Ligji për shëndetësinë (s)’mjafton për reforma

Publikuar: 14.12.2012 - 17:01

Prishtinė, 14 dhjetor – Ligji pėr shėndetėsi ėshtė miratuar tė enjten nė Parlamentin e Kosovės. Zyrtarė nė Ministrinė e Shėndetėsisė thonė se miratimi i kėtij ligji ėshtė shumė premtues dhe baza mė e mirė e reformės shėndetėsore. Por jo edhe sindikalistė dhe ekspertėt shėndetėsorė mendojnė kėshtu.

Blerim Syla, udhėheqės i sindikatės sė shėndetėsisė, ka deklaruar pėr Radion Evropa e Lirė se nuk pajtohet me miratimin e ligjit pėr shėndetėsi pėr shumė arsye.

“Nuk pajtohem. Ligji ka ardhur pa ligjin pėr sigurime shėndetėsore dhe nė kėtė ligj, i cili ėshtė aprovuar, ka shumė nene qė shėndetėsinė publike do ta dėrgojnė nė njė udhė pa kthim. Kėtu po hapen rrugėt e privatizimit pėr privatizimin e institucioneve publike, kuadrot tė degradohen, ta lėshojnė punėn nė sistemin publik, e qė vetė qytetari do t’i bartė kėto pasoja”.

“Ky ligj ėshtė bėrė pėr qėllime politike, pėr hir tė koalicionit dhe pėr asgjė tjetėr. Ky nuk ėshtė ligji qė ministri i Shėndetėsisė e ka premtuar, vetė fakti qė shkon pa ligjin pėr sigurime shėndetėsore”, tha Syla.

Ndėrkaq, zyrtarė nė Ministrinė e Shėndetėsisė pohojnė se miratimi i ligjit pėr shėndetėsi parasheh gjitha reformat e domosdoshme pėr pėrmirėsimin e funksionimit tė sistemit shėndetėsor, duke pasur parasysh se e vė pacientin nė qendėr tė vėmendjes, si dhe stafin shėndetėsor nė njė pozitė mė tė mirė se deri tani.

Arsim Ēavdėrbasha, zyrtar nė MSH, jep mė shumė hollėsi.

“Ligji e qartėson nė mėnyrė shumė tė mirė rrugėn e riorganizimit tė financimit tė shėndetėsisė pėrmes krijimit tė mekanizmave funksionalė, tė cilėt duhet tė kontraktojnė shėrbime shėndetėsore ku saktėsohet pėrgjegjėsia dhe rolet e kontraktuesve si dhe e spitaleve publike”.

“Ky ligj ėshtė nė harmoni tė plotė me mekanizmat ndėrkombėtarė, si Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe Banka Botėrore, dhe ky fakt ėshtė njė argument i fuqishėm si pėrkrahje pėr adoptimin e kėtij ligji”, tha Ēavdėrbasha.

Haxhi Avdyli, neurokirurg, njėherėsh anėtar i grupit tė ekspertėve tė shėndetėsisė nga radhėt e LDK-sė, ka bėrė tė ditur se punėtorėt shėndetėsorė dhe pacientėt kanė pritur mė shumė nė fillimin e reformės tė sistemit financiar tė shėndetėsisė, e qė sipas tij, ėshtė pritur tė miratohet edhe  ligji pėr sigurime shėndetėsore.

“Ligji i shėndetėsisė, i cili ėshtė miratuar dhe pritet t’i bėjė disa ndryshime, nėse nuk shkon si pako me Ligjin pėr sigurime shėndetėsore, efektet e tij do tė jenė tė mangėta. Dhe shpesh mund tė shkaktojnė zbrazėtira juridike”.

“Por, ne shpresojmė se shumė shpejt do tė miratohet edhe ligji pėr sigurime shėndetėsore, dhe me miratimin e tij mund tė pritet njė pėrmirėsim substancial nė gjendjen e sistemit shėndetėsor si pėr pacientė po ashtu edhe pėr stafin shėndetėsor”, theksoi Avdyli.

Ministri i Shėndetėsisė, Ferid Agani ka deklaruar se me projektligjin e ri do tė bėhen reforma tė thella shėndetėsore. Ai ka theksuar se do tė parandalohet konflikti i interesit nė sistemin shėndetėsor, ndėrsa do tė aplikohen masa tė rrepta pėr keqpėrdorimet farmaceutike nė veēanti dhe referencat nga institucionet publike nė ato private.