Për objektin e Entit të Monumenteve i paguhet kishës serbe

Publikuar: 21.09.2012 - 11:23

Prishtinė, 21 shtator - Nė konton e kishės ortodokse serbe nė Kosovė ēdo muaj dredhen mijėra euro nga buxheti i Kosovės nė emėr tė qirasė mujore pėr objektin 804 metra katror, ku ėshtė e vendosur Agjencia Kosovare Kundėrkorrupsion (AKK), i cili nuk ėshtė pronė e kishės, por e Entit pėr Mbrojtjen e Monumenteve Historike.

Ministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale (MPMS), Nenad Rashiq, i jep kėto para nė emėr tė njė shtėpie tė vogėl prej 203 metra katror pronė e kishės e cila gjendet nė oborrin e kėsaj prone qė e shfrytėzon njė departament i Ministrisė sė Punės.



Ministria pėr ēdo muaj nė llogari tė kishės derdh hiq mė pak se 9 mijė e 63 euro, por nė realitet kjo shumė ėshtė dashur tė jetė shumė herė mė e vogėl. Madje edhe vetė pėrfaqėsues tė kishės kanė kėrkuar kompensim shumė mė tė vogėl se sa ajo qė po i bėn ministri Rashiq.



Nga dokumentet qė ka siguruar gazeta “Zėri” shihet se kisha ortodokse serbe pėrmes njė dokumenti ka kėrkuar nga AKK-ja pagesėn e qirasė lidhur me shfrytėzimin e parkingut pesė ari nga parcela 5141-1 me sipėrfaqe prej 12.54 ari dhe atė pėr 3 euro nė muaj pėr metėr katror.



Ndėrkaq Ministria e Punės qė drejtohet nga Rashiq ka vendosur qė tė paguajė qira mujore nė vlerė prej 9 euro pėr metėr katror pėr shfrytėzimin e objektit qė gjendet nė parcelėn 5127-3 nė tė cilėn ėshtė shtėpia 203 metra katror si dhe hapėsirėn prej 804 metra katror nė parcelėn 5127-2 nė tė cilėn ėshtė vendosur AKK-ja.



Drejtori i Agjencisė Kundėr Korrupsionit Hasan Preteni thotė pėr gazetėn “Zėri” se pagesa e qirasė pėr objektin prej 804 metra katror qė ėshtė ndėrtuar nė parcelėn 5127-2 ėshtė e pajustifikueshme, ngase pėr njė gjė tė tillė nuk ėshtė kėrkuar njė gjė e tillė, madje as nga vetė kisha. “Njė pėrcaktim i tillė i ēmimit nuk ėshtė i bazuar as ne vlerėn e tregut pėr lokacionin ku ndodhet objekti. Gjithashtu duhet tė theksohet se sa i pėrket hapėsirės ku ėshtė e vendosur AKK-ja ėshtė kontestuese dhe si i tillė vendimi i Ministrisė sė Punės paragjykon tė drejtėn pronėsore tė kishės nė kėtė rast si qiradhėnės pėr hapėsirėn kontestuese”, tha ai.



Nė vendimin e Ministrisė sė Punės dhe Mirėqenies Sociale tė nėnshkruar nga Nenad Rashiq thuhet se caktohet shuma pėr pagesėn e qirasė mujore nė vlere prej 9 euro pėr shfrytėzimin e objektit qė ndodhet nė rrugėn “Nazim Gafurri”. “Nė parcelėn 5127-3 gjendet sipėrfaqja prej 203 metra katror si dhe nė parcelėn 5127-2 gjendet parcela prej 804 metra katror tė cilėn momentalisht e shfrytėzon AKK-ja”, thuhet nė vendimin e nėnshkruar nga ministri Rashiq.



Mė tej nė kėtė vendim thuhet se qiraja ndaj Kishės Ortodokse serbe pėr shfrytėzimin e objektit nė vlerė prej 9063 euro nė muaj duhet tė paguhet nga njė janari i kėtij viti.

Nė anėn tjetėr zyrtarė tė Agjencisė Kosovare tė Pronės (AKP), kanė thėnė se objekti pėr tė cilin ministria i paguan qira kishės ėshtė pronė e Entit pėr Mbrojtjen e Monumenteve Historike. “Ngastra 5127-2 me kulturė-ndėrtese nė sipėrfaqe prej 440 metra katror ėshtė nė emėr tė Entit pėr Mbrojtjen e Monumenteve Historike”, thuhet nė shkresėn qė drejtori i AKP-sė Xhevat Azemi i ka dėrguar drejtorit tė AKK-sė Hasan Pretenit.