filluar punimet takimi i Komisionit pėr Politika tė Jashtme dhe Demokraci i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, nė tė cilin merr pjesė edhe njė delegacion i Kosovės, i pėrbėrė nga Sabri Hamiti, nėnkryetar i Kuvendit, dhe Hydajet Hyseni, nėnkryetar i Komisionit pėr Punė tė Jashtme.

Sipas komunikatės sė Zyrės pėr medie tė Kuvendit, temė kryesore e kėtij takimi ka qenė miratimi i njė rezolute dhe i rekomandimeve pėr situatėn nė Kosovė. Rezoluta dhe rekomandimet janė bėrė nė bazė tė raportit tė Bjorn Fon Sidow.

Gjatė seancės, qė ka zgjatur pėr rreth dy orė, deputetėt Hamiti dhe Hyseni kanė dhėnė pėrgjigje dhe sqarime pėr pika tė veēanta tė Rezolutės dhe Rekomandimeve pėr Kosovėn.

Rezoluta  dhe Rekomandimet kanė tė bėjnė, nė mėnyrė tė veēantė, me krijimin e institucioneve demokratike nė Kosovė, me sundimin e ligjit dhe me tė drejtat e njeriut. Hamiti dhe Hyseni kanė kėrkuar me kėtė rast nga vendet e Kėshillit tė Evropės qė ta njohin Kosovėn, nė mėnyrė qė brenda kėtij institucioni tė krijohet status pėrkatės pėr vendin tonė, qė do tė hapte mundėsi pėr bashkėpunim dhe komunikim normal.