Sindikalistët shqiptarë i kërkojnë pensionet ministrit zviceran

Publikuar: 29.11.2012 - 22:33

Zürich, 29 nėntor - Sot nė Zürich u mbajt kongresi i sindikatės mė tė madhe zvicerane Unia. Nė kėtė sindikatė merr pjesė njė numėr i madh shqiptarėsh, si anėtarė, por edhe si aktivistė dhe funksionarė tė saj. Pėrfaqėsuesit shqiptarė kanė qenė pjesėmarrės edhe nė kėtė kongres, nė mesin e tė cilėve edhe grupi i aktivistėve shqiptarė nga Zürichu.

Nė kongres, si mysafir ka marrė pjesė edhe ministri i Brendshėm, Alain Berset.

Gjatė fjalės pėrshėndetėse tė ministrit Berset para delegatėve tė Kongresit tė Sindikatės Unia, grupi i sindikalistėve shqiptarė, respektivisht kryetari i grupit, Xhafer Sejdiu dhe pjesėtarė tė komisionit pėr migracion, Osman Osmani etj., dolėn me pankarta para ministrit. Nė to thuhej: Jo vjedhjes sė pensioneve; Pensione korrekte edhe pėr pensionistėt nga Kosova.

Ministrit pastaj iu dorėzua njė letėr, me tė cilėn kėrkohet mbėshtetje pėr zgjidhjen e problemit me pensionet e punėtorėve nga Kosova. Kėshtu njoftuan dy aktivistė sindikalė shqiptarė, Faton Topalli dhe Hilmi Gashi nė njė shkresė pėr mediet shqiptare, transmeton Albinfo.

Arsyeja pėrse sindikalistėt shqiptarė i janė drejtuar ministrit zviceran lidhet me faktin se nė kuadėr tė kėsaj ministrie ėshtė edhe Drejtoria pėr Sigurimet Shoqėrore. Kjo drejtori ėshtė pėrgjegjėse pėr marrėveshjet ndėrshtetėrore pėr sigurime sociale.

Ministrit i janė drejtuar edhe Rita Schiavi, anėtare e Drejtorisė Qendrore, dhe Osman Osmani, sekretar sindikal pėr migracion, duke kėrkuar mbėshtetjen e tij. Osmani dhe Shiavi i kėrkuan ministrit Berset mbėshtetjen e tij pėr pensionet e shtetasve tė Kosovės duke i bėrė tė ditur atij se “me dhjetėra pensionistė tė pleqėrisė, trashėgimtarė tė tyre dhe invalidė presin qė mė nė fund tė marrin pensionet e ndėrprera, pėr tė cilat kanė punuar me vite tė tėra nė Zvicėr dhe kanė paguar kontribute nė arkat e sigurimeve pėrkatėse.

Historia e pensioneve pėr shtetasit nga Kosova ka filluar para tre vjetėsh, kur Qeveria zvicerane ka shfuqizuar njėanshėm marrėveshjen pėr pensionet me Kosovėn. Qė nga ajo kohė ėshtė duke u zvarritur zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje, pėr ēfarė kanė pjesėn e tyre tė pėrgjegjėsisė edhe institucionet kosovare.