Sukses ndërkombëtar i Statistikave të Kosovës

Publikuar: 10.11.2012 - 18:50

Prishtinė, 10 nėntor - Harta e Kosovės ėshtė zgjedhur si harta e muajit nga Forumi Evropian pėr Gjeostatistika. Agjencia e Statistikave tė Kosovės (ASK), e pėrfaqėsuar nga stafi i hartografisė, mori pjesė nė Takimin e rregullt vjetor tė organizuar nga Forumi Evropian pėr GjeoStatistika (EFGS) dhe Eurostati, transmeton RTK. Ky takim u mbajt nė Pragė tė Ēekisė.

 “EFGS ka filluar si bashkėpunim ndėrmjet Instituteve Kombėtare tė Statistikave (NSIs) nė vendet nordike nė vitin 1998, pėr pėrdorimin e Sistemeve Informatike Gjeografike (GIS) dhe statistikave. Tani nė EFGS janė anėtarėt e 32 vendeve evropiane, tė cilėt kanė rregullisht konferenca dhe takime vjetore. Ndėrkaq, Komiteti Drejtues pėrbėhet nga persona tė NSIs qė marrin pjesė nė projektin ESSnet GEOSTAT 1A – qė paraqet tė dhėnat e regjistrimit tė popullsisė nė njė rrjet evropian (modeli Grid), financuar nga Eurostati”, ka bėrė tė ditur Agjencia e Statistikave tė Kosovės.

Nė kėtė takim, pėrfaqėsuesit e ASK-sė prezantuan hartėn dhe raportin pėr shtrirjen e popullsisė sipas modelit Grid pėr km² nė Republikėn e Kosovės, bazuar nė tė dhėnat e Regjistrimit tė Popullsisė 2011.

Duke u bazuar nė modelin e ndėrtimit tė tė dhėnave nė GIS dhe vizualizimin nė pėrgjithėsi, EFGS pėrzgjodhi hartėn e Kosovės si Hartė tė Muajit.

EFGS synon tė jetė njė forum global dhe organizatė ombrellė pėr Konferencėn e vitit 2014 nė Brazil.

Ahmet Morina10.11.2012/20:11

Te lumt prof. Meha

Liridoni10.11.2012/19:16

Agjencia e Statistikave e Kosoves mund te publikoj lajme per suksese ne ndertimin e nje harte por i mbetet ende te punoj shume per te kryer funksionet e veta bazike per qka thirret, stafi i patrajnuar, mungesa e profesionistve te afte per pune me programe kompjuterike statistikore, mbyllja e institucionit per te rinjet, mungesa e databzave elektronike dhe mosinteresimi i shtetit per zhvillimin e sektorit te statistikave e ka kthy Kosoven nje vend ku asnje dukuri nuk eshte e matshme, e as numri i popullsis se regjsitruar se fundemi nuk eshte bndes. Ne nuk kemi dijeni sa vet lindin dhe vdesin ne vit, sa eshte numri i te punsuarve, sa persona vuajn me kancer apo semundje te zemres, sa eshte numri i te shkolluarve dhe atyre me analfabet, cilat jane te dhenat baze ekonomike. Nese duhet bere nje studim ne nuk kemi nje baze te dhenash e as nje statistike te besueshme, thjesht mund te hamendsojm e kjo na kushton shtrenjt, ndersa nga parat e tona paguhen njerz qe gati nuk bejn kurgja siq duhet. Eshte e tmerrshme qe Institucione si Akademia e Shkencave edhe Enti i Statistikave ne Kosove kane publikime vjetore disa fletushka me pak fleta e pa naj vlere shkencore e profesionale.