Zgjedhjet në vitin 2013?

Publikuar: 25.11.2012 - 09:22

Prishtinė, 25 nėntor - Dy partitė mė tė mėdha nė vend PDK, LDK janė pajtuar ta ēojnė vendin nė zgjedhje parlamentare mė 2013, ndėrsa Atifete Jahjaga do tė vazhdojė tė mbetet nė krye tė shtetit. Burime brenda takimit qė ka ndodhur tė premten mes Hashim Thaēit dhe Isa Mustafės, kanė thėnė se reforma zgjedhore pritet tė pėrfundojė deri nė muajin mars tė vitit tė ardhshėm, raporton gazeta Express.

Kryeministri Hashim Thaēi dhe Lideri i LDK-sė, Isa Mustafa kanė vendosur ta dėrgojnė vendin nė zgjedhje tė reja parlamentare nė vitin e ardhshėm.

Burime tė gazetės Express kanė thėnė se pajtimi ka ndodhur tė premten, nė takimin qė ėshtė mbajtur nė njė hotel nė Prishtinė, e ku kanė marrė pjesė edhe zyrtarė tė AAK-sė, AKR-sė dhe SLS-sė.

Por, para se tė mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Thaēi e Mustafa janė marrė vesh qė deri nė mars tė vitit tė ardhshėm tė pėrfundojnė ndryshimet ligjore dhe kushtetuese qė kanė tė bėjnė me zgjedhjet.

“Dy liderėt janė marrė vesh pėr ndryshimet nė ligj dhe Kushtetutė sa u pėrket zgjedhjeve. Kėto ndryshime do tė jenė gati nė fund tė pranverės. Gjatė muajve tė ardhshėm do tė ketė takime pėr tė vendosur se ēfarė listash do tė ketė, sa zona zgjedhore do tė ndahet Kosova si dhe pėr pėrbėrjen e KQZ-sė”, kanė thėnė burime brenda takimit, transmeton Express.

Sipas burimeve, marrėveshja e pashkruar mes partive politike ka ndodhur nė prani tė ambasadorėve tė QUINT-it, tė cilėt kanė marrė pjesė nė takimin e liderėve tė partive.

Pajtimin e liderėve pėr reformėn zgjedhore e ka konfirmuar vetė Kryeministri Thaēi, i cili ka pėrmendur edhe respektimin e “plotė” tė Marrėveshjes sė vitit tė kaluar.

“Jemi dakorduar tė gjithė ta respektojmė deri nė fund marrėveshjen e arritur nė mes liderėve politikė. Tash janė angazhuar nė kėtė proces edhe AAK-ja dhe partitė e tjera”, ka thėnė Thaēi.

Marrėveshja e arritur mes liderėve tė PDK-sė, LDK-sė dhe AKR-sė ka paraparė mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare nė vitin 2013, ndėrsa zgjedhjet e reja tė drejtpėrdrejta presidenciale kėtė vit.

Por, nė takimin e fundit, udhėheqėsit e partive kryesor nuk kanė folur hiē pėr reformėn kushtetuese qė ka tė bėjė me zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Tash, partitė kanė vendosur tė flasin vetėm pėr zgjedhjet parlamentare. Shefi i Grupit Parlamentar tė PDK-sė, Adem Grabovci ka deklaruar se Thaēi dhe Mustafa kanė folur tė premten vetėm pėr reformėn zgjedhore, por jo edhe pėr afatin e zgjedhjeve parlamentare.

Por, ai ka thėnė se PDK’ja ėshtė e gatshme pėr zgjedhje sa herė qė krijohen rrethana tė tilla.

“PDK-ja pas njė muaji ėshtė e gatshme tė hyjė dhe t’i fitojw zgjedhjet. PDK-ja nuk i imponon vendimet e veta vetėm mbi bazėn e interesave subjektive tė partisė. Ne i dėgjojmė edhe idetė e partive tė tjera”, ka thėnė Grabovci.

Ky zyrtar i PDK-sė ka deklaruar se ėshtė e sigurt qė nė vitin e ardhshėm do tė ketė zgjedhje lokale, ndėrsa pėr zgjedhje tė tjera pret tė vendosin liderėt.

Ndryshe, prej PDK-sė nė LDK thonė se Marrėveshja e arritur vitin e kaluar e shndėrruar nė Rezolutė duhet tė zbatohet.



Deputeti Arben Gashi ka deklaruar se nuk e di se pėr ēka janė marrė vesh Isa Mustafa me Hashim Thaēin, por thotė se zgjedhje parlamentare duhet tė kėtė vitin e ardhshėm.

“Nuk kam informacion sė janė marrė vesh dhe nuk kanė ēka tė merren vesh pėr zgjedhje, sepse ata janė marrė vesh njė herė se zgjedhjet do tė mbahen vitin e ardhshėm”, ka thėnė Gashi.

Ndryshe, LDK-ja nė fund tė muajit gusht tė kėtij viti kishte njoftuar se nuk do tė marrė pjesė nė reformėn zgjedhore pėr aq kohė sa PDK-ja dhe presidentja nuk e zbatojnė marrėveshjen e arritur vitin e kaluar.

Marrėveshja e arritur nė prillin e vitit 2011, me ndėrmjetėsimin e amerikanėve, e shndėrruar edhe nė rezolutė nė Kuvendin e Kosovės, ka paraparė qė kėtė vit tė pėrfundojė reforma kushtetuese dhe tė mbahen zgjedhjet e drejtpėrdrejta presidenciale.

Pika tjetėr ka paraparė pėrfundimin e reformės zgjedhore dhe afatin e mbajtjes sė zgjedhjeve parlamentare mė sė voni nė vjeshtėn e vitit 2013.

Asnjėra prej kėtyre pikave deri mė tash nuk ėshtė plotėsuar, pasi njė vendim i Gjykatės Kushtetuese kishte konstatuar se ndryshimet kushtetuese sa i pėrket Presidentit janė antikushtetuese, pasi aty ishte paraparė shkurtimi i mandatit tė presidentes Atifete Jahjaga.