Parandalimi i dhunës në familje kushton

Publikuar: 24.09.2012 - 14:46

Prishtinė, 24 shtator - Ėshtė paraqitur kostoja e parandalimit tė dhunės nė familje, mbrojtjes sė viktimave, ndjekjes penale tė autorėve si dhe pėrkrahjen nė rehabilitimin e tyre. Rrjeti i Grupeve tė Grave tė Kosovės nė bashkėpunim me UNDP-nė si dhe me mbėshtetjen e Ambasadės se Mbretėrisė sė Holandės nė Kosovė, me temėn “Me ē’farė ēmimi?”, kanė paraqitur raportin “Alokimet buxhetore pėr zbatimin e kornizės ligjore kundėr dhunės nė familje”.

Zėvendės Ministri i Drejtėsisė, Daut Xhemajli, i cili ėshtė edhe koordinator nacional pėr implementimin e kėtij programi, ka thėnė se shėrbimet pėr vitin 2011 qė ndėrlidhen me adresimin e dhunės nė familje kanė kushtuar rreth 3 milionė euro, nga tė cilat mbi 1 milion e 900 mijė janė tė buxhetit tė shtetit dhe mbi 1 milion e 360 mijė tė tjera nga donatorėt. Ndėrsa Osnat Lubrani, nga UNDP-ja, ka thėnė se edhe se ka pasur progres nė luftimin e dhunės nė familje, megjithatė duhet bėrė pėrpjekje shtesė nė luftimin e kėsaj dukurie. Sipas saj ky raport duhet tė shėrbej si burim mbi mbledhjen e tė dhėnave dhe gjetjen e resurseve pėr luftimin e rasteve tė dhunės nė familje ku sipas saj, shumicėn e rasteve femrat janė viktimat.

Sipas Kėshillit te Evropės dhuna nė familje ėshtė shkaktari kryesor i vdekjes dhe paaftėsimit tė grave nė moshėn mes 16 deri 44 vjeē nė Evropė. Ndėrsa nė Kosovė sipas kėtij raporti, dhuna nė familje pėrbėn formėn mė tė pėrhapur tė dhunės nė baza gjinore.