“Der Spiegel”: Kosova është kapur nga krimi

Publikuar: 06.11.2012 - 09:47

Ndėrtimi i shtetit juridik nė Kosovė ėshtė angazhimi mė i madh dhe mė i shtrenjtė nė historinė e Bashkimit Evropian. I ashtuquajturi Mision i EULEX-it me 2500 punėtorė ka kushtuar nga viti 2008 mbi njė miliard euro. Sipas njė raporti tė Gjykatės sė Auditorėve tė BE-sė, sukseset pothuajse mungojnė. Niveli i krimit tė organizuar dhe korrupsionit mbetet i lartė, drejtėsia ėshtė joefikase dhe vuan nga ndėrhyrjet politike. Njė polic gjerman, i cili prej vitesh i njeh rrethanat nė Kosovė, konfirmon raportin nė bazė tė pėrvojave tė tij nė Kosovė. Pėr arsye qė ndėrlidhen me Ligjin mbi shėrbyesit civilė (nė Gjermani), ai kėtu shkruan anonim. - DER SPIEGEL

 “Ndėrtimin e Policisė nė Kosovė unė e krahasoj me termocentralin e Obiliqit afėr Prishtinės. Prejse NATO-ja i ka pėrzėnė serbėt nga Kosova nė vitin 1999, nė kėtė termocentral duhet tė montohet njė filtėr. Deri mė sot kjo nuk ėshtė arritur tė bėhet. Termocentrali ende pandėrprerė vjell helm nė ajėr. Njėjtė ėshtė edhe puna me Bashkimin Evropian, i cili bėn pėrpjekje qė nė Kosovė tė ndėrtojė njė sistem tė pastėr shtetėror dhe njė sistem funksional juridik.

Unė e njoh Kosovėn tashmė dhjetė vjet dhe, sipas mendimit tim, ne gjatė kėsaj kohe nuk kemi arritur pothuaj asgjė. Mė sė shumti jam i zhgėnjyer me policinė. Me gjithė trajnimin intensiv disavjeēar dhe furnizimit me pajisje, tė cilat u pėrgjigjen standardeve evropiane, zyrtarėt policorė mė shumė janė tė interesuar tė kryejnė kontrolle me radarė nė komunikacion sesa tė luftojnė kriminalitetin. Pėr t’i ndjekur shoferėt qė ngasin shpejt veturat nuk duhet tė lėvizėsh vendi; mjafton tė rrish rehatshėm nė veturėn e ngrohtė patrulluese.

Kam pėrshtypjen se korrupsioni nė mesin e policėve kosovarė ėshtė tepėr i lartė. Kam marrė raporte, sipas tė cilave, nėse dikush zbulohet se nget njė veturė tė vjedhur, atėherė mjafton ta korruptosh policin – dhe puna kryhet.

Kriminelėt e mėdhenj edhe ashtu nuk i prek askush. Kėtė e pamundėsojnė strukturat tradicionale klanore dhe lidhjet e vjetra tė ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), nga radhėt e sė cilės janė rekrutuar shumė policė. Kėta nuk janė tė gatshėm tė ballafaqohen me kritika se gjoja janė tradhtarė dhe mbase nuk i hetojnė komandantėt e tyre tė dikurshėm, tė cilėt janė pasuruar nga tregtia me drogė.

Kėto rrjete i mbron njė mur i heshtjes, nėpėr tė cilin ne si policė nuk mund tė depėrtojmė. Nė realitet ne as pėr sė afėrmi nuk e dimė se ēfarė po ndodh kėtu. Nga njėra anė qyteti i Ferizajt konsiderohet si qendra mė e madhe e tregtisė me drogė nė Ballkan, nga ana tjetėr kėtu ne pothuaj asnjėherė nuk konfiskojmė sasi tė mėdha droge.

Njė gjė ėshtė e qartė: Kosova ėshtė kapur fort nga krimi i organizuar. Mjafton tė shikohet vetėm numri i madh i pompave tė benzinės dhe qendrave tregtare, tė cilat pothuaj nuk kanė klientė. Kėtu vetvetiu lind dyshimi se ato i shėrbejnė vetėm spastrimit tė parave. Po ashtu gjithkund ndėrtohen godina tė reja banimi, ndėrsa numri i veturave luksoze ėshtė shumė mė i madh se nė Maqedoninė fqinje, ndonėse atje tė ardhurat pėr kokė banori janė dukshėm mė tė larta.

Para disa javėsh u arrestuan kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtinės dhe kryetari i Federatės sė Futbollit tė Kosovės. Thuhet se ata i kishin premtuar njė biznesmeni tė ndėrtimtarisė troje nė njė zonė tė mbrojtur dhe si kundėrshpėrblim kėrkonin ryshfet dhe vetura tė shtrenjta. Kjo ēėshtje u bė publike vetėm pasi nuk ishte dhėnė leja pėr ndėrtim – derisa personat e pėrmendur dėshironin t’i mbanin veturat.

As drejtėsia nuk funksionon fare. Shumė vende pune janė tė zbrazėta ose zyrtarėt ndėrrohen vazhdimisht. Disa gjykatės refuzojnė tė merren me lėndė tė caktuara. Sė fundi kam dėgjuar nga disa kolegė se njė kriminel lufte, i cili ėshtė dėnuar me 15 vjet burg, ėshtė parė duke ngrėnė drekė nė Prishtinė me njėrin prej politikanėve tė rangut tė lartė.

Kėtu konsiderohet sukses nėse sė paku ngrihet aktakuzė kundėr ndonjė ish-pjesėtari tė UĒK-sė pėr shkak tė krimeve tė luftės. Shembull pėr kėtė ėshtė Fatmir Limaj, njė politikan i popullarizuar i partisė qeverisėse dhe deputet, madje ai njė kohė ka qenė edhe ministėr. Ai u fajėsua se si komandant i UĒK-sė kishte qenė pėrgjegjės pėr torturimin dhe vrasjen e shtatė serbėve dhe njė kosovari. Njė dėshmitar i rėndėsishėm, i cili me qėllim qė tė mbrohej ishte sjellė nė Gjermani, nė shtator 2011 vrau veten nė Duisburg. Njė gjykatė e shpalli Limajn tė pafajshėm.

Kosova ėshtė njė vend ku vazhdojnė tė mbijetojnė tradita tė vjetra disa shekuj – dhe pjesė e kėsaj kulture ėshtė gjakmarrja. Ne evropianėt nuk kemi arritur t’i bindim kosovarėt mbi sistemin e ri, perėndimor tė drejtėsisė dhe tė vlerave. Ata po e shohin se strukturat e vjetra edhe mė tutje janė tė pushtetshme dhe institucionet shtetėrore tė dobėta. Unė frikėsohem se kosovarėt do tė presin derisa ne tė largohemi. Bash ashtu si talibanėt qė presin largimin e trupave perėndimore nga Afganistani.

Megjithatė, asnjėri nga pėrgjegjėsit e Misionit EULEX nuk e thotė tė vėrtetėn nė Bruksel. Nga Kosova ata dėrgojnė vetėm raporte tė zbukuruara, tė ashtuquajtura ‘okay-reportings’. Ndoshta duhet ta bėjnė kėtė pėr tė ruajtur postet e tyre dhe pėr tė punuar mė tutje nė misione ndėrkombėtare. Por kjo nuk i ndihmon Kosovės”.

 

Ganiu07.11.2012/15:25

Per fat te keq krejt keto jane te verteta. Ndersa, sa i perket disa komentuesve qe po e cilesojne shkrimin tendencioz apo qellim keq, une mendoj se ata vete jane te perfshire ne aktivitete te dyshimta dhe nuk iu konvenon zbulimi i te vertetes qe e din te gjithe. Nese vazhdon keshtu, perspektiva eshte ikja nga Kosova. Ah po, se per pak harrova. Pjesa e fundit e shkrimit eshte me domethenese, kur thuhet se ne jemi duke u larguar nga vlerat perendimore dhe po shnderrohemi vertete ne nje Kosovastan

fisi07.11.2012/08:51

per Avni Berisha
Une jam nga Gjakova, dhe po kam deshire me ta kujtu se luftetare aktiv ne UCK nga qyteti im kane qene afer 1000 nga QYTETI jo komuna. Pas perfundimit te luftes ata e kane ditur se nuk jane per politike dhe jane terhequr vet aty ku kan qene para luftes dmth neper dyqanet dhe punetorit e vogla familjare. Fatkeqesisht kete nuk e kane kuptuar keta "njerezit e malit" qe po i quani ju dhe kane menduar se ju takon atyre te "udheheqin" popullin. Kjo do te ishte ne rregull sikur populli te ishte ne nivelin e para Luftes se II Boterore, mirepo ne vitin 1999 ne kemi pasur njerez te shkolluar dhe te provuar me politike te cilet kane mundur ta drejtojne vendin ne rrugen e duhur. Nejse ..... mos ta zgjas me shume. jam lodhur me injorancen e ketij populli.
pershendetje.

Petriti07.11.2012/08:14

Nuk e di kush eshte ne menaxhmentin e Der Spigel, por e njof deri dikund situaten ne Kosove! Shume thjesht mund te thuhet se, gjendja eshte shume e keqe, ashtu siç mund te thuhet se te gjitha misionet nderkombetare kane deshtuar, dhe per kete deshtin "meritat" i takojne te gjithve! Veçse pasojat do ti vuan populli, sepse ata qe kane ardhur dhe kane marre paga dhe jane bere milionera ne emer te "suksesit" te Kosoves, do te ikin se bashku me disa "njerez" te Kosoves, ndersa populli do ta kuptoj se si do t'i shkrihet akulli nder kembe dhe gradualisht do te fundoset ne moqale

Analisti07.11.2012/08:08

E vertete, e vertete, e vertete, fatkeqesisht po spo kemi qka me bo, anmiku i mbrendeshem veshtire po luftojka, andaj eshte keq qe ky popull me kete mentalitet ndoshta ende gjate ka me hjeke...

Podujeva07.11.2012/01:54

Vetem rruges Podujev-Prishtin 5 patrulla te policis me radar!!!!!!!

drita Krasniqi06.11.2012/23:55

Po Ti zotri Cka bere 10 vite !? a e luftove apo e perkrahe krimin ! ? Ti

Duli06.11.2012/23:31

Shumë interesant një gazet shumë e renomuar ndëkombtarisht te banë një shkrim tendencioz duke e krahasuar një shtetë që ende nuk dine te ecë pra si nje femijë 5 vjeqar me shtetet qe kan Kushtetut mbi 400 vjet.Me shtet qe e ndrrojn presidentin për korrupcion!.A sa i përket një miliardit ndihme jam i bindur askun nuk janë faktike.lus qe te del me fakte...ky shkrim simbas meje është mbi 85 tendencioz dhe sigurish zotri polici nuk punon me ne Kosove eshte veshtire qe prej nje rroge prej rreth 8.000 eurosh ,nga fondi i një milardshi te kthehet nën 2500 eurosh nga shteti i tij.E me vështrim kritik ne këtë kohen e krizës që po kalon vendi i tij.E kuptoj se veshtir e ka dhe duhet ta provon qe te merr ndonje honorar nga gazetat per ta arritur rroge ne Kosove qe e ka marr nga një miliardshi i investuar ne Kosovë.E kuptoj se vështir e ka me realitetin e ri.Dhe i dëshiroj shumë sukses në honoraret tjera....

gjilani06.11.2012/22:09

une jetoj ne kosove. te gjitha keto fakte qe i ka shenuar ky autor ne kete gazete gjermane jane 100 TE SAKTA. Eshte per te ardhur keq, eshte per tu turperuar se qka eshte duke ndodhur ne kosove. Me vie shum keq por, as shkau nuk ka bere keshtu edhe pse na ka ... e malltretuar. tash populli shqipetar ne kosove eshte duke u torturuar nga vet shqipetaret, kjo eshte me e keqja qe ka mund te ndodhe, e me te vertet eshte duke ndodhur edhe ate bile ne emer te UQK,se! Brravo....e kallet edhe popullin edhe kosoven, hallall...

megi06.11.2012/21:52

e gjith kjo qe eshte shkruar ketu eshte shume e vertete por ne populli po i vuajm pasojat e me te vertete eshte turp qe nje i huaj ne gjermani te lexoj gjera te ketilla per kosoven dhe ADEM JASHARI me siguri se nuk do te kishte qene krenare me kete shpresojm shum qe ne kosove do te vije nje pasardhes i TIJ dhe ta bej kosoven ashtu si e meriton te jet.

Drita06.11.2012/21:38

Nato nuk i perzuri Serbet..po ata iken pa u deenuar per krimt e veta ne Kosove..

isuf metalla06.11.2012/20:38

o 90 e luftarve te liris jan kriminela e hajna ,e deshmor jan ata qe jan ne varre.

Qamili06.11.2012/16:19

Eshte e dhimbshme se si nje shqiptar shkruan keq per vendin e vet ne emer te dershpigelit dhe mshifet si qyqe !
Lavdi e perjetshme UCK ,SHIK,dhe Policis se Kosoves tju vij turp ata qe e mbeshtesin nje gazetare te dershpigelit siq eshte Renate Folkau e cila eshte e bija nje Qetniku Serb.

Arsimi nga Peja06.11.2012/16:03

Se dikujt po i dhembë ky koment i "Der Spiegel"it nuk është për tu quditur. Të gjithë e dim se sa shumë luftëtarët e lirisë kan sakrifiku për atdheun e tyre, sidomos ata që kan ra për lirin e Kosovës si dhe të tjerët që kan mbetur invalida. Mirëpo duhet edhe të tregoheni të drejt ju që thirreni në emër të atdheut dhe njëkohësisht pjesën më të madhe të krimit të organizum e udhëheqni ju. Këtë punë e dim edhe pa e lexu komentin e "Der Spiegel"it. Sa i përket qeverisjes se Kosovës këtu nuk do më komenete se si qeveriset Kosova, por rezultatet pasojat po shihen shumë mirë. Shiqoni se në qfarë gjendje është shteti ynë. Pra ata që kan ra për liri paskan luftu dhe fliju jetat e tyre vetëm që bashkëluftëtarët kryesisht komandanta!!! e tyre ta njollosin gjakun e tyre duke ... r, tmeru qytetarët e Kosovës, duke bë krime të llojit të ndryshëm, vjedhje, uzurpime pronash ju kujtohet pas lufte "mos prek UCK" e shumë flliqtihane të tjera. Cka i thuani kësaj, bëhuni real e folni tani. Klm

elmedina06.11.2012/15:04

VALLAHI ja ka qillue , krejt qka ka thanë eshtë e vertet , bota po quditet me pushtetarë ne kosovë . Shiku po udhëheq fare dalshin qe naj qiten faqen e zezë

Hajmedet06.11.2012/15:00

Pershendetje.
Me te vertet eshte tmerr kur i ndegjon lexon keto shkrime ,por e vertete eshte edhe ma e mjerushme.Nga do sillesh eshte nji pershtypje dhe eshte fare e sigurt sete gjitha keto ndodhin tek ne.Deri kur ?

avni berisha06.11.2012/14:53

Mbase qenka ashtu siqi thot ky zotria,pse atehere qendrove per 10 vjet ne kosove.
E sa per disa komentues qe luftetaret e lirise i quajn njerez te malit, ku ishit ju qe nuk luftuat neper qytete. Dhasht zoti edhe nja 50 vjet do qevesrisin njerezit e "malit" derisa te mbushen mend ata qe sja din vleren shtetit.

dardani06.11.2012/14:40

skoment krejte eshte e vertet. o burra a nuk po e shihni komandantin e kaqanikut zharku ,ai eshte mbi ligjin sepse nuk kan guxim me e arrestue po ta arrestojne policia atehere sipas zharkut keta jan tradhtar

driton saliu06.11.2012/14:39

Haaaahahahahahaha te cmendet njeriu !

Ibrahimi06.11.2012/14:33

E vertet eshte se policet e Kosoves jan se pari pa shkolle krejt profiterat e luftes jan hy ne polici.Qka i din katundari se qfar rregullash duhet me i perdor.Krejt me te ngjofshem jan hyr ne polici.

Hasan Prishtina06.11.2012/14:27

Sipas këtij Polici ne del se
Ose eshtë imartuar me Serbe,
Ose ka marrë ndonjë lekë nga Serbet! ka punuar për UDB,si shumë shokë të tij,ose punon ende?
Tjeter mundësi nuk ka!

beki06.11.2012/14:08

po se sherbimi informativ i gjermanis nuk mundet me ba zbulime pas atyre arestimeve ne prishtin para disa viteve

Afrimi 06.11.2012/14:03

Me siguri ku Polic ka mbiemrin me vic ne fund,qka do te thot ky eshte nje Polc me priardhje serbe siq ishte edhe Ushtari me nofken "X Man" ne Kfor kontigentin e Austris

Malsori06.11.2012/13:58

Esht per te ardhur keq kur te Huajt te tregojn se si jemi,, Ne Kosov esht Papunsi e madhe,per te Arritur diqka duhet me u korruptue ose me ba krime,Kosova esht e izoluar per mbi 60 te rinjeve jan pa pun,, pa kurfar Zanati,e gjdo njani mendon si mu pasuru ma shpejt,,

Qeli06.11.2012/13:50

Kur mbajnë fëmija shpi, Kola jem i mbanë tri! Eshtë thenja e nji malsoreje fisnike. Po këtu në Kosovë lavrojnë e vllaqisin përnjiherë analfabetë, rrugaqë,profiter që fshehen gjeja pas meritave te luftës. Polici është pasqyra e shtetit por cilit shtet. Mos dhashtë Zoti të dalin fjalet e armiqëve që shqiptaret nuk jane shtetformues as që dinë ta mbajnë atë nëse dikuash ua formon.Eshtë e dhëmbëshme kur nji i pashkolle dhe i paedukatë mund të bejë shumëqka në "ëmër të shtetit", vret, vjedh, plaçkitë, shqipton denime e tjera të këqija në dëm të popullatës dhe autoritetit të shtetit. Si ky polici gjerman ka shumë të huaj që janë barometer që masin gjithqka për mirë e për keq të asajë që ndodhë në Kosovë. Me nji fjalë mos u shkoftë mundi kot SHBAve që qliruan dhe formuan shtetin e Kosovës, përndyshe do t'na përsëritët historia e dhëmbëshme shekullore.Freken me t'madhe e kam së nji ditë SHBAtë nji ditë do na thonë"thefshi qafen, si qofshi vofshi", mos dhashtë Zoti.

elfi06.11.2012/13:36

...nje ze i vogel...per evropjanet ...per sensibilizimin e tyre,kur i bejne llogarit ,ju dalin shuma marramendese investuese per shtetsi te kosoves,ndersa rezultatet veq po i cek vet,,ish polici anonim nderkombtare nepermes te gazetes ne fjale.ky nuk eshte vleresim individual po i qarqeve me te gjera europjane,se deri me tash shum pak kane bere ne formesimin dhe konsolidimin e shtetit bazik, e mos te themi te mirefillt.Trembdhjet vjet nuk jane pak siq ju duket disave,po thuajse nje e katerta e jetes se nje gjenerate kaloj ,pa e ditur se si funksionon shteti .Pesimizmi e ka mberritur kulmin se po konsolidohet shteti,mafijizmi shtetro aq menyre perfide po konsolidohet ,sa me dekada nuk i rrezikohet qenja udheheqese.Nderkombtaret e shporren pushtuesin e jashtem po e zavendesuen me te mbrendshem ,populli po behet imun sikur ne kohen e perandoreve te mesjetes.

sa da06.11.2012/13:32

SHUM E VERTET PO SI TE DALIM NGA KJO ESHT MA SHUM SE KATASTROF PER KOSOVEN E KREJT KTO BEHEN SI PASOJ E NJERZVE QI NE EMER TE LUFTES JAN KA I BAJN KETO GJERA A SKAN KURFAR MERITE NE LUFT

Bahri Selanci06.11.2012/13:18

Kam lindur ne Mitrovic,prej 1970 banoje ne Berlin.Regullishte kame lexur derspigel,ne mbarim te 70ve ka sjele nji artikel,ku shkrunin se si Trepqa po shfrytzohete nga Beogradi,per jeten ne Kosove shume interesanet,dhe prej athere ma nuke kam lexure per Kosoven artikull pozitive.Sigurisht jane berr ndrime ne Manegjmente,kane ardhe pro serbet ne redaksi nuke di,DERSPIGEL nuk e ka famene te dikurshme.Ju ndoshta e dini mebas shurjes se NATOS me 1999 shka kane shkruare per UCKn.Krejet keto jane Lobi i serbistanitrusistanit,pore kote e kane,ata qe marin vendime e dine per se dhe sa,dhe ata lexeojne FZFrankfurter algemeine Zeitung.

mali06.11.2012/13:17

gjith te verteta zotri polici nuk dim na me majt shtet. edhe nuk edim qka dot thot fjala shtet na nuk jemi per asgje mjer ket popell qka eka gjet

vida06.11.2012/13:14

e vertet eshte kosoven e kan pru njerz e malit jam i bindur se mi ja dhan 10 lop kumi hup krejt qaq budallum allahu hajr e baft se kurkun nuk jemi.

skenderbeu06.11.2012/13:09

E vrteta eshte kto shka ka shkrujt ki. edhe boll janati pom vjen

gu06.11.2012/13:02

kjo eshte mese e vertet kjo ne e dom ce kjo eshte perezente ku do ne polici ne komun ne dogan ku te shkohs shef ... njerz pa shkoll mua me ka ra rasit edhe pse nuk jetoj ne kosov ka par se cfar sjellje kan ata cejan te punsuar ne instucione shtetrore sillen si bossa njerz te thejsht i gjobitin me gjoba vjeshin ne dogan nga atdhetaret kurse ata te mdhenjet nuk guxon as ti ndal jemi nder shtetet ma te prishura te pa bes shqipria kosova jan shtete mos vet nuk ka ku shkon ma keq sepse jemi popull fanatik dhe vetem kem deshir mu dik se kush jemi ket makan than edhe shum te huaj ku jetoj ktu se shqiptaret kan zakon dhe deshirojn te duken ne opinjon vete se kush jemi ne

liria e kosoves06.11.2012/13:00

Z.polic, a nuk jeni edhe ju ata qe u pasuruat nga kosova .A nuk jeni ju ata qe rinin na e lat rrugve ,duke na i sht gjitha ndrmarrjet edhe ashtu te shkatrrura nga rexhimi serb.ku jan parat e shitjes qe i larguat nga Kosova djemt e vajzat e kosoves vertet ishin UÇK,por ju ata i sfiduat.Punoni e punuat me ata qe ju deshten e ju i deshtet ata.Kush u vu ne per gjykat ,vazhduan ata qe ishin .Ju organizuat pushtetin në Kosovë dhe e vendoset ahtu ju qysh deshtet.Na u ripushtuam perseri.Luften ne shqiptaret e kemi fituar gjithmon por lirin nuk e kemi gëzuar kurr...

Dani06.11.2012/12:45

shume shume e vertet , vete e kam provuar sistemin te koruptuar ne Policin e Kosoves jam zhgenjye nga padrejtesia e tyre qe bejn ne saje te atyre qe i mushin xhepat. nje duhet t'a kemi te qart se ne Kosove nuk ka shtet dhe pike asgje nuk funksionon ama asgje hiq. Zoti e ndihmoft Kosoven.

beka06.11.2012/12:41

E vertet edhe pse e hidhur per ne por jetoj vet ne Gjermani popull më korrekt se Gjer.. nuk ka në bot e vertet esht se policet si ... rrin me radar vetem per te denuar e per te vjedh diqka kur te denon e nese e din qe dikush ka arm apo loj droge behense nuk e shofin prej policis se kosoves vetem 30 perqin jan korrekt tjeret gjoja se kan qen uqk e tashe sillen si rebela jan ka e flliqin edhe emrin Uqk marre por fajin kryesor e ka hashimoviqi me grupen e vet zoti ju ndimof .Kam mendu qe ti regulloj pak standartet ne ks.. e te kthehem por nje her per momentin as 3000 euro ne vit nuk kthehem sat te jet ky sidtem mafioz pershendetje nga Gjer...

tini06.11.2012/12:41

e po kjo osht everteta sepse vetem keshtu shkohen ne evropen qe kto qe i ka permen ky ja don te miren kosoves sepse kto prralla qe na kan majt qe 14 vjet krewjt jon boshe sepse ket periudh tonen evropa e ka kalu para shum shekujsh e per ket ky osht nje sugjerim i mire per ne pse sju pelqen atyre qe kan vjedh pasuni ne krahun e dikujt tjeter osht diqka tjeter

Beckenbauer06.11.2012/12:41

Po shiqoni une jeton me vite ne Gjermani pak diqka sa i perket ketyre gjerave si jan kta me te mire se na Helmut Kohli ishte korrupt , wolfgang scheuble ka ber ksi gjera si edhe ish presidenti Christian Wulf, ky ndoshta vet ka deshmu te bej nej gje te tire prandaj tash ankohet ne kosovaret na e dim vet se kapak jan te gjith korrupta , ose kush mund te thot se me qen ne nje detyre ku kas LEK nuk kish be gjera te tilla flm ..pershendetje

idriz.atashi06.11.2012/12:38

Mos prit qe te tjeret te bejne mrekullira per vendin tend por duhet qe ne vet te angazhohemi dhe te rregullojm dobsit tona qe po e ngulfatin shtetin ton te eci perpara ,sikur aftesit tona per prirje te kqija ti drejtonim per te mire do te ishim te paret edhe institucionet pa dallim nga i njejti brum jane veq dallojn nga emri dhe pergjegjsit.

Petiriti06.11.2012/12:37

Deri me 99 na okupoi Milosheviqi prej 99 Hashimoviqi me clirimtaret .A clirohemi nga Krimi najhere ?

zariqi06.11.2012/12:36

"Thone baza ekonomike e percakton super strukturen shoqerore"Sa i perket qytetit te FERIZAJIT fatkeqsisht gjithqka eshte e vertete.Pa punesi mande edhe nga rrethna kane bo bume po thujse shumica,veqe edhe dora e shtetit shume pake u ndie ne kete ane.

hasani06.11.2012/12:33

Gjithqka e vertete shume mendim dhe analize e menduar
Sakte.

MËRGIMTARI PLAK06.11.2012/12:09

Para do kohe në nji Intevistë me z. Donika Gërvalla, poashtu njhoëse e mirë e rrethanave në Kosovë, dhe angazhimit gjerman për Pamvarsinë e Kosovës, prej saj dëgjova, se Gjermania me pasë mundësi moti e kish tërhjek njohjen e Kosovës. Dhe, tani ky polici gjerman, me rrëfimin e tijë tepër real, po e vërteton pohimin e z. Gërvalla. Kosova dhe Shqiptaret është vështirë të ndryshojnë mentalitetin e tyre, deri sa që nga lindja e deri te punësimi, nuk ndërgjegjësohen dhe vetëdijësohen. Dhe konstatimi i këtijë polici se është droja se shqiptaret do të bëhen si Talibanet e Avganistanit, është më se i vërtetë, sepse, sikur mos të ishin të huajt në Kosovë, që moti në rradhet e krimit të organizuar, nga Mafia në Pushtet, do të fillonte nji luftë qytetare në Zemër të Europës.

gjoni06.11.2012/12:05

shum e vertet edhe pik ! no comment ma shum

rakipi06.11.2012/12:02

PLOTSISHT E VERTETE,QYTETI I FERIZAJT ESHTE QERDHEJA E PROSTITUCIONITDHE E KRIMIT TE ORGANIZUAR SI DHE QERDHJA MA E MADHE DHE ATE JO VETEM NE BALLKAN SA I PERKETTRGTISE ME DROGE,ATA NJERZ VEQE DRUNIN E DINE HAKE.

agim dardania06.11.2012/11:50

Cdo shqiptar qe jeton ne Kosove por edhe ata jashte e dine kete vertete te hidhur por si duhet te dalim nga ky ferr .Kosoven e kane kane dhunu siq po shihet vete shqiptaret .

Fadil06.11.2012/11:43

Artikull real dhe pa tendenca.Keto qe shkruhen ne artikull ne i ''shijojme'' cdo dite ne Kosove .Fakti eshte qe ne Kosove edhe keta qe udheheqin dhe ata qe keta i votojne ne nje menyre ju konvenon ky sistem me krime korrupcione .Ne Kosove sikur ta aplikonim me perpikeri rregullat dhe ligjin Gjerman ,shumica e popullates do te ankoheshin se ka fillu ''diktatura'' ....prandaj ne Ballkan eshte veshtire te qeverises me rregulla evropiane .Zoti ne ndihme !

Beqa06.11.2012/11:42

"Ndash me dit qa ki ne shpi dil e vet ne kojshi!"
E meqe nuk jem tu i ngu, qa jan tu na tregu shume shtrejt kem me pagu.
Pershendetje nga Gjer.

Besim Veselaj06.11.2012/11:37

Nuk eshte krejt e vertet qka shkruan ky polic se per luftimin e kriminalitetit Eulexi esht pergjegjes duke mbajt nen kontroll te gjitha kompetencat

Arbeni06.11.2012/11:29

Pa i kundĆrshtuar disa nga faktet e prezantuara, ky rrĆfim mĆ tepĆr mĆ ngjason me rrĆfimin e njĆ tĆ frustuari qĆ ka humbur vendin e punĆs pas 10 viteve tĆ njĆ rroge tĆ majme qĆ smund ta shoh as nĆ ĆndĆrr nĆ Gjermani me kualifikim prej polici dhe i cili ĆshtĆ fundamentalisht antishqiptar.

"Prejse NATOja i ka pĆrzĆnĆ serbĆt nga Kosova nĆ vitin 1999, nĆ kĆtĆ termocentral duhet tĆ montohet njĆ filtĆr." Ćka kanĆ lidhje me njĆritjetrĆn kĆto dy fakte?

"Ne evropianĆt nuk kemi arritur tāi bindim kosovarĆt mbi sistemin e ri, perĆndimor tĆ drejtĆsisĆ dhe tĆ vlerave." Ćka po tĆ duken kosovarĆt ej? AziatikĆ apo jashtĆtokĆsore?

"UnĆ frikĆsohem se kosovarĆt do tĆ presin derisa ne tĆ largohemi. Bash ashtu si talibanĆt qĆ presin largimin e trupave perĆndimore nga Afganistani." Normal qĆ presin qĆ tĆ largoheni se asgjĆ pozitive nuk keni sjell as ju dhe smund tĆ mbesin protektorat pĆrgjithmonĆ pĆr interesin tĆnd financiar. Por pse krahasimi me talibanĆt e jo me popullin e Afganistanit?

azemi06.11.2012/11:12

Artikull shum i qilluar turp i madh per kosoven kurr sdo te pastrohet nga kriminel

Dani06.11.2012/11:03

Shkrim shume i vertet.

nimi06.11.2012/10:50

Gjendje e mjejuershme eshte kjo, shtet pa funksionim, me i "forti" sundon, korrupsion moral e ekonomik, eshte kthyer mbrapsht piramida e vlerave !

naimistockholm06.11.2012/10:43

Ah,bash si talibanet.Hajde shqiptar radhitnu me kritika se ky gjermani na paska inati dhe evropa na qenka ... .

kosovar06.11.2012/10:32

me vjen keq por qka ka shkrunen ky polic i euleksit qashtu ashte
se ne kosov vetem krim ka
persona she qe spunoj kurgja e voziten me kerre te mira
qe kushtojn shume pare ne gjermani
e ne kosov e blejn mbrenda nates
per te ardhun keq per kta bandita

wwww06.11.2012/10:29

PLOTESISHT E VERTETE! GJERMANET SI MIQTE TANE PO NA FLASIN SHUME SERIOZISHT !

gani06.11.2012/10:29

valla bre ja paska qillue qeky gjermani se Me Radar ne kosov Policia spo dishin tjeter qdo qosh ishin veq me radar

Agimi06.11.2012/10:01

Fatkeqesisht te gjitha te verteta.